Policia e Shtetit - Kontroll masiv në të gjithë territorin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike

video

Në kontroll të angazhuara Drejtoritë Vendore të Policsë, Polica Kufitare, Forcat e Lëvizshme Operacionale, nën drejtimin e grupeve të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. kontrolle

1 600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis.


Njëkohësisht, çdo Drejtori Vendore të Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e ka pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.


Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.


Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Tiranë - Goditet një tjetër rast i shpërndarjes i lëndëve narkotike në doza të vogla

Sekuestrohen 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.01drejtoria new

Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.

Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1