Elbasan - Finalizohet operacioni i koduar "TRANZIT"

Elbasanelbasan konferenca 13.06.2019

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues Arjan Muça së bashku me Prokuroren Esmeralda Ndoci, në deklaratë për media, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Finalizohet operacioni i koduar "TRANZIT", i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arrestohen dhe ndalohen 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga DVP Elbasan dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore se një grup kriminal vepronnte në kufirin e gjelber Greqi - Shqipëri dhe Shqiperi - Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.975 të vitit 2019, për veprat penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor ‘’TRANZIT", ku si rezultat u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkepunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.

Vazhdon puna per identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 13 Qershor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Kurbin - Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë. Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lezhë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni. Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni". Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Korçë - Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në ambiente ku vazhdon të ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i lojrave të fatit. Policia procedon penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, dy në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve A.B, 34 vjeç, banues në Korçë, E.D, 40 vjeç, banues në Korçë dhe F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në lagjet nr 5 dhe 10 të qytetit të Korçës, si edhe në fshatin Bregas, Maliq dhe më konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit A.B, në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E.D si dhe në lokalin në përdorim nga shtetasi F.H, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter laptop, një telefon celular iPhone dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Vlorë - Arrestohet nga Policia kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre. Shërbimet e Stacionit Policor Selenicë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar përreth një banesë në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, u konstatuan të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva. Menjëherë, Policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre. Arrestohen në flagrancë shtetasit A. N., 57 vjeç, me detyrë - Kryeplak i Fshatit Penkovë dhe V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë (babë e bir). Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 126 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 9 janë ndalur dhe 99 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja” dhe 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë me 1 autor dhe 1 rast në Vlorë me 2 autorë, të cilët janë arrestuar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Durrës, 2 në Korçë, 1 në Berat, 1 në Fier, 1 në Lezhë, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 4 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje , në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 15 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar; 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Berat, 1 në Gjirokastër dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Shkodër, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30