SHÇBA arreston 2 punonjës policie në Vlorë

Vlore DrejtoriaNë datën 03.02.2015, në orën 22:00, nga ana e Sektorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Vlorës, janë ekzekutuar “Urdhërat e Ndalimeve”, lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për punonjësit e policisë:

- Inspektor L.B, me detyrë pranues për dokumentacionin e personave që aplikojnë për t’u paisur me pasaporta në Komisariatin e Policisë Vlorë.

- K/inspektor L.L, me detyrë ndihmës - specialist S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbi bazën e një hetimi intensiv proaktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit të kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Vlorë, ka rregjistruar procedimin penal në vitin 2015 dhe ka nxjerrë “Urdhërat e Ndalimit” në ngarkim të këtyre punonjësve për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Fallsifikimit të Dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 186/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera dhe aplikimi i metodave speciale të hetimit, është dokumentuar se punonjësit e policisë L.B  me cilësinë e personit që pranon aplikimet për paisje me pasaportë biometrike, në bashkëpunim me punonjësin e policisë L.L, në cilësinë e punonjësit të policisë që kryen verifikimin e të dhënave të aplikimit, kanë përgatitur praktikën përkatëse për paisjen me pasaportë biometrike të shtetasit V.R, me gjeneralitetet e shtetasit F. K., në 27 nëntor 2014.

Shtetasi V.R, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen” për arsye se është  dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të formës prerë me 25 vjet burg, për tragjedinë e datës 9 Janar 2004.

Shtetasi V.R, është arrestuar në Itali nga Policia italiane, e cila e ka identifikuar me anë të gjurmëve. Atij iu sekuestrua pasaporta me të dhëna të rreme, me gjeneralitetet e shtetasit F.K. Nga ky moment është njoftuar zyra e Interpolit shqiptar dhe kanë nisur hetimet nga SHÇBA, për personat që kanë mundësuar lëshimin e dokumentit të fallsifikuar.

Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë.

Ministria e Punëve të Brendshme.

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet e ndodhura në vëndin tonë 24 orët e fundit 04.02.2015

2drejtoria6mDrejtoria e Policisë Qarkut Tiranë
Seksioni për narkotikët
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.L, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13.15, në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet e bllokua 2.8 gr. bimë narkotike e llojit  “Canabis Sativa”.  Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni për trafikun e paligjshëm
1.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në  gjëndje të lirë për shtetasin A.P, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti kamion tip “Volvo”me të cilin udhëtonte, nga verifikimi, rezultoi i vjedhur në Lituani, më datë 04.06.2010, me targë origjine. Neni 141/a   i Kodit Penal.
Seksioni për korrupsionin
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për punonjësit e Komunës Vaqarr, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni  248 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1.    Më datë 03.02.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.M, Z.Z dhe E.J, vjeç 24, 45 e 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11.45, në rrugën “Bardhyl“, u kapën me mjetin tip “Benz“, me mallra industriale, pa fatura tatimore. Nenet 180 dhe 149/a të Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj pronës
1.    Më datë 03.02.2015, shtetasi A.G, vjeç 41, banues në Tiranë, ka bërë kallzim se, në zonën e ish Kinostudios, në hyrje të pallatit, persona të panjohur, e kanë kanosur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 84 i Kodit Penal.
Seksioni i kërkimit
1.    Më datë 03.02.2015,  u kap shtetasi në kërkim Pëllumb Sulaj, vjeç 54, banues në Kashar, pasi dyshohet se më datë 08.01.2015, në banesë nga punonjësit e OSSHE , është kapur duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin J.X, vjeç 23, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 09.20, në rrugën Fushë Prezë- Rinas, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.XH, vjeç 40, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14.10, duke drejtuar mjetin furgon tip “Benz”, në  Laknas është përplasur me mjetin tip “Hundai”, të drejtuar nga E.B, vjeç 35, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar shtetasi E.B, i cili pas mjekimit është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
3.    Më date 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.B, vjeç 24, banues në fshatin Romanat, me leje drejtimi, pasi dyshohet se ora 14.30, në rrugën “Fortuzi”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar shtetasin E.Ç, vjeç 38, banuese në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, në rrugën “Uashington”, Kamzë, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin A.S, vjeç 12, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rendë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.
5.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Vangjel Aga, vjeç 26, banues ne fshatin Vishnjë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip ”Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1
1.    Më datë 02.03.2015, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Q, vjeç 37, banues në Shkozë, pasi dyshohet se bashkëshorti P.C, vjeç 41,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
2.    Më datë 03.02.2015, shtetasi A.D, vjeç 18, banues në Qytet Studenti, ka bërë kallëzim se në Qytet Studenti, në lokal i kanë vjedhur telefonin mobile. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
3.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.GJ, vjeç 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 30.01.2015, ora 14.00, në fshatin Bërzhitë, në dyqan, shtetasi E.A, vjeç 23, i ka vjedhur 20.000 lekë.  Neni  134 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin G.Z, vjeç 41, banues në Sauk, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë lidhje të pa ligjshme të energjisë elektrike.  Neni 137 i Kodit Penal.
5.    Më datë 03.02.2015,  filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B.L vjeç 55, banues në Sauk, pasi dyshohet se në banesë ka bërë lidhje të pa ligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.D, vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
7.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.K, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
8.    Në vijim të komunikatës datë 29.01.2015, për mosdhënie të mjeteve për jetesë” dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  P.C, vjeç 41, banues në Tiranë. Nenet 125 dhe 321 të Kodit Penal.
9.    Më datë 03.02.2015, në afërsi të Pallatit të Kulturës, dyshohet se shtetasi I.H 27 vjeç, ka goditur me thikë në bark shtetasin A.D, 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen XH.M,  vjeç 25, banues në Bregun e Lumit, pasi dyshohet se me fëmijët del në rrugë dhe lyp në mënyrë të vazhdueshme. Neni 144/b i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndie të lirë për shtetasin E.B,  vjeç 32, banues në Berat, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndie të lirë për shtetasin P.M, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetases A.GJ, vjeç 31, banuese në Tiranë, i ka vjedhur 20.000 euro. Neni 143 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.Ç, vjeç 41, banuese në Selitë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
5.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi R. Gazidede, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e tij ka ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.G, vjeç 83, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë lidhje të dyfishtë jashtë apartatit matës. Neni 137/1 Kodit Penal.
7.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.GJ, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
8.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Q, vjeç 57, banuese ne Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sali Butka”, po ndërton një bordure, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
9.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit A.,B, pasi dyshohet se rreth orës 23.00, në rrugën “Sami Frashëri”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit M.K dhe E.K, vjeç 22 e 28, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 00.30, në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka  goditur me grushte shtetasin A.B, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi B. Shehu, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/2  i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, ora 18.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B vjeç 43, banuese ne Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes E.B, vjeç 38, banuese ne Tiranë, të cilës iu plotësua edhe kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Stafaj, vjeç 45, banues në Farkë e Madhe, pasi dyshohet se rreth orës 08.00, në rrugën e “Barrikadave”, në një Bar-Restorant, ka vjedhur 2300 euro dhe 15.000 lekë, pronë shtetasen M.P, vjeç 55, banues në Babrru, Kamzë. Në cilësinë e provës materiale, iu bllokuan 59.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
5.    Më datë 03.01.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Kalaj, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në lokalin e tij, ka rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, në rrugën Skënder Kosturi, shtetasit E.K, vjeç 21, banues në fshatin Bërxullë, Tiranë, i kanë vjedhur motorin tip “Yinxiang”, me targa, në pronësi. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
7.    Më datë 03.01.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit L.K, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
8.    Më datë 03.01.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit K.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në rrugën “Islam Alla”, në banesë, ka ndërtuar një kat, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
9.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Sami Gashi, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.  Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
1.    Më datë  03.02.2015, në rrugën Ferit Xhajko”, te ish uzina “Dinamo”, u gjet në gjendje të rëndë një shtetas, i cili rreth orës 10.00, vdiq në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes dhe identifikimin e tij. Materialet i kaluan  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2.     Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit, H.Ç, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.01.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në rrugën "Mauhamet Allushi", u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.
4.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e lokalit, iu kapën e bllokuan 6 makineri elektronike për lojra fati. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.
5.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.H, vjeç 35, banues në Babrru, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në QSUT “Nënë Tereza”, në gjendje të dehur, për shkak të detyrës, ka goditur mjeken B.H, vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.GJ, vjeç 25, banuese në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në rrugën "Njazi Meka", ka thyer xhamin vetratës së lokalit dhe xhamin e mjeti tip “BMW”, pronë e shtetasit V.XH, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
1.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Beqiri, vjeç 24, banues në Tirane, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Duraku, vjeç 65, banues në Yzberisht,  pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i  Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Jankulla, vjeç 50, banues  në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i  Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Z.M, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në menyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
5.    Më datë 03.02.2015 filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R.S, vjeç 54, banues ne Tirane, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.T, vjeç 56, banues në Tirane, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
7.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen H.S, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
8.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.D, vjeç 41, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
9.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.T, vjeç 55, banues Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
10.    Në vijim të komunikatës datë 08. 01.2015, mbi vjedhjen e energjisë elektrike, më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.S, vjeç 54, banues në Kashar. Neni 137 i Kodit Penal.
11.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ç.M, vjeç 78, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e tij kishte lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
12.    Më datë 03.02.2015 ora 19.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.XH, vjeç 32, banues në Vaqarr, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në fshatin Vaqarr, për motive te dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E.T, vjeç 47, banues Vaqarr. Neni 89 i Kodit Penal.
13.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen G.L vjeç 28, banuese ne Tiranë, e sëmurë mendërisht, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në rrugën “Haki Stermilli”, ka dëmtuar pasqyrat e dy mjeteve. Neni 150 i Kodit Penal.
14.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë  për shtetasit R.T dhe K.K, vjeç 27 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20.30, në rrugën “Tre Dëshmorët”, për shkak të detyrës, nuk iu është bindur punonjësve të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin P.I, vjeç 57, banues në fshatin Luz i Madh, pasi dyshohet se më datë 01.02.2015, ora 18.00, në Luz i Madh, ka kanosur dhe i ka dëmtuar çatinë e banesës shtetasit SH.I, vjeç 71. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y.L, vjeç, 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në lagjen Nr. 11, u kap duke ushtruar aktivitet të pa licencuar të këmbimit valutor. Neni 170/ç i  Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
1.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Gerildo Beqiraj, vjeç 21, banues ne Shijak, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në lagjen  Nr. 13, ka shtërnguar me  anë të kanosjes për ti marë 100.000 lekë shtetases A.K, vjeç  21, banuese në Durrës. Neni 109/b i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
1.    Më datë 03.02.2015,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.L, vjeç 63,  banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti R.L, vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike  e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
2.    Më datë 02.02.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.K, vjeç 65, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja B.K, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike  e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
3.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.V, vjeç 28, banues në fshatin Sallmone, pasi dyshohet se rreth orës 04.00, në lagjen Nr. 4, në një kazino, ka kanosur punonjësin e kazinos, shtetasin B.G, vjeç 38, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, është vjedhur banesa e shtetasit B.B, vjeç 66, ku kanë marrë 1  televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
5.    Në vijim të komunikatës datë 30.10.2014, që bënë fjalë për vjedhjen e celularit të shtetasit L.G, më datë 03.02.2015, u ndalua shtetasi E.T, vjeç 21, banues në Durrës. Neni 134 Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.Ç,  vjeç, 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se  rreth orës 14.00, në lagjen nr 13, për motive të dobëta  ka goditur me sende të forta shtetasin A.M, vjeç 59 banues në  Ndroq, Tiranë. Neni 89 i  Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
1.    Më datë 03.02.2014, gjatë natës, në qytet është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Q.H, vjeç 65, ku kanë marrë 1 televizor, 1 kompjuter dhe disa sende shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
1.    Më datë 03.02.2015, gjatë natës, në fshatin Kullë kanë vjedhur 200 ml. tel bakri të linjës elektrike të fshatit. Punohet për identifikimin dhe e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 02.02.2015, në fshatin Gjuricaj, në banesën e shtetasit S.XH, vjeç 75, një person i maskuar dhe me armë ka marrë 700.000 lekë dhe një armë gjahu. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015 u arrestua në flagrancë shtetasi Ramazan  Doçi, vjeç 25,  banues në fshatin Sallmonë, me lejë drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 17.50 në Sallmone, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin SH.B, vjeç 71, banues në Sallmone. Neni 290 i  Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
1.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Xh, vjeç 44, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëjetueses A.B, vjeç 43, banuese në Elbasan. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.B, vjeç 23, banues në fshatin Xibrak, pasi dyshohet se në ora 13.00, në fshatin Xibrak, në lokalin në pronësi, ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe bllokuan 1 kompjuter dhe 1 printer. Neni 197 dhe 198 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.B, vjeç 53, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në ora 16.00, në fshatin Mengël, iu gjet e bllokua 1 armë gjahu “Italiane”, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH.K, vjeç 38, banues në fshatin Balëz, pasi dyshohet se në fshatin Balëz, ka pushtuar e mbjellë me pemë frutore një parcelë toke në pronësi të shtetasit H.P, vjeç 67, banues në Elbasan. Neni 200 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
1.    Më datë 03.02.2015 në fshatin Katjel, në banesë, ka vdekur shtetasja S.Z, 53 vjeçe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Peqin
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.D, vjeç 50, banues në fshatin Rrrumbullak, pasi dyshohet se më datë 27.01.2015 e 02.02.2015, në fshatin Rrrumbullak, i ka prerë 25 rrënjë ullij, shtetasit M.D, vjeç 58. Nenet 151 e 200 të Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë
Komisariati i Policisë Korçë
1.    Më datë 03.02.2015, u ndalua shtetasi në kërkim DH.G, vjeç 31, banues në Korçë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr. 468, datë 24.07.2014, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale  "Mosbindje ndaj urdherit të punonjësit të policisë". Neni 242 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.L, vjeç 30, banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen Nr. 2, në banesën e shtetases J.M, vjeç 26, ka vjedhur 8 celularë. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, gjatë natës, në lagjen Nr. 5, është vjedhur banesa e shtetasit S.A, vjeç 59, ku kanë marrë disa vegla pune me vlerë 1000 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin GJ.G, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 8, ka zaptuar tarracën e objektit të shtetasit M.V, vjeç 65, i cili e ka fituar me vendim gjykate. Neni 321 i Kodit Penal.
5.    Më datë 04.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilia Xhera, vjeç 32, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 02.00, në lagjen 3, u kap pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë
1.    Më datë 03.02.2015, në PKK, Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim Albano Hysa, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim Nr.1104, datë 03.12.2014, e ka dënuar me 3 muaj e 18 ditë burg, për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Neni 323/1 i Kodit Penal. Veprimet procedurale do t’i kryej DPQ Tiranë.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit V.G dhe A.Q, vjeç 45 dhe 52, banues në Greqi dhe Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 13.20, në PKK-Kapshticë, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin V, u gjetën e bllokuan medikamente veterinare pa dokumentacion përkatës, të cilat i kishte blerë në farmacinë e shtetasit A. Nenet 173 dhe 180 të Kodit Penal.

Drejtoria e Policisë Qarkut Berat
Komisariati i Policisë Berat
1.    Më datë 03.01.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.A, vjeç 35, banues në fshatin Malinat, pasi dyshohet se në datë 01.02.2015, ora 10.30, me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një rrugë rreth 200 metra lineare dhe e ka kthyer në tokë are. Nenet 277 e 200 të Kodit Penal.
2.    Më datë 03.01.2015, gjatë natës, në lagjen ‘’22 Tetori’, është vjedhur me thyerje dyqani i një kompanie ne sektorin e telefonisë, i shtetases B.K, vjeç 32, banuese në Berat, ku kanë marrë 6.000 lekë. Punohet  për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.01.2015, filloi procedimi penal  në gjendje të lirë për shtetasin  P.G, vjeç 65, banues në Berat, pasi dyshohet se në Uznovë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.Q, vjeç 22, banues në fshatin Zhitom, pasi dyshohet se në fshatin Zhitom, iu kap e bllokua 1 armë gjahu, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
1.    Më datë 03.02.2015, u plotësua  kërkesë-padia për  lëshimin  e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.Q, vjeç 55, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se bashkëshortja SH,.Q, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike nga ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier
Komisariati i Policisë Fier
1.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  S.I, vjeç 65, banues në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, gjatë natës, në fshatin Hoxharë, është vjedhur banesa e shtetasit M.XH, vjeç 62, ku kanë marrë 1 pompë uji, 1 televizor, 7 litra raki dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, u ndalua shtetasi M.H, vjeç 31 banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë sistematike, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M.H, vjeç 23. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen P.H, vjeç 47, banuese në Fier, pasi dyshohet se në banesë kishte rilidhur energjinë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
5.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.V, vjeç 58, banues në fshatin Mbrostar-Ura, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në Mbrostar-Ura, në lokalin e tij, iu gjetën dhe bllokuan 2 makina elektronike, për lojra fati, pa leje. Neni 197 dhe 198 të Kodit Penal.
6.    Më datë 04.02.2015,  ne Lagjen Kryengritja e Fierit, tek një pikë karburanti, dyshohet se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë mare 20.000 leke dhe një celular punëtorit të karburantit, shtetasit me iniciale K.L 20 vjeç, banues ne Fier. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Lushnjë  
1.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B, vjeç 65, banues në fshatin Pluk, pasi dyshohet se më datë 02.02.2015, ora 17.30, në fshatin Pluk, për motive të dobëta, ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M, vjeç 45, banues në fshatin Pluk. Neni 150 i Kodit Penal.
2.    Më datë  03.02.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E.K, vjeç 39, banues në Lushnje, pasi dyshohet se nuk i ka paguar pensionin ushqimor të fëmijës ish bashkëshortes A.Z, vjeç 32, banuese në Vlorë. Neni 125 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, në lagjen Loni Dhamo, në banesë, dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente shtetësja K.SH, vjeç 16, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.
4.    Më datë 03.02.2015, u  ndalua  shtetasi në kërkim P. B., vjeç 17, banues në Karbunarë e Madhë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me  vendim nr. 409 datë 22.07.2014 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 dhe 51 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
1.    Më datë 03.02.2015, u ndalua shtetasi në kërkim H. D., vjeç 18,  banues në Vlorë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 40, datë 30.01.2015, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, ndodhur më datë 28.12.2014, në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
2.    Më datë 02.02.2015, gjatë natës, në lagjen “Hajro Çakërri” është vjedhur banesa e shtetases A.K, vjeç 25, ku kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 20.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3.    Më datë 02.02.2015, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, është vjedhur më thyerje banesa e shtetasit Q.H,  ku kanë marrë 2000 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
4.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.M e TH.S, vjeç 42 e 58, banues në fshatin Zvërnec, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në Zvërnec, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
5.    Më datë  03.02.2015, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, në banesë, shtetasit B.Ç, vjeç 79, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
6.    Më datë 03.02.2015, gjatë natës, në lagjen Pavarësia, është vjedhur banesa e shtetasit R.C, vjeç 48, ku i kanë marrë 400 euro dhe 25.000 lekë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin DH.H, vjeç 75, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, ka bërë njoftim të rremë në polici. Neni 272 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Mikel Zarballa, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në lagjen Nr. 1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.V, vjeç 38, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në lagjen nr. 1, në breg të detit, ka filluar të ndërtojë një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D.T, vjeç 31, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e mitur, duke i lënë te shtëpia e vjehrrit, pasi bashkëshorti ndodhet në burg. Neni 124 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë
Komisariati i Policisë Kurbin
1.    Me datë 03.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç  40, banues në fshatin Gjorm, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen A.T, vjeç 24, banuese në Kurbin. Neni 121/a i Kodit Penal.
2.    Me datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.SH e O.M, vjeç 18 e 18, banuës në fshatin Dukagjin i Ri e Zhejë, pasi dyshohet se rreth orës 09.00, në Mamurras, për motive të dobëta kanë goditur me sendë të forta njeri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
1.    Në vijim të komunikatës datë 26.01.2015,  për vjedhjen e energjisë elektrike, më datë 03.02.2015, u ndalua shtetasi A. Vrrini, vjeç  48, banues në Shkodër. Neni 137 i Kodit Penal.
2.    Më datë 04.02.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Z.GJ, vjeç 28, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës  01.30, ne Dobraç, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin S.M, vjeç 42, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën Neni 89 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.R, vjeç 30, banues në fshatin Koplik i Sipërm, pasi dyshohet se në fshatin Koplik i Sipërm, gjatë kontrollit në lokalin e tij iu gjetën dhe bllokuan 3 makineri lojëra fati, pa leje. Neni 197 Kodit Penal.


Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.R e L.R, vjeç 36 e 42, banues në fshatin Pocest, pasi dyshohet se në vitin 2014, në Pocest, kanë ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Bulqizë
1.    Në vijim të informacioneve të datës 19.12.2015 dhe 12.01.2015, që bëjn fjalë për vjedhjen e zyrës dhe banesës të shtetasve N.C e T.I në Bulqizë, më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal për shtetasin E.G, vjeç 24, banues në Bulqizë, i arrestuar më datë 23.01.2015, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasi A.R, vjeç 19, banues në Bulqizë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 43, banues në fshatin Gjoricë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në banesë, nga grupi i OSHEE-së, u konstatua lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
3.    Më datë 03.02.2015, në fshatin Peladhi, në vendin e quajtur ”Tokë e Rame” është këputur teli i tensionit të lartë, për pasojë kanë ngordhur 2 lopë të shtetasit H.D, vjeç 27, banues në Peladhi. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrrethit Gjyqësor Dibër.
Komisariati i Policisë Mat
1.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B, vjeç 43, banues në Klos, pasi dyshohet se më datë 01.02.2015, në Klos, të lokali i shtetasit L.E, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.B, vjeç 45, banues në fshatin Plesh. Neni 90 i Kodit Penal.
2.    Më datë 03.02.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I.P, vjeç 37, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se rreth ores 18.40, në lagjen “Minatori”, gjatë kontrollit në lokalin e tij iu gjetën dhe bllokuan 3 njësi kompjuterike, pa leje. Neni 197/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1