Vlorë - Finalizohet operacioni "Beshishti", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë.  Vlore Drejtoria Qarkut

Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .

Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;

• D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund;

• A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi;

• P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën 45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .

Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për "Shpërdorim detyre" shtetasit:

▪ P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati;

▪ A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Kontrolli masiv i territorit vijon.

Tiranë - Finalizohet operacioni “Bulceshi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.  bulcesh

Sekuestrohen 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe asgjësohen 60 bimë kanabis.

Në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.


Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, është finalizuar operacioni policor “Bulceshi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë;
P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1