Policia e Shtetit shpall pozicion të lirë në funksionin “Trupë shërbimi, drejtues mjeti lundrues”.

Drejtoria e Policisë së Shtetit bën shpalljen e aplikimeve për pranim në funksionin e veçantë “Trupë shërbimi, drejtues mjeti lundrues në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë”.
Aplikimet fillojnë më datë 27.10.2016 dhe përfundojnë më 31.10.2016.
Kriteret e pranimit në funksionin “Trupë shërbimi, drejtues mjeti lundrues”
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil;
c. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
ç. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
d. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës:
dh. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
e. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;
ë. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
f. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formularin e aplikimit;
b. Fotokopje të kartës së identitetit;
c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
ç. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
d. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
dh. Certifikatë familjare;
e. Vërtetim nga gjykata;
ë. Vërtetim nga prokuroria;
f. Raport mjeko – ligjor;
g. Fotokopje e librezës së punës;
gj. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Trupë shërbimi, drejtues mjeti lundrues kryen detyrat specifike:
a. Asiston shefin e Stacionit te Policisë Kufitare për të gjitha çështjet që kanë lidhje me mjetin lundrues, gatishmërinë teknike, nevojat logjistike dhe përdorimin e tij ne shërbim për mbikëqyrjen dhe patrullimin e kufirit blu.
b. Kryen detyra operacionale me mjetin lundrues qe ka ne përdorim dhe personelin ne varësi, për patrullimin e kufirit, parandalimin e kalimeve klandestine, zbulimin dhe goditjen e trafikut te qenieve njerëzore, lendeve narkotik, armeve etj. Ai mban përgjegjësi për shërbimet e kryera dhe për përdorimin e mjetit lundrues.
c. Të njohë kufirin detar, liqenor e lumor, vendet e cekëta, gurët e shkëmbinjtë nënujore dhe të ruajë mjetin nga dëmtimet. Të ketë dijeni për rrugët detare që kalojnë paralel me bregdetin, llojet e mjeteve që qarkullojnë, vendet e lejuara për ankorimin e mjeteve lundruese ne rast te fuqive madhore dhe defekte teknike, si dhe mënyrën e komunikimit me mjetet e institucioneve te tjera qe operojnë ne sektorin e kufirit detar.
ç. Të njohë në çdo kohë gjendjen dhe nevojat logjistike e teknike të mjetit lundrues dhe sa herë konstaton probleme, ia bën ato prezent shefit të Stacionit dhe nëpërmjet tij, bashkëpunon me Sektorët e Shërbimeve Mbështetëse në Drejtori për plotësimin e nevojave dhe eliminimin e defekteve teknike.
d. Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e mjetit lundrues, karburantit, materialeve të tjera në ngarkim dhe mban ne gatishmëri mjetet individuale të shpëtimit te cilat i vë ne përdorim në rast emergjence.
dh. Harton grafikun e daljes me shërbim të mjetit lundrues dhe e miraton atë tek shefi i stacionit. Nuk lejon imbarkimin në bordin e mjetit lundrues të personave të tjerë, përveç ekuipazhit te miratuar nga shefi i Stacionit.
e. Të dijë në çdo kohë vendqëndrimin e mjeteve lundruese private dhe shtetërore, zonat ku kryhet aktivitet ekonomik, turistik etj si dhe itineraret e lëvizjes së tyre.
f. Kur gjate shërbimit konstaton ose dyshon për veprimtari të paligjshme, bashkëpunon me drejtues të mjeteve të tjera lundruese që mund të jenë me shërbim në atë rajon, njofton eproret e tij dhe nëpërmjet tyre, kërkon bashkëpunimin dhe ndihmën e mjeteve te tjera te policisë kufitare, Rojës Bregdetare ose institucioneve të tjera. Ne pamundësi ndërlidhje, ndryshon vend-dislokimin e mjetit ose itinerarin e lëvizjes dhe, në rastin më të parë, njofton eprorin e tij.
g. Në rastet e angazhimit me shërbim, në mbështetje të veprimeve operacionale të Stacioneve te tjera te Policisë Kufitare, merr detyra shërbimi edhe nga drejtuesit e këtyre Stacioneve.
gj. Organizon ndarjen e detyrave sipas roleve për personelin e mjetit lundrues gjatë kryerjes se detyrës, pastrimin e shërbimet e tjera te mjetit, remontet, si dhe kontrollon cilësinë e kryerjes së tyre dhe plotëson dokumentacionin përkatës.
h. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga akte ligjore, nënligjore, rregullore dhe dokumente te tjera.

Fazat e konkurrimit janë si më poshtë:
1. Jetëshkrimi i aplikantit
2. Testi me shkrim
3. Intervista me gojë

Testi me shkrim do të zhvillohet më 07.11.2016, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Personi i kontaktit: Arla Mërkuri
E-mail:

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4