Vende Vakant

15 Prill 2016

Specialist Topograf, në Sektorin e Kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Drejtoria e Policisë së Shtetit shpall aplikimet për pranimin në funksion të veçantë “Specialist, ai dhe topograf, në Sektorin e Kufirit të Gjelbër, në Drejtorinë e Kufirit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin e Migracionin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Aplikimet fillojnë më datë 15.04.2016 dhe përfundojnë më datë 20.04.2016.
Aplikimet do të bëhen në Drejtorinë e  Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Kriteret e Pranimit në funksionin “Specialist ai dhe topograf” janë:
-    Të jetë shtetas shqiptarë
-    Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil,
-    Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
-    Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën,
-    Të ketë përfunduar arsimin e lartë,
-    Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën e topografisë,
-    Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje,
-    Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të mjetit të tipit “B”.

Specialisti topograf kryen detyrat specifike:
-    Zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore dhe akteve të tjera, që lidhen me kufirin shtetëror.
-    Hartimin dhe zbatimin e dokumenteve topografike, që kanë të bëjnë me kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
-    Përpilimin, ndjekjen dhe zbatimin e dokumenteve zyrtare si marrëveshje, protokolle, akte kombëtare e ndërkombëtare, që lidhen me kufirin shtetëror.
-    Bashkëpunim dhe koordinim me struktura dhe institucione shtetërore për njohjen dhe shkëmbimin e informacionit dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me shënimin e kufirit shtetëror.
-    Bën monitorimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes së shenjave me të cilat shënohet në terren vija e kufirit shtetëror dhe mbi këtë bazë, në bashkëpunim me strukturat homologe të shteteve fqinje, përgatit plane e programe për zëvendësimin, riparimin dhe vendosjen e shenjave të dëmtuara dhe të humbura.
-    Informon instancat eprore për gjendjen e shenjave kufitare, punën e bërë me homologët fqinjë për rregullimin e tyre dhe bën propozime për përmirësime apo rregullime të mëtejshme.
-    Merr pjesë në komisionet e përbashkëta me shtetet fqinje për përgatitje projektesh dhe realizimin e tyre, si dhe raporton për zbatimin nga pala shqiptare të detyrimeve që rrjedhin nga këto akte.
-    Bashkërendon punën me strukturat e ndryshme shtetërore për pasqyrimin sa më të saktë të vijës së kufirit në hartat topografike nëpërmjet përdorimit të teknologjisë bashkëkohore.
-    Merr masa dhe koordinon punën për zgjidhjen e problemeve, që kanë të bëjnë me shenjat kufitare, të evidentuara e të trashëguara në vite, nga grupet teknike të përbashkëta të punës me shtetet fqinje.
-    Mbështet dhe ideon grumbullimin dhe përgjithësimin e përvojave të përparuara të institucioneve e të agjencive shtetërore private, vendase apo të huaja, duke rekomanduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit të saktë dhe cilësor, me përfitim të ndërsjellë, për mbështetjen e punimeve topografike që kryhen në vijën e kufirit.
 
Aplikanti duhet të paraqesë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
-    Formularin e aplikimit
-    Fotokopje të kartës së identitetit
-    Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit.
-    Fotokopje të dëshmisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.
-    Certifikatë të gjendjes gjyqësore.
-    Certifikatë familjare
-    Vërtetim nga gjykata
-    Vërtetim nga prokuroria
-    Raport mjeko-ligjor
-    Fotokopje të librezës së punës
-    Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk ëhstë përdorues i lëndëve narkotike.

Procesi i konkurrimit përfshin:
-    Vlerësimin e arsimit dhe trajnimeve të lidhura në fushën e topografisë, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm.
-    Kontrollin e njohurive të aplikantit në fushën e topografisë (test me shkrim)
-    Vlerësim i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën e topografisë, si dhe motivimin personal (intervistë me gojë)

Drejtoria e Policisë së Shtetit


4 prill 2016
Vend vakant për pranim si punonjës administrativ, në funksionin ndihmës specialist i administrimit të dokumenteve /operator, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
-    Kriteret për pranim si punonjës administrative në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
-    Të jetë shtetas/e shqiptar/e.
-    Të mos jetë i përjashtuar nga policia apo të jetë larguar nga shërbimi civil.
-    Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
-    Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
-    Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
-    Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo kundravajtje penale me dashje.
-    Të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose arsimin profesional, (arsimi i lartë përbën përparësi)
-    Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse.
-    Të njohë programet bazë të kompjuterit WORD dhe EXECL.
Afati për pranimin e dokumenteve në këtë pozicion pune është deri më datë 10.04.2016    
Drejtoria Vendore e Policisë Berat


20 shkurt 2016
Njoftim për pranim në funksionin e punës Ndihmës/Specialist i Administrimit të Dokumenteve (Operator)
Drejtoria Vendore e Policisë, shpall një vend vakant në funksionin e punës Ndihmës/Specialist i Administrimit të Dokumenteve (Operator)
Kriteret për pranimin në këtë funksion pune janë:
-    të jetë shtetas shqiptar;
-    të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
-    të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-    të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
-    të ketë mbaruar arsimin e mesëm, (arsimi i lartë përbën përparësi)
-    të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur
-    të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale.
Afati i aplikimit për këtë pozicion deri më datë 29.02.2016.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4