Policia e Shtetit shpall një pozicion të lirë për funksionin Jurist.

Funksioni i lirë në Policinë e Shtetit është Specialist jurist për trajtimin e punonjësve të Policisë dhe familjeve të punonjësve të Policisë të Rënë në Krye të Detyrës, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet të fillojnë më datë 04.07.2016 dhe të përfundojnë më 08.07.2016

Kriteret e pranimit në funksionin “Specialist, jurist”

a.         Të jetë shtetas shqiptar;

b.         Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil;

c.         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

ç.         Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

d.         Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës:

dh.     Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

e.         Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;

ë.         Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

f.          Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

a.         Formularin e aplikimit;

b.         Fotokopje të kartës së identitetit;

c.         Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

ç.         Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

d.         Certifikatë e gjendjes gjyqësore;

dh.       Certifikatë familjare;

e.         Vërtetim nga gjykata;

ë.         Vërtetim nga prokuroria;

f.          Raport mjeko – ligjor;

g.         Fotokopje e librezës së punës;

gj.        Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Specialisti jurist kryen detyrat specifike:

  1. Zbaton akte ligjore, nënligjore që lidhen me trajtimin e punonjësve të Policisë dhe familjeve të punonjësve të Policisë të Rënë në Krye të Detyrës.
  2. Kryen detyra për asistimin, mbikëqyrjen,  menaxhimin e aktiviteteve, si dhe përgatitjen e studimeve e rekomandimeve lidhur me trajtimin financiar të punonjësve të policisë.
  3. Ndjek në dinamikë duke bashkëpunuar me strukturat e financës, lidhur me trajtimin me pagë dhe të shtesave që duhet të përfitojë punonjësi i policisë.

ç.         Ndjek problematikat e familjeve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës si : dhënie e ndihmës së menjëhershme, shpalljen dëshmor, vendosjen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, punësimin e familjarëve, strehim dhe arsimimin e fëmijëve.

  1. Përgatit praktikat dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas propozimeve të titullarëve të strukturave vendore dhe qendrore, në lidhje me motivimin material dhe moral të punonjësve të policisë.

dh.       Ndjek procedurat për pagesat e dëmshmërisë së shëndetit.

  1. Ndjek procedurat dhe harton praktikat për dhënie certifikata dhe medalje.

ë.         Harton praktika për pagesat për privacionet dhe monitoron dhe jep konsulta në njësitë organizative dhe buxhetore lidhur me pagesat.

  1. Përgatit informacione, statistika, përgjithësime dhe analiza lidhur me përmirësimet strukturore dhe trajtimet financiare të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Fazat e konkurrimit janë si më poshtë:

1. Jetëshkrimi i aplikantit

2. Testi me shkrim

3. Intervista me gojë

Testi me shkrim do të zhvillohet më datë 12.07.2016, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në adresën e email:

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4