Transformimi i Policisë
Policia e Shtetit, tashmë me një dimension të ri, më pranë qytetarëve, në sajë të reformave të thella të ndërmarra, të cilat po e transformojnë rrënjësisht sipas parametrave të policimit perëndimor për t’i ofruar komunitetit shërbim cilësor, siguri dhe rritje të mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe rezidentët e vizitorët e huaj.
Fuqizimi i Strukturave dhe Shërbimeve për Luftën kundër Krimit të Organizuar, për kontrollin e territorit dhe menaxhimin e integruar të kufirit, kanë qenë në qendër të vëmendjes së reformës organizative për një luftë pa kompromis kundër të gjitha formave të kriminalitetit.
Reformimit rrënjësor i është nënshtruar sistemi arsimor i Policisë së Shtetit, duke transformuar Akademinë e Sigurisë në nivel universitar për një strukturë policore më të aftë profesionalisht.
Ky proces është shoqëruar ngushtësisht me rritjen e mbështetjes logjistike dhe financiare për punonjësit e policisë.
Policia sot ka uniforma dinjitoze,
-kushte dhe ambiente më cilësore pune dhe shërbimi.
Zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit përmes vënies në përdorim të sistemeve teknologjive të reja në përshtatje me hapat e kohës, është një tjetër hap madhor për rritjen e standardeve të policimit.
Gjatë gjithë këtij procesi transformues kanë dhënë një kontribut të vyer partnerët ndërkombëtar, Misioni PAMECA, Programi ICITAP, OSBE, Programi Suedez i Policimit në Komunitet dhe policitë e shumë vendeve të Bashkimit Europian.
Këto reforma kanë bërë të mundur arritjen e treguesve mbresëlënës në luftën kundër krimit dhe rritjen e parametrave të sigurisë.
Filozofia e policisë sot është ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarin.
Në këtë aspekt janë hapur Zyrat Unike për Shërbimin Qytetar, duke ofruar të gjitha shërbimet në një
zyrë dhe duke thjeshtuar procedurat për marrjen e shërbimit.
Vënia në funksion e Komisariatit Dixhital, i cili është një nga mënyrat me anë të të cilave qytetari mund të kontaktojë me Policinë e Shtetit për të denoncuar shkeljet e ligjit, krahas atyre tradicionale ( 112, 129 letër-ankesa, denoncime të drejtpërdrejta), ku Strukturat e Policisë së Shtetit me marrjen e raportimit ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikës së bërë prezent në raportim. Krahas masës administrative, për rastet e konstatuara nga raportimet përmes Komisariatit Dixhital, nga strukturat e Policisë së Shtetit, janë kryer dhe veprimet procedurale përkatëse, duke referuar sipas rastit materialet në Prokurori.
Kamerat e Trupit për punonjësit e policisë, Nr. Unik 112 për të gjitha thirrjet e emergjencës ishin të tjera risi të vëna në zbatim nga Policia e Shtetit, duke synuar vënien e teknologjisë në shërbim të qytetarit, për të qenë sa më pranë tyre.
Këto tregues synojnë të ngrihen në një stad më të lartë me luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit”
dhe përfundimin e reformave për shëndoshjen e Organizatës, ku ndër më thelbësorët është procesi i vetingut në Polici, fuqizim i cilësisë dhe numrit të shërbimeve të policimit në vijën e parë për goditjen e paligjshmërisë në çdo aspekt dhe ristrukturimi për të qenë më pranë komunitetit.