Lajmet e Fundit Per Sigurine Publike

Keshilla per Drejtuesit e Automjeteve

Disa keshilla per drejtuesit e mjeteve

Gjate stines se ftohte mjegulla, shiu, debora dhe akulli e bejne me te veshtire drejtimin e mjetit. Policia Rrugore i fton te gjithe qytetaret te respektojne kufijte e shpejtesise duke sjelle ne vemendje te tyre rreziqet me te mundshme dhe u kujton disa tregues te rendesishem per drejtimin e mjetit

Mjegulla

  • E ben rrugen me te padukshme

  • Ul shíkueshmerine

  • Zvogelon kapjen e gomave ne asfalt

  • Kufi shpejtesise 50 Km/h nese la dukshmeria eshte me e vogel se 100 m

Ne tunele

Ne hyrje

  • Zvogeloni shpejtesine.

  • Aktivizoni ajrin riqarkullues

  • Nese konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes

Ne brendesi

  • Mbani krahun e djathte

  • Aktivizoni sinjalin bllokues

Ne raste aksidentesh

  • Ndaloni ne te djathte

  • Aktivizoni sinjalin bllokues

  • Perdorni trekendeshin e rrezikut

  • Perdorni mjetet e ndihmes se pare

Ne dalje

  • Beni kujdes nga rrahja e eres

  • Beni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike dhe i siperfaqes se rruges

  • Beni kujdes nga ndryshimi ndricimit

Këshilla  për drejtuesit e automjeteve  për një udhëtim sa më të sigurtë

Të jetosh rrugën nën shenjën e sigurisë.

  • Siguria në rradhë të parë është në trurin tonë, ajo është tipar i kulturës së njeriut.

  • Policia e Shtetit duke i rekomanduar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdesin maksimal gjatë udhëtimit të tyre, i fton ato që të respektojnë me rigorozitet disa rregulla thelbësore për qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Evitoni përdorimin e pijeve alkolike para dhe gjatë udhëtimit. Alkoli dhe droga përbëjnë arratisje nga realiteti dhe jeta.

 

Shpejtësia nuk është mit. Respektoni kufinjtë e lejuar të shpejtësisë dhe modifikoni shpejtësinë në funksion të rrugës, trafikut, kushteve atmosferike dhe shikueshmërisë në rrugë.

 

Aksidentet nuk bien vetëm mbi të tjerët, por edhe mbi ju! Sigurohu: Mos filloni lëvizjen pa vendosur rripin e sigurimit. Përdorimi i tij shmang pasojat në rast aksidenti.

 

Përdorni gjithmonë kaskën mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota.

 

Zbatoni rregullat për sinjalizimin pamor, mos e verboni kurrë me drita atë që parakalon apo që vjen përballë jush.

 

Tregoni kujdes maksimal gjatë kryerjes së parakalimeve të mjeteve.

 

Respektoni distancën e sigurisë mes mjeteve, për të shmangur goditjen.

 

Kufizoni përdorimin e telefonit celular dhe gjithmonë përdorni kufjet.

 

Mos shfrytëzo lëvizjen e mjeteve gjatë ekskortimeve nga policia.

 

Respekto mjetet e policisë gjatë shërbimeve të eskortimit, duke hapur krahun, ulur shpejtësinë deri në ndalim të plotë.

 

Para çdo udhëtimi sigurohuni që keni gjithë dokumentacionin e duhur ligjor për qarkullim.

 

Kujtohuni gjithmonë që:

  • Për të drejtuar mjetin duhet të jesh në një formë të plotë. Nëse je i lodhur gabon pa e kuptuar. Ji tolerant ndaj gabimeve të dikojet dhe respekto këmbësorët, biçiklistët dhe motorçiklistët.

  • Kontrolloni nga ana teknike automjetin (presionin dhe gjendjen e pneumatikëve, nivelin e vajit në motorr, alkolin e frenave, ujin në radiator).

  • Bëni ndalime të shpeshta në rast distancash të largëta deri në 15 minuta.

  • Duhet të pushoni mjaftueshëm para udhëtimit dhe të evitoni ushqimet e rënda.

  • Mos e tërhiqni vëmendjen gjatë udhëtimit nga radioja, cigaret apo pasagjerët.

Zbatoni me rigorozitet kërkesat e shërbimeve të policisë gjatë kontrollit të mjetit:

  • Nxirre mjetin plotësisht jashtë karrexhatës.

  • Në asnjë rast mos lëvizni nga mjeti, fikeni atë, qëndroni me duart mbi timon dhe zbatoni urdhërat ose kërkesat e patrullës.

  • Kundërshtimi ndaj punonjësit të policisë, ndëshkohet administrativisht.

Në rast aksidenti rrugor me pasoja:

  • Jep ndihmën e parë, pasi përveç se është e detyrueshme ligjërisht është edhe një detyrë qytetare. Telefono në numrin 129 dhe prit mbërritjen e mjeteve ndihmëse.

  • Në qoftë se largohesh nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e menjëhershëm, përveç heqjes së lejes së drejtimit.

 

Për ta “jetuar” rrugën deri në fund mbaj parasysh faktin se: Të aksidentosh në rrugë është tragjedi. Mbetet një boshllëk i palotësuar, një dhimbje e pafund dhe keqardhje se mjaftonte vetëm pak për ta mënjëanuar aksidentin.

 

Qytetarë!

  • Mos jini indiferentë ndaj shkeljes së rregullave të qarkullimit, jepni kontributin Tuaj në rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës.

  • Informoni për të gjitha mjetet dhe targat që kryejnë kundravajtje

  • Në rast nevoje apo për të dhënë informacion mund të kontaktoni me Policinë përmes numrit 129.

  • Telefonata në këtë numër është falas dhe mund të kryhet nga çdo lloj aparati telefonik.

  • Në rast përfshirje në aksident ju lutemi jepni informacion për :

  • Emrin dhe numrin tuaj të telefonit.

  • Vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nevoitet ndërhyrja.

  • Motivin e kërkesës së bërë, duke përcaktuar pse është e nevojshme ndërhyrja.

Kujdes!

  • Zhvendosni automjetin në vendin e ndalimit të lejuar dhe telefononi.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...