Drejtoria FLO

  • misioni flo

     Strukturat Speciale Operacionale janë forca rezervë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që kanë për mision  kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të Policisë, ekzekutimi i të cilave kërkon personel të përgatitur dhe të pajisur në mënyrë të posaçme dhe dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave civile dhe aksidenteve, për mbrojtjen e jetës dhe pronës.speciale

  •  

    perberja

     
    Veprimtaria e Strukturave Operacionale shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.


    Strukturat Speciale Operacionale përbëhen nga Forcat Speciale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

    Në organizimin e tyre, strukturat speciale operacionale përbëhen nga dy nivele, në nivel të parë janë departamentet dhe drejtoritë qëndrore të policisë dhe në nivel të dytë, janë Repartet  dhe Njësitë Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

  • skema 1. Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (F.L.O), niveli i parë (në qendër):

          1. Sektori i Planifikimit dhe Kordinimit të Operacioneve
          2. Sektori i Trajnimit

    2.  Repartet dhe Njësitë Speciale (FS), niveli i dytë (në bazë):

                                          a.     Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA)
                                          b.     Reparti i Helikopterëve
                                          c.      Njësive Antieksploziv
                                          d.     Njësia e Negocimit

                                     3.   Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), niveli i dytë (në bazë):
                                     4.   Reparti FNSH Tiranë
                                     5.   Reparti FNSH Shkodër
                                     6.   Reparti FNSH Fier



  • liste flo1.     Rregullat kryesore të pranimit e qëndrimit në punë të Trupës Operacionale në Strukturat Speciale Operacionale

     Pranimi në punë i personelit të Strukturës Operacionale, bëhet në bazë të ligjit 9749, date 04/06/2007 "Për Policinë e Shtetit ", Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit dhe për punonjës policie të trupës operacionale edhe sipas kritereve të veçanta të miratuara në këtë rregullore.

    2.     Kritere të veçanta për pranim në punë për polic trupe operacionale.

     2.1. Kandidati që kërkon të punësohet si punonjës policie në trupën operacionale:

    • Përzgjidhet mbi bazën e rezultateve më të mira në kursin e formimit bazë  për Patrullë të Përgjithshme në Qëndrën e Formimit Policor (ose në ishInstitutin e Policisë) si  dhe nga strukturat e tjera të Policisë së  Shtetit.
    • Ditën e pranimit nuk duhet të jetë mbi moshën 28 vjeç.
    • Të jetë i gjatë mbi 175 cm.
    • Të ketë tregues të lartë fizikë dhe psikologjik.
    • Të jetë i adoptueshëm në veprimet në grup.
    2.2. Pranimi i kandidatëve të rinj në strukturat e FS & FNSH bëhet në këto raste

    • Kur ka ndryshime strukturore dhe kërkohet rritje e personelit të tyre.
    • Për plotësimin e nevojave organike, kur për arsye të ndryshme(largime, transferime, arsye shëndetësore, humbje të aftësive fizike etj) ka lëvizje të personelit.
    3.     Proçedurat e pranimit:

    • Testimin për pranim e planifikon dhe e realizon Drejtoria Qëndrore në bashkëpunim me Repartet/Njësitë, me miratim të Drejtorit të Departamentit.
    • Jo më vonë se tre javë përpara zhvillimit të testimit, bëhet njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha organet e repartet e policisë për testimin e kandidatëve (me të gjitha mjetet e informacionit publik).
    • Regjistrohen kandidatët në qendrën e përzgjedhjes dhe trajnimit ose në repartet/njësitë e FS & NSH.
    • Kryhet kontrolli shëndetësor i parametrave të përgjithshëm, nga specialisti përkatës i qendrës së trajnimit ose repartit/njësisë.
    • Kryhet testimi psikologjik.
    • Kryhet testimi fizik i kandidatëve të vlerësuar “fitues” në testimin psikologjik.
    • Për kandidatët të shpallur “fitues” në testimin fizik, rezultatet e testimit dërgohen pranë reparteve të FS & NSH.
    • Komandat e reparteve të FS & NSH, mbi bazën e rezultateve të testimit dhe vlerësimit të dosjeve për sejcilin, dërgojnë propozimet në strukturat përkatëse për fillimin e punës të kandidatëve fitues.
    • Testimi për pranim në strukturat e FS & NSH, si rregull duhet bërë pas përfundimit të testimit për qëndrim në punë të efektivave të FS & NSH.
    • Pranimi kryhet me urdhër të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nëpërmjet një Komisioni Testimi.
    • Kandidati i marrë në strukturat e FS dhe FNSH-së, zhvillon paraprakisht kurs  trajnimi 3-6 javë ne komunitet.


        Tabela e Garave per pranimin ne keto struktura
  •  
     
    album floPamje fotografike nga stërvitja që zhvillojnë efektivat e

    Forcave Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë

Lajmet e Fundit Per Sigurine Publike

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...