Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër zhvilluan analizën vjetore të punës për vitin 2016.

Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër zhvilluan analizën vjetore të punës për vitin 2016.DIBER ANALIZA 1

I pranishëm në këtë analizë ishte Drejtori i Rendit Publik Drejtues i Parë Gjovalin Loka, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese.

Drejtori i Policisë Vendore Drejtues Edmond Tarkaj, ka vlerësuar punën  e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore si dhe ka theksuar se këto rezultate janë arritur falë  angazhimit të punonjësve të policisë, punës në grup, të bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese por mbi të gjitha falë bashkëpunimit me komunitetin.

Drejtori  Tarkaj gjatë fjalës së tij  ndër të tjera ka veçuar disa tregues shumë pozitivë për vitin 2016   dhe konkretisht: 

  • Në qarkun e Dibrës  për vitin 2016, nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Vrasjes”.
  • Gjithashtu po gjatë vitit 2016 nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Tentativës së vrasjes”.
  • Gjatë vitit 2016, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 720 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 616 vepra, me një zbulueshmëri 86%. Gjithsej autorë të proceduar 716, nga të cilët 185 arrestuar, 491  në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.
  • Gjatë vitit 2015, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 949 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 809 vepra, me një zbulueshmëri 85.2%. Gjithsej autorë të proceduar 968, nga të cilët 275 arrestuar, 628  në gjendje të lirë dhe 65 janë shpallur në kërkim.
  • Po gjatë vitit 2016 kemi një ulje të veprave penale në total me 25 % krahasuar me vitin 2015.
  • Kemi një rritje të zbulueshmërisë me 4 % gjatë vitit 2016.
  • Kemi rreth 40 %  ulje të veprës penale të vjedhjes së pronës dhe banesave.
  • Janë zhvilluar 4 operacione të koduara,  ku janë sekuestruar 156 kg hashash dhe 10 gr heroinë, si dhe 14 armë zjarri e municion luftarak.
  • Janë zhvilluar e vijojnë të zhvillohen operacionet “Roja e Gjelbër” dhe kundër “Vjedhjes së Energjisë Elektrike”
  • Është punuar për parandalimin dhe përshkallëzimin e konflikteve dhe të dhunës në familje, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të garantimit të rendit e sigurisë në aktivitete kulturore, sportive e fetare, në mbështetje të institucioneve,  etj.
  • Është bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi  me shkollat për realizimin e programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme.
  • Është garantuar rendi e siguria gjatë gjithë procesit zgjedhor Shtator 2016 në Dibër, etj
  • Të gjitha këto falë angazhimit të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariateve në vartësi të kësaj Drejtorie.

Drejtori i Rendit Publik Drejtues i Parë Gjovalin Loka, ka vlerësuar rezultatet e arritura për vitin 2016  dhe ka theksuar se këto rezultate duhet t’i ruajmë e t’i përmirësojmë akoma më shumë gjatë këtij viti. Ju falenderoj për korrektësinë dhe profesionalizmin që treguat gjatë procesit zgjedhor Shtator 2016.

Të ftuarit, përfaqësues të institucioneve gjatë fjalës së tyre  kanë vlerësuar punën, rezultatet dhe bashkëpunimin  me policinë.

A  N  A  L   I  Z  A

E PUNËS DHE VEPRIMTARISË SË DREJTORISË VENDORE TË POLICISË  DIBËR PËR VITIN  2016

Strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016, kanë punuar me përkushtim për përmbushjen e  misionit, përgjegjësive dhe detyrimeve për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale, mbrojtjen e rendit e sigurise publike  dhe garantimin e zbatimit të ligjit, duke respektuar të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Shumica e objektivave strategjik të parashikuara në fillim të vitit, janë realizuar në parametrat dhe standartet e kërkuara dhe treguesit e punës së strukturave policore për këtë vit, kanë qenë në rritje, në raport me periudhat paraardhëse.

Për arritjen e objektivave, janë përpiluar plane masash, plane operacionale, plane veprimi etj, ku më kryesorët janë ato mbi kultivimin e bimëve narkotike, sezonin veror dhe dimëror, ndërtimet pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, lojërat e fatit, aktivitete sportive, trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprave penale, kontrabandës, këmbimit valutor, masave kunder informalitetit.

Gjithashtu ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet shteterore ne nivel vendor si me Prefektin e Qarkut, Bashkitë dhe Njesitë Administrative Drejtoritë Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Tatim -Taksave, Drejtorinë Pyjore, si dhe me ato e zbatimit të ligjit, duke filluar nga Gjykata Prokuroria e SHISH, SHÇBA, ku dhe rezultatet e ketij bashkëpunimi kane qenë të prekshme.

Gjatë vitit 2016, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 720 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 616 vepra, me një zbulueshmëri 86%. Gjithsej autorë të proceduar 716, nga të cilët 185 arrestuar, 491  në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 949 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 809 vepra, me një zbulueshmëri 85.2%. Gjithsej autorë të proceduar 968, nga të cilët 275 arrestuar, 628  në gjendje të lirë dhe 65 janë shpallur në kërkim.

  • Nga krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, shihet një ulje e  numrit të përgjithshëm  të veprave penale me 229 vepra penale me pak, ose 25 % me pak.
  • Si dhe një rritje e forcës zbulese me 4 % më shumë në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015.
  • Vlen të theksohet se gjatë vitit 2016 në qarkun Dibër vepra penale e vrasjes është 0.
  • Si dhe vepra penale e tentativës për vrasje është 0.

 

Puna me personat në kërkim:

Persona në kërkim të kapur gjatë vitit vitit 2016 janë 46 (72 në vitin 2015), shpalluar në kërkim 121 (161 në vitin 2015.

1.Sektori për Hetimin Narkotikëve dhe Trafiqeve:

Gjatë vitit 2016, nga ky sektor, janë evidentuar 20 vepra penale, zbuluar  20,  me 24 autorë të proceduar, nga të cilët 16 arrestuar, 6 në gjendje të lirë dhe në kërkim 2.

Gjate vitit 2016, janë sekuestruar 156 kg hashah dhe 10 gr heroinë.

Gjatë vitit 2015, nga ky sektor janë evidentuar 50 vepra penale, zbuluar  50, me një përqindje zbulueshmërie 100 %. Autorë të proceduar 90, nga të cilët 33 arrestuar, 56  në gjendje të lirë dhe 1 i shpallur ne kërkim.  Sasia e droges se sekuestruar eshte 17 kg marjuane dhe 10 gram kokaine.

Siç shihet, gjate këtij viti, ka një ulje te veprave penale me 30 vepra penale më pak ose 60% me pak. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ështe me 138 kg, më shumë se e njëjta periudhë e vitit kaluar.

Gjatë vitit 2016, janë regjistruar 11 procedime proaktive.

2. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar:

Gjatë vitit 2016, nga ky sektor janë evidentuar 128 vepra penale, zbuluar 123, me një përqindje zbulueshmërie 96%. Autorë të proceduar 151, nga të cilët 11 arrestuar, 139 në gjëndje të lirë dhe 1 në kërkim.

Gjatë vitit 2015, ka qenë të evidentuar gjithsej 122-vepra penale, zbuluar 121, me një përqindje zbulueshmërie 99%. Autorë të ndaluar e arrestuar 12, në gjëndje të lirë 125 dhe 1 shpallur në kërkim.

Pra siç shihet, krahasuar me të njëjtën periudheë të vitit të kaluar për krimet ekonomiko-financiare, ka një rritje te numrit të veprave penale me 6 vepra.

3. Krimet  të Rënda :

Gjatë vitit 2016, ne territorin e qarkut Diber, nuk është evidentuar asnjë rast i vrasjes, si dhe nuk është evidentuar asnjë rast i tentativës për vrasje.

Gjatë vitit 2016 janë evidentuar 12 vepra penale, per krimet e renda, zbuluar 11, pazbuluar 1, me nje perqindje zbulueshmerie 92%. 18 autorë të proceduar, nga këta 13 të arrestuar e ndaluar, të shpallur në kërkim 1 dhe në gjendje te lire 4.

Gjate vitit 2015, nga ky sektor jane evidentuar 21 vepra penale, zbuluar 15, pazbuluar 6, me 16 autorë të arrestuar dhe 3 ne gjendje te lire dhe 5 ne kerkim , zbulueshmëria 72% .

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, vërejmë se kemi ulje  të veprave penale me 9 vepra penale me pak, ose 43 % më pak, si dhe një rritje të forcës zbulese me 20 % më shumë gjatë vitit 2016.

 

Operacione policore :

 

-Operacioni “KOBRA”, i finalizuar më datë... për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, ku është arrestuar shtetasi Kapllan Qoku te cilet i jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 2 pushke Mod.63 nje sasi prej 104 fisheke luftarake dhe 2 thika( arme te ftohta.)

Operacioni ”Pranverë 2016", i finalizuar me sukses me date 03.6.2016për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake", ku është arrestuar 1 person, si dhe  janë sekuestruar 1-armë automatike, një sasi lënde plasëse,  municione të ndryshme luftarake si fishekë, fitil zjarpërcjelëls, kapsolle.

Operacioni "GJEOLOGU", i finalizuar me date 29.06.2016për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake", ku është bërë arrestimi i 1 -personi si dhe sekuestrimi i një arme Pistoletë të cilën e mbante në automjet duke lëvizur në qytetin e Bulqizës.

Operacioni "ZERQAN 2016", i finalizuar ne bashkepunim me Prokurorine PRANË Gjykatës Shkallës Parë Dibër me date 29.06.2015për veprën penale "Vjedhes me armë në bashkëpunim", ku është bërë arrestimi i 1 personi, si dhe sekuestrimi i një sasie lënde plasëse.

Operacioni "Roja e Gjelbërt", ku janë evidentuar dhe goditur 30 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Operacioni me OSHEE, ku janë evidentuar dhe goditur 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

6.Sektori i Policisë Shkencore

Sektori i Policisë Shkencore, për vitin 2016 ka  shkuar ne 485 ngjarje të evidentuara në territorin e Drejtorise Vendore  Dibër.

7. Krime në volum

Gjatë vitit 2016, nga Seksionet për krimet në Komisariatet e Policisë Diber, Bulqizë e Mat, janë evidentuar dhe referuar në prokurori 561 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 462, me një përqindje zbulueshmërie 83 %. Janë proçeduar penalisht 528 autorë, nga të cilët 154 arrestuar, 341 në gjendje të lirë dhe 35 në kërkim.

Gjatë vitit 2015, nga Seksionet per krimet ne Komisariate, jane evidentuar dhe referuar ne prokurori 768 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 632 , me një përqindje zbulueshmërie 82,2 %. Janë proceduar penalisht 719 autorë, nga te cilet 212 arrestuar, 441 në gjendje të lirë dhe 66 në kërkim.

Duke e krahasuar me vitin 2015 rezulton se kemi një ulje me 131 vepra penale më pak, ose 40% më pak dhe rritje të zbulueshmërisë me 3 %.

se vepra penale e vjedhjes së pronës  dhe të banesave  gjatë vitit 2016 është ulur me rreth  40 %.

Vlen të theksohet  së gjate vitit 2016, ka nje reduktim te krimeve kunder pronës(vjedhje) me 64 raste me pak se ne 2015, ose rreth 40% me pak.

Kultivimi i bimëve narkotike

Gjate vitit 2016, në Qarkun e Dibrës janë identifikuar 47 raste kultivimi, zbuluar 7, me 12 autorë të proceduar, nga të cilët, 4 arrestuar, 4 ne gjëndje te lirë dhe 4 në kërkim.

Gjatë vitit 2015,  janë identifikuar 27 raste të kultivimit të bimëve narkotike, zbuluar 6, ose 27 % e tyre.

Armëmbjatje pa leje :

Gjatë vitit 2016, janë identifikuar 22 raste të armëmbajtjes pa leje, me 15 persona të arrestuar, 3 në gjëndje të lirë dhe 1 në kërkim. Siç shihet kemi 31 raste më pak gjatë këtij viti, ose 59 % me pak, se në vitin 2015.

Kjo tregon se puna e strukturave policore duhet të kishte qenë me e orjentuar ndaj kesaj tendence, e cila përbën shqetësim për komunitetin ashtu dhe për shërbimet policore në qark, pasi është rrezik potencial, për ngjarje të rënda kriminale.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar 53 raste të armëmbajtjes pa leje, zbuluar 46. Autorë të proceduar 61, nga te cilat 43 të arrestuar, 15 ne gjendje te lire dhe 3 ne kerkim.

Armë të sekuestruara gjatë vitit 2016:

-3 pushkëte kalibrave te ndryshem

-8 automatikë model 56

-3 pistoletë të kalibrave të ndryshëm

-20 krëhëra armesh

- 2170 cope fisheke të kalibrave të ndryshëm

- Fitil zjarrpërcjellës 60 ml

Dhuna ne familje:

Gjatë vitit 2016, janë evidentuar 38 vepra penale, me 39 autorë të proçeduar, nga këto 30 të arrestuar, 8 në gjëndje të lirë dhe 1 në kërkim. Shërbimet policore në Komisariate, i janë drejtuar gjykatës me kërkese-padi, për urdhër mbrotje, në 14 raste.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar 34 vepra penale, me 36 autorë të proceduar, nga këto 27 të arrestuar, 7 në gjëndje të lirë dhe 2 në kërkim. Nga sherbimet policore, i është drejtuar gjykatës me kërkese- padi për urdhër mbrotje në 23 raste.

Vjedhja e Energjisë Elektike  gjatë vitit 2016 janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Parandalimi dhe goditja e prerjes së paligjshme të pyjeve "Roja e Gjelbër", gjatë vitit 2016 janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

8. Sektori për Rendin Publik.

Vlen të theksohet që në fillim se puna e Patrullave të Përgjithshme dhe e SPZ-ve të zonave është e kënaqshme, në drejtim të parandalimit të ngjarjve , informacionave të grumbulluara  dhe preformacës së tyre në komunitet.

Disa nga treguesit e realizuar gjate ketij viti sipas sherbimeve jane si me poshte vijon :

Kapur persona në flagrancë në 27 raste, persona në kërkim 4 raste , janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë për verifikim 663 persona.

Janë shoqëruar në seanca gjyqësore 188 persona  si dhe janë  mbështetur organet  e drejtësisë (Zon Urbane) gjithësej 38 raste.

Janë evidentuar nga SPZ 1381 konflikte ku ka ndërhyrë policia për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre  sipas ligjit.

Patrullat e përgjithshme kanë ndërhyrë për dhënie ndihmë, verifikime, shoqërime personash e mjetesh, parandalim konfliktesh në 14 144 raste.

Është garantuar rendi e siguria në 40 raste të aktiviteteve kulturoe e sportive, si dhe në 58 raste të aktiviteteve elekotrale e tubime.

Salla e  Komandimit

 Gjatë këtij vitit 2016 janëevidentuar gjithsej 3597 telefonata nga qytetarë të ndryshëm, nga këta 3597 telefonata.

krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi patur 350  telefonata më shumë se në vitin 2015.

9.Sektori i Policise Rrugore

Gjatë vitit 2016, jane identifikuar 26 aksidente automobilikstike me 10 të vrarë, 7 të plagosur rëndë dhe 34 të plagosur lehte.  Krahasuar me vitin 2015 ku janë rregjistruar 3 aksidente me shume, me 2 te vrare me shume, 4 plagosur rende me pak.

Gjatë vitit 2015, jane identifikuar 23 aksidente automobilikstike me 5 të vrarë, 7 të plagosur rëndë dhe 23 të plagosur lehte. 

MASAT ADMINISTRATIVE :

Janë ndëshkuar gjatë vitit 2016 gjithsej 13976 kundërvajtës, me vlerë 12468726 lekë, janë arkëtuar gjithsej 12426 gjoba gjoba të vendosura,  në sasinë  prej 11485919 lekë në vlerë, e shprehur në përqindje gjatë kësaj periudhë në vlerë 108.5% në numër 112.4 %.

Krahasuar me vitin 2015 , kemi rreth 1600 masa administrative më shumë  gjatë vitit 2016.

Seksioni i Trajnimeve

Ka ndjekur në  vijimësi të gjitha trajnimet e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë si dhe  ato të zhvilluara në D.V.P Dibër apo në ambjente të tjera publike.

Disa nga objektivat dhe prioritetet e punes se strukturave policore te DPQ Diber per vitin 2017 do te jene :

PRIORITETET STRATEGJIKE PËR VITIN 2017 :

  • Mbrojtja e jetës shëndetit dhe pronës së qytetarëve.
  • Krijimi i një mjedisi të sigurtë për qytetarët.
  • Reduktimi i Kriminalitetit në shkallë Qarku.
  • Respektim i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
  • Garantimi i rendit dhe sigurisë publike si para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor Qershor 2017.
  • Bashkëpunimi me partnerët institucionalë lokalë, në adresimin e problemeve të sigurisë në komunitet.
  • Rritja e kapaciteteve profesionale të personelit të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

DIBER ANALIZA 1

DIBER ANALIZA 2

DIBER ANALIZA 3

DIBER ANALIZA 4

DIBER ANALIZA 5

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...