Korçë - Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti

Korçëarma e sekuestruar9prill

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

Sekuestrohet një armë zjarri e municione luftarake, të cilat i posedonte pa leje në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në dalje të qytetit, dy shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake.

Shtetasi M.I, u arrestua në flagrancë për veprat penale të lartpërmendura dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30