Vizitë studimore e kandidatëve për magjistratë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Një grup prej 15 kandidatësh për magjistratë, të cilët kanë kaluar në vitin e dytë dhe janë duke kryer praktikën profesionale, ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë studimore, me qëllim njohjen me mënyrën emagjistr2 funksionimit të Policisë së Shtetit dhe të objektivave të punës së kësaj organizate.

Kandidatët për magjistratë janë pritur nga Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Idajet Faskaj, Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi, të cilët kanë prezantuar punën dhe mënyrën e funksionimit të drejtimeve që mbulojnë.

Në përgjigje të interesimit të lartë të studentëve të Magjistraturës, drejtuesit e lartë në Policinë e Shtetit i kanë njohur këta të fundit me prioritetet e Organizatës, ku është theksuar bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me të cilat janë kryer edhe hetime paralele dhe operacione të përbashkëta si brenda dhe jashtë vendit.

Kjo vizitë studimore synon në rritjen e aftësive praktike të kandidatëve për Magjistratë, si gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm

 

 

 

 

magjistr3

magjistr1

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1