Tiranë - 18 drejtues mjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

Tiranëpolicia rrugore 21.05.2019
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave fatale që vijnë si pasojë e tyre, duke vlerësuar në tërësi shkaqet e ngjarjeve rrugore të ndodhura më herët, përgjatë gjithë javës, kanë organizuar patrullime policore me përzgjedhje, kryesisht për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, me shpejtesi mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë veçanërisht në qendrat e buanuara, duke përdorur të gjjtha pajisjet speciale që disponon shërbimi i policisë rrugore.

Nga verifikimet dhe kontrollet policore, në funksion të parandalimit, janë evidentuar dhe proceduar :

• 18 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilet 14 në gjendje të dehur dhe 4 të papajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 70 leje drejtimi, nga te cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 18 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

• Në zbatim të Planit Operacional për Kontrollin e mjeteve me targa të huaja (Angleze) janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme nga strukturat e tjera të policisë 14 automjete, nga të cilat 12 prej tyre janë proceduar administrativisht për mangësi në dokumentacion dhe tejkalim të afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.

• ndaluar administrativisht 82 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• si dhe janë vendosur 2900 masa të tjera administrative, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

#PatrullimParandalimSiguri#

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1