Lezhë - Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

Lezhëlezhe

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve", pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij,për veprën penale "Dhuna në familje",pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike,duke e goditur me sende të forta në kokë vellain e tij,shtetasin L.T.,43 vjeç.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4