Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 7 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

-Shënkoll, Lezhë: Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit. Sekuestrohet droni ku në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit. Në orët e vona të mbrëmjes, në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës. Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor. Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë. Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut në një distancë 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër, Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe, Shkodër. Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentativë".

-Tiranë: Punonjësit e Policisë rrugore ndërhyjnë për të parandaluar një konflikt në një autobus të linjës Kinostudio-Kombinat. Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e policisë rrugore janë kundërshtuar me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por neutralizohen dhe vihen në pranga. Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës Kinostudio - Kombinat, dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit. Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit "Nënë Tereza", ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës". Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

-Tiranë:  Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit N. K., 58 vjeç, banues në Baldushk. Arrestimi i tij u bë më datë 06.07.2019 rreth orës 18:30 në duke drejtuar autobusin tip “Iveko” është përplasur me një motor ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit shtetasi  T. S., 24 vjeç, ndërsa si pasojë e plagëve të marra është dërguar në SQU pasagjeri që udhëtonte me motor, shtetasi E. A.,24 vjeç. Materialet u kaluan pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale  "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 80 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 4 janë ndalur dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 2 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Korçë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Fier, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në qarkun Korçë, 1 në Gjirokastër, 1 në PKK Qafë Thanë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja” në qarkun Fier, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku auorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjenjde të lirë; 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 3 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, kokretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 2 në Berat, 2 në Korçë, 2 në Berat, 1 në Fier, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje te dehur, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Kor­çë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4