Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 21 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Elbasan - Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar " Bradasheshi". Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash. Në pranga 39-vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Bradasheshi". Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan. Në afësi të fshatit "Hajdaran", Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 7 aparate celuare, automjeti me të cilin lëvizte dhe 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".

Fier - Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje me pasoja të rënda për jetën. Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, kapet në flagrancë nga policia autori i dyshuar më mjetin e krimit në dorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M, 64 vjeç, banues në Fier. Në lagjen “16 Prilli", Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve. Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin. Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Tiranë - Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, autorët vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 2. Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve: F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Dibër - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri babë e bir! Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, një ambjent në qytetin e Peshkopisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, Njësia Administrative Luzni, Dibër. Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir). Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg", për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top of Form


Tiranë - Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 36-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë, krehër dhe fishekë luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç, banues në Laç për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.

Tiranë - Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H.,18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë një konflikti ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T., 23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda, për pasojë ndodhet në ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 26 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 5 në qarkun Tiranë, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Tiranë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 3 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 4 në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 2 në Durrës, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 11 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në Durrës, 2 në Fier, 1 në Lezhë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 shtetas që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1