Tiranë - Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 36-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.01drejtoria new

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë krëhër dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit:

S. K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1