Lajmet e Fundit Per Sigurine Publike

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06.01.2017


I. SITUATA EMERGJENTE SI RRJEDHOJË E RRESHJEVE TË SHUMTA TË BORËS1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Më datë 05.01.2017, Bashkia Shkodër, aksi rrugor Shkodër–Breg Lumi, i pakalueshëm, në vendin e quajtur “Mali Shoshit”, ka 70 cm dëborë, nuk ka borë pastruese. Aksi rrugor  Shkodër–Thethë, i pakalueshëm, në vendin e quajtur “Qafë Thore”, ka 1 m dëborë, nuk ka borë pastruese. Bashkia Vau Dejës, aksi rrugore Shllak–Temal, i pakalueshëm, lëvizja bëhet me mjeteve lundruese nga liqeni i Komanit. Nuk ka probleme me energjinë elektrike. Bashkia Koplik, aksi rrugor Qafa e Berdelicit–Vermosh, e pakalueshme, ka mbi 1 metër dëborë. Aksi rrugor  Tamare–Qafë Berdolecit e kalueshme me zinxhirë, në vendin e quajtur “Gropat e Selces”,ka 70 cm dëborë, po punon një borë pastruese për mbajtjen hapur të rrugës. Nuk ka probleme me energji elektrike në të gjithë territorin e Malësisë së Madhe. Bashkia Pukë–Fushë Arrës, aksi rrugor Qafë Mali–Fierzë, i pakalueshëm, ka mbi 1 metër dëborë, po punohet për hapjen e rrugës me 3 borëpastruese dhe 2 fadroma. Aksi rrugor Qafë Mali–Qafë Shllak, i pakalueshëm, ka mbi 1 metër dëborë, po punohet për hapjen e rrugës me 3 borëpastruese dhe 2 fadroma. Aksi rrugor Fushë Arrës–Iballë dhe Pukë-Qelës, i pakalueshëm, po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese. Aksi rrugor Fushë Arrës–Iballë–Qafë Ballshi, i pakalueshëm, ka mbi 60 cm dëborë. Aksi rrugor Qafë Mali– Fierzë dhe Qafë Shllak–Kukës i pakalueshëm, ka mbi 1 m dëborë, po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.  Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë rrethin  e Pukës. Në njësinë administrative Iballë, nuk ka energji elektrike. Aktualisht në rrethin e Pukës ka reshje dëbore.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Më datë 05.01.2017, Rrethi Kukës, rruga e Kombit e kalueshme me zinxhirë pa probleme, rrugët urbane, që lidhin njësitë administrative me qendrën e Bashkisë janë të kalueshme, me zinxhir. Borëpastrueset janë në punë dhe po punojnë për pastrimin e borës. Rrethi i Kukësit është pa energji elektrike. Rrethi Has, rrugët në Bashkinë e Hasit, janë të gjitha të kalueshme me zinxhir. Borëpastrueset janë në punë dhe po punojnë për pastrimin e borës. Rrethi Tropojë, rrugët në Bashkinë e Tropojës, janë të gjitha të kalueshme me zinxhirë. Borëpastrueset vazhdojnë punën për pastrimin e borës. Bajram Curri–Valbonë është e pakalueshme borëpastrueset vazhdojnë punën për zhbllokimin e rrugës. Valbona dhe Lekbibaj, janë pa energji elektrike.Vazhdojnë reshjet e dëborës në shkallë qarku.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.
Më datë 05.01.2017, në Dibër, vazhdojnë reshje dëbore me ndërprerje, rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë–Burrel, është e qarkullueshme për automjetet me zinxhirë, lëvizja kryhet me vështirësi. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë është 50 cm. Rrugët rurale të ish komunës Lure e Selishte janë të bllokuara. Lëvizja e mjeteve në këto njësi kryhet nga Kurbeneshi dhe Burreli me zinxhirë. Borëpastrueset janë në punë. Në njësinë administrative Muhur, Aras, Reç, Lurë, janë pa energji elektrike. Njësia administrative Sllove Kala e Dodës rruga e lëvizshme me zinxhirë. Në rrethin Bulqizë, njësia administrative Trebisht, Ostren, Krast, trashësia e dëborës 45 cm, aktualisht mjetet lëvizin me zinxhirë. Rruga Peshkopi-Kukës bëhet me zinxhirë për automjetet. Në qytetin e Bulqizës deri te ura e qytetit në Fushë-Bulqizë ka erëra të fuqishme të cilat bllokojnë herë pas here me dëbore rrugën nacionale. Në rrethin Mat, njësia administrative Xibër, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë. Shtabet e emergjencës janë në detyrë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Më datë 05.01.2017, Në rrethin e Lezhës, nuk ka probleme nga reshjet, bie dëborë e lehtë, ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë administrative Zejmen, Shënkoll, Ungrej, Blinisht dhe në disa lagje të qytetit Lezhë pasi fryn erë e madhe, hidrovorët janë në punë por niveli i prurjeve është i ulët. Në rrethin e Kurbinit, nuk ka probleme nga reshjet e shiut, hidrovorët janë në punë por niveli i prurjeve është i ulët. Në rrethin e Mirditës, aksi rrugor Skuraj–Thirrë, i kalueshëm pa zinxhirë, vazhdojnë reshjet e dëborës, fryn erë e fuqishme, ka sasi të madhe dëbore të grumbulluar në disa sektorë, po punojnë 7 borëpastruese, vazhdon lëvizja e mjeteve. Aksi rrugor Rrëshen-Livadhi i Turkut, i kalueshëm pa zinxhirë, aksi Kurbnesh-Perlat-Rrëshen, i kalueshëm pa zinxhirë, aksi Kurbnesh-Lure, i kalueshëm me zinxhirë, janë të pakalueshëm akset rurale në njësinë Administrative Fan, në fshatrat Xhuxhë, Hebe dhe Dardhëz, në njësinë Administrative, Orosh, rrugët rurale të fshatrave Planetë, Nenshejt dhe Lajthizë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Më datë 05.01.2017, aktualisht vazhdojnë reshjet e  dëborës në akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Pogradec-Qafë-Plloçë, Korçë-Devoll, Korçë-Kolonjë. Gjendja e rrugëve është normale, nuk ka bllokime apo rrëshqitje. Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Pogradec-Qafë-Plloçë, Korçë-Devoll, Korçë-Qar-Kolonjë, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 05.01.2017, Elbasan, akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura. Librazhd, akset rrugore nacionale aktualisht janë të hapura. Akset rrugore rurale Librazhd-Sterbleve dhe Librazhd Qarrisht, për momentin janë të bllokuara nga reshjet e dëborës. Përrenjas, akset rrugore nacionale dhe rurale aktualisht janë të hapura. Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë vazhdon normalisht por vetëm me zinxhirë. Në akset rrugore rurale Përrenjas-Menik, Përrenjas–Berzeshtë dhe Qukës–Bardhaj, trashësia e dëborës është 15 cm dhe për momentin ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Vazhdon rënia e reshjeve të dëborës me intensitet të dobët. Gramsh, akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura dhe nuk ka probleme. Vazhdon rënia e reshjeve të shiut me intensitet të dobët.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 05.01.2017, në segmentin rrugor mbi Dukat fshat-Llogara-deri mbi fshatin Palasë, ka reshje dëbore të dendura, rruga është e pakalueshme për  mjetet, ndërsa rruga kryesore Sarandë-Delvinë-Qafë Muzinë-Gjirokastër dhe rrugët dytësore që lidhin këto qytete me fshatrat janë të kalueshme, pasi ka vetëm rënie shirash të dobëta. Në Llogara janë duke punuar mjetet borë pastruese por reshjet e dëborës janë të dendura dhe rruga Vlorë-Himarë-Sarandë vijon të jetë e pakalueshme. Rruga në Qafë Llogrreth orës është e kalueshme për mjetet e rënda, reshjet e borës vazhdojnë të bjerë. Vazhdojnë puna nga mjetet borë pastruese. Në Himarë, raportohet se nuk ka energji elektrike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 05.01.2017, në qytet Durrës, kanë filluar reshjet e dëborës dhe autostrada Tiranë–Durrës, është bërë e vështirë për Qarkullimin e mjeteve. Në Krujë, në fshatrat Culli, Kroi i Madh, Bruzë–Mal, e Bruzë-Zalle, trashësia e dëborës, ka arritur 30 cm, kjo zonë është dhe pa energji elektrike. Në zonën e Shijakut gjithë rrethi është pa energji elektrike dhe zonat e Manzës e Ishmi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 05.01.2017, rreth orës 00.30, në qarkun  Fier, shirat bien me intensitet të ulët, lumenjtë janë në kuota normale, rrugët janë të kalueshme, po mbahet kontakt i vazhdueshëm me Komisariatet për situatën e reshjeve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 05.01.2017, në rrugën e Dajtit deri në Qafë Priskë dhe nga Surreli deri në Qafë Priskë, rruga është e kalueshme vetëm me zinxhir, më tej rruga është e pakalueshme. Në rrugën Tiranë-Elbasan, në segmentin Ibë deri afërsi të tunelit, mund të kalohet vetëm me zinxhir. Në Autostradën Tiranë-Durrës, ka pak vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës, po monitorohet situata.

II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit S.S, vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.O, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, rreth orës 21:00, në Ndroq, duke drejtuar mjetin tip “Irisbus”, ka aksidentuar motoçiklisten dhe pasagjeren, shtetaset K.A dhe M.M, vjeç 43 e 46, banuese në Tiranë, të cilat pas ndihmës së marrë në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi, në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin K.A, ku ka vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.P, vjeç 31, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 14:50, në rrugën “Kastrioti”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka përplasur këmbësorin një shtetas të mitur, vjeç 11, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Gj, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi, në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë, pranë një karburanti, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje një shtetas, të moshës 40 vjeç, punohet për identifikimin e tij. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi, në kryqëzimin e rrugës së Laknasit, duke qenë në mjetin e parkuar, tip “Benz”, ka hapur derën e mjetit pa u siguruar për fluksin e lëvizjes dhe ka përplasur motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin F.N, vjeç 45, banues në Tiranë dhe pasagjere shtetasen M.N, vjeç 38, të cilët kanë mbetur të dëmtuar, e ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, te sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.01.2017, u  ndalua shtetasi në kërkim M.K, vjeç 25, banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit  Durrës, e ka dënuar me 5 muaj burgim për veprën penale ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Neni 190/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.Gj dhe B.L, vjeç 43, 50, banues në Tiranë e Durrës, ish Jurist në Komisionin e Kthimit Pronave, dhe Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit Pasurisë Durrës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë dhe mbivendosje të banesës së shtetases L.B, vjeç 53, banuese në Durrës. Nenet 248 e 186  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 47, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, pasi, në lagjen 17, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.H, ku ka patur dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Z, vjeç 53, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Elbasan, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M, vjeç 32, banues në Berat. Neni 110/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 20, banues në fshatin Levan, Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e IEVP Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në hyrje për takim me personat që vuajnë dënimin, i'u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 dhe 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.C, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 14 vjet burg dhe i kanë mbetur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Neni 78 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N, vjeç 31,  banues në Fier, pasi, në afërsi të një shkolle u kap duke drejtuar pa e leje drejtim dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Dajvu Matiz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.L, vjeç 31, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, që drejtohej nga shtetasi F.G, vjeç 43, banues në fshatin Plyk dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, vjeç 55, banues në Fier, i cili ndodhet në spitalin jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T, vjeç 42, banues në fshatin Suk, pasi në Suk, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinro”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.B, vjeç 36, banues në Itali, pasi dyshohet se rreth orës 14:55, në “Koçekët e Ali Beut“, duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Nissan”, që drejtohej nga shtetasja V.V, vjeç 65, banuese në Sarandë, për pasojë është dëmtuar kjo e fundit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.01.2017, rreth orës 11:39, në Shënkoll, në ambientet e regjimit të brendshme të IEVP, është gjetur 1 orë dore, pa rrip dhe pa zinxhir me 4 qese të mbështjella me plasmas, me një sasi të vogël lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit F.S dhe E.L, vjeç 50 e 52, banues në fshatin Grud e Re e Shkodër, elektriçist në OSHEE Shkodër, pasi dyshohet se në muajt Gusht-Shtator 2016, në lagjen “Skendërbeg”, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar një akt konstatimi, për dërgimin me vonesë të aparatit matës në laborator, gjeneralitetet dhe nënshkrimin e lexuesit të zonës, shtetasit A.Rr, vjeç 26, banues në Shkodër. Nenet 248 e 186/3 të Kodit Penal.


III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.K dhe E.Q, vjeç 57 e 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2016, në rrugën “Hoxha Tasim“, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri - tjetrin. Nenet 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 04.01.2017, më datë 05.01.2016, ka vdekur në spital, shtetasja N.H, banuese në Tiranë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.S, R.H dhe I.S, vjeç 43, 37 e 38, banues në Bërzhitë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, në Bërzhitë, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin A.Gj, vjeç 19. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Artan Lenja”, ka përndjekur bashkëshorten shtetasen K.S, vjeç 27. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.L, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë mjetin tip “Porche”, shtetasit H.K, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E.S, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.01.2017, shtetasja F.R, vjeç 65, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa në drejtim të Greqisë, bashkëshorti A.R, vjeç 73. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 11:15, në Bulevardin “Zogu i Parë”, te një qendër tregtare, një shtetas, ka vjedhur ambjentin, në pronësi të shtetases D.Ll, vjeç 49, banuese në Tiranë, ku ka marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 12:00, në rrugën e ‘’Barrikadave’’, në një pallat, është rrëzuar nga shkallët shtetasi A.I, vjeç 36, banues në fshatin Surrel, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 22:30, në rrugën “Riza Cuka“, në Laprakë, është vjedhur mjeti tip ‘‘Benz‘‘, në pronësi të shtetasit M.Z, vjeç 32, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.H, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit H.H, vjeç 52. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim N.H, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ’’Keqtrajtimi i të miturit‘’. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim N.N, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike". Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2016, në rrugën “Muhamet Deliu“, për motive të dobëta, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, kanë goditur me grusht, shtetasin A.Q, vjeç 42, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 09:30, në rrugën “Ibrahim Brahja”, në banesë, ka vrarë veten me armë zjarri shtetasi E.B, vjeç 74. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automatiku, model 56. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Nenet 99 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.P, pasi dyshohet se, në banesë djali L.P, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 05.01.2017, në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur i burgosuri R.D, vjeç 55, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin I.K, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se babai B.K, vjeç 67, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. L, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit "Shotgun", në një ambient publik. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S.L., 61 vjeç, banues në Tiranë. Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të: Një armë zjarri gjuetie, tip "Shotgun", një automjeti tip "Audi". Materialet i'u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe "Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u arrestua shtetasi F.O, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim e shitje të narkotikëve, pasi tek parkingu i një spitali, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 19, banues në Valias i Ri, pasi shtetasi H.D, vjeç 56, banues në Valias, kallëzon se në muajin Nëntor 2016, i ka vjedhur 1 pompë zhytëse. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.M, vjeç 52, banues në Bathore, pasi dyshohet se, në Bathore, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Z, vjeç 62, banues në fshatin Zall Herrë, pasi dyshohet se, në banesë, kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 41, banues në Bathore, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.C, vjeç 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases A.Gj, vjeç 40, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka marrë me vete fëmijët, të cilët Gjykata, i ka caktuar në kujdestarinë e ish-bashkëshortit F.Gj, vjeç 48. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L, vjeç 28, banues në Bathore, pasi dyshohet se gjatë natës, në Paskuqan, ka vjedhur matësin e energjisë elektrike, në dyqanin e shtetases D.Sh, vjeç 40, banuese në Paskuqan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.J, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Qelqit”, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen F.D, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-kunata E.M, vjeç 32, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen V.S, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti G.S, vjeç 47, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.B, vjeç 53, banues në fshatin Harizaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale ”Vjedhja”, në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Nenet 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.Xh, vjeç 31, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në fshatin Zikxhafaj, ka goditur me grusht shtetasin M.Xh, vjeç 57, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 09:30, në rrugën interurbane dytësore Gosë-Vilë Bashtovë, është gjetur i vdekur brenda në automjetin tip "Mercedes Benz", shtetasi F.F, 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte rrëzuar në një kanal. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga humbja e kontrollit të automjetit që drejtonte. Parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit P.B, vjeç 62, banues në Gramsh, pasi dyshohet se, në Terminalin e Trageteve Durrës, bashkëjetueses shtetases A.B, vjeç 60, banuese në Gramsh, i ka marrë në mjet disa pajisje elektro-shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, në lagjen 17, në banesë, është gjetur e vdekur shtetasja K.K, vjeç 20. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet shkaqe natyrale. Po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 08:00, në lagjen 6, është rrëzuar nga shkallët e pallatit dhe dëmtuar shtetasja A.N, vjeç 75, banues në Durrës, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë, për largimin nga banesa të shtetasit E.K, më datë 05.01.2017, është paraqitur vetë në familje dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen M.D, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti L.D, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.K, vjeç 39, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A.Ç, vjeç 48, banues në fshatin Shushicë. Nenet 89 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Në vijim të komunikatës datë 20.12.2016, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit S.R, më datë 05.01.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.A, vjeç 25, banues në Cërrik, pasi dyshohet se,  në Cërrik, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A.H, vjeç 23, banues në fshatin Mollas. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 64, banues në Cërrik, pasi dyshohet se, në Cërrik, ka dëmtuar çatinë e shtetasit G.Q, vjeç 44. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit N.R, vjeç 40, banues në fshatin Floq, pasi dyshohet se më datë 29.12.2016, ka vjedhur në banesën e shtetasit P.Sh, vjeç 55, banues në Floq, disa artikuj ushqimorë. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin N.Q, vjeç 36, banues në fshatin Babje, pasi dyshohet se, në banesë, ju gjetën dhe sekuestruan 5 m3 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.01.2017, gjatë natës, në fshatin Gollomboç, është vjedhur Kisha e Shëngjergjit, ku kanë marrë sende të ndryshme dhe 12000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit Sh.T dhe P.T, vjeç 38 e 33, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Shkurti”, për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta dhe janë konfrontuar fizikisht me shtetasit H.K dhe E.K, vjeç 26 e 38, banues në Kuçovë. Nenet 274, 84 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.V, vjeç 42, banues në fshatin Baltëz, pasi dyshohet se, në Baltëz, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V.J, vjeç 58, banues në fshatin Daullas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.S, vjeç 29, banues në fshatin Mëhallas, pasi dyshohet se, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për motive të dobëta, ka thyer xhamin e derës së zyrës së një kompanie duke prishur dhe rendin e qetësinë publike. Nenet 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, duke e shoqëruar me ambulancë nga spitali Divjakë për në Lushnjë, ka vdekur shtetasja Xh.L, vjeç 62, banuese në fshatin Çermë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.V, vjeç 45,  banues në Ballsh, pasi dyshohet se, në lagjen “28 Nëntori”, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.01.2017, gjatë natës në lagjen “Osman Haxhiu”, është vjedhur ambienti, pronë e shtetasit V.G, vjeç 56, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa pije të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.L, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti A.L, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.Y, vjeç 23, pasi dyshohet se bashkëshorti B.Y, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, gjatë natës, në fshatin Nartë, është vjedhur banesa e shtetasit Th.Dh, vjeç 54, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa pajisje elektro-shtëpiake. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  05.01.2017, është vjedhur banesa e shtetasit Gj.O, vjeç 33, banues në Gjirokastër, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, gjatë natës, në lagjen “18 Shtatori”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit M.P, vjeç 54, banues në Gjirokastër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.01.2017, rreth orës 13:30, në lagjen “Tom Kola”, është vjedhur banesa e shtetases E.Gj, vjeç 69. ku kanë marrë një sasi lekësh, 1 bizhuteri dhe 1 telefon celular. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.M, vjeç 56, banues në Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit P.Rr, vjeç 78, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Tomë Kola”,në banesat e tyre, punonjësit e OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 04.01.2017, në Bujan, në banesën e shtetasit M.V vjeç 38, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, rreth orës 01:00, në Fierz, në banesën e shtetasit I.D vjeç 69, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Policia Rrugore e angazhuar në të gjitha akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për t'ju ardhur në ndihmë drejtuesëve të automjeteve në nevojë. Gjatë kontrollit dhe këshillimit të drejtuesëve të automjeteve për të mos qarkulluar pa zinxhir është konstatuar një drejtues mjeti i cili drejtonte automjetin pa zinxhirë por edhe në gjendje të dehur. Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit. Nga Specialistët e Policisë Rrugore në  Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.S, 27 vjeç, banues në fshatin Trenë-Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në qytetin e Peshkopisë gjatë kontrollit nga Policia për vendosjen e zinxhirëve të automjetit është konstatuar pa zinxhirë dhe duke drejtuar automjetin tip "Golf", nën efektin e alkoolit. Pasi i është bërë testi i alkoolit me "Drager", rezultoi se përqindja e alkoolit ishte 0.77 mg/l. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Mat
Kontrolle nga FNSH-Shkodër e Policia Lokale për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje. Kapet dhe arrestohet në një pikë Eurolloto një shtetas me armë zjarri Pistoletë "TT" që e mbante në brez. Gjithashtu gjatë kontrolleve, po në të njëjtën pikë Eurolloto është arrestuar një tjetër shtetas pasi është kapur me thikë me vete. Si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17 vjeçar pasi është kapur me një dorezë boksi metalike.
Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkpunim me F.N.Sh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (lokale eurolloto e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kërkim, etj. Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë me armë në brez shtetasi G.P 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” . G.L 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal Eurolloto me thikë me vete, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Procedimi filloi për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .
Arma e zjarrit Pistoletë "TT", thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.


IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN
Policia e Shtetit.
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italine, Guardia di Finanza(GdF) - sekuestrohen rreth 510 kg marijuanë, një person në pranga.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg lëndë e dyshuar marijuanë. Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 05.01.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen O.H, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në PKK Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale,1 pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, në P.K.K, Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Gjermani shtetasi në kërkim ndërkombëtar A.A, vjeç 41, banues në Kosovë, pasi Gjykata Lokale në Gummersbach, Gjermani, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Më datë 05.01.2017, u referuan materiales në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.12.2016, në afërsi të P.K.K, Bllatë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.10.2016, në Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.10.2016, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2017, në PKK Rinas, u ekstradua drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.F, vjeç 27, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Apelit e Helsinkit, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit 3 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 05.01.2017, në Portin, Durrës, u kap shtetasi në kërkim M.K, vjeç 25, banues në Shijak, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 5 muaj  burg për veprën penale”Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.01.2017, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Gjirokastër Kakavije, u kapën 3 shtetas sirianë, emigrantë të parregullt. U procedua me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë  05.01.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim M.M, vjeç 50, banues në Kosovë dhe ju dorëzua policisë të Kosovës.

 

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...