Lajmet e Fundit Per Sigurine Publike

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 07.01.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TE JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 06.01.2017, në Qarkun e Tiranës, nuk ka rënë reshje shi dhe dëbore, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Punohet për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 06.01.2017, në qarkun Durrës, nuk ka patur reshje të borës dhe shirave, rrugët janë të kalueshme, është hedhur kripë në akset kryesore të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 06.01.2017, në Qarkun e Elbasanit, nuk ka patur reshje shiu dhe dëbore, ndërprerje të energjisë elektrike, nuk ka energji elektrike në fshatin Sterblevë dhe në fshatin Qarrisht, në rrugët nacionale qarkullimi i mjeteve është normal, rrugët rurale Labinot- Shmil, Gjinar–Zavalin, kalohet me zinxhir, rrugët rurale Librazhd-Sterbleve, Qarrisht, Lunik, janë të bllokuara, fshatrat Hotolisht, Frare, Xhyre dhe Dardha, Orenje, të kalueshme  me zinxhirë, qarkullimi i mjeteve ne aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thane vazhdon normalisht pa zinxhirë, në rrugët rurale Përrenjas, Menik, Përrenjas –Berzeshte dhe Qukës-Bardhaj, kalimi i mjeteve me zinxhirë, është mbajtur komunikim i pandërprere me shtabin e emergjencave civile.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 06.01.2017, në Qarkun e Korçës, nuk ka reshje dëborë, temperaturat janë të ulta dhe ka prezencë të akullit. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me zinxhira. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Punohet me borëpastrueset dhe për kriposjen e rrugëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, nuk kanë rënë reshje dëbore, lumenjtë, Vjosë, Seman dhe Gjanica janë në kuota normale, rrugët janë të kalueshme, problem me energjinë elektrike nuk ka patur probleme. Punohet për të mbajtur në kontroll situatën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 06.01.2017, në Qarkun e Vlorës situata është normale, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në Qafë Llogara dhe Qafën e Muzinës, janë hedhur skorie e kripë për të vazhduar qarkullimi i mjeteve normal. Reshje dhe problem me energjinë elektrike nuk ka patur.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, nuk ka patur rreshje dëbore. Aksi rrugor Gjirokastër-Zagorie, në “Qafa e Çajupit”, është i bllokuar, por lëvizja e mjeteve bëhet në aksin Gjirokastër-Poliçan-Zagorie, në fshatrat Gllavë dhe Selckë, Memaliaj, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë. Në “Uji Ftohtë”, Tepelenë, ka prezencë akulli, por mjetet qarkullojnë pa probleme, me energjinë elektrike nuk ka patur probleme. Punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, nga bora.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 06.01.2017, në qarkun e Lezhës, nuk ka patur reshje, hidroforët janë në punë, në disa akse rrugore akulli është i pranishëm, aksi rrugor Lezhë-Ungrej e Kreshte, është i pakalueshëm, një pjesë e fshatit Shullaz, Kurbin, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, rruga e kombit Skuraj-Thirrë, nga një karburant, në Fan deri tek tuneli i Thirrës e kalueshme me zinxhir, rrugët rurale të fshatrave Lurë e bllokuar, Kaçinar, të kalueshme me zinxhirë, janë të pakalueshëm akset rurale Fanë, fshatrat Xhuxhë, Hebe dhe Dardhëz, Orosh, Planetë, Nenshejt dhe Lajthizë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 06.01.2017, në qarkun e Shkodrës nuk ka reshje dëbore, aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, është i pakalueshëm, në vendin e quajtur “Mali Shoshit”, ka rreth 70 cm dëborë, nuk ka borëpastruese, Shkodër-Thethë, i pakalueshëm, në vendin e quajtur “Qafë Thore”, ka 1m dëborë, nuk ka borëpastruese, në Vau Dejës, aksi rrugore Shllak-Temal, i pakalueshëm, lëvizja behët me mjete lundruese nga liqeni i Komanit, nuk ka probleme me energjinë elektrike, në Malësi e Madhe, aksi rrugor Qafa e Berdelicit-Vermosh, e pakalueshme, ka mbi 1 m dëborë, aksi rrugor Tamarë-Qafë Berdolecit e kalueshme me zinxhirë, në vendin e quajtur “Gropat e Selces” ka rreth 70 cm dëborë, po punon një borë pastruese për hapjen e  rrugës, Pukë, Fushë-Arrës, aksi rrugor Qafë Mali-Firzë, i bllokuar, ka probleme në fshatrat Fletë, Dardhë, Arës, Miliska dhe Poravë, ka rënie të ortekëve në disa vende, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, trashësia e dëborës është 1.2 m, aksi rrugor Fushë-Arrës, Qafë Shllak, i bllokuar, trashësia e dëborës rreth 1.5 m, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, ka rënie të ortekëve në disa vende, aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti-Qelëz, i bllokuar, për të gjitha mjetet trashësia e dëborës në Qafë Shari Iballë, rreth 70 cm, punojnë 2 fadroma, aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë, ka probleme në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroji Zojës dhe Rrape, ku si pasojë e erës bëhet bllokimi i këtyre pikave, trashësia e dëborës arrin 70 cm, punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë, aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë, i kalueshëm për mjete me tonazh të vogël me zinxhirë, ka akull te tuneli i Gjegjanit, Shkozë, Likaj, Rras-Qafë Bënë, trashësia e dëborës në Qafë Bënë është 40 cm, punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë, energji elektrike nuk ka patur në njësinë administrative Iballë, në dy fshatra, Fierzë, në dy fshatra Blerim, dhe në dy fshatra Gjegjanë. Në fshatin Ludricë, Iballë, në firmën e Kromit, në një kontiner, janë të izoluar nga dëbora tre punonjës me të cilët komunikohet vazhdimisht, nuk kanë patur probleme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, nuk ka patur rreshje dëbore, “Rruga e Kombit”, e kalueshme me zinxhirë, aktualisht punojnë katër borëpastëruese, pa energji elektrike janë fshatrat Surroj, Arrën, Shëmri, Kolsh, Bushtricë, Kalis, Grykë-Çajë, rrugë të bllokuara, Shemri-Qafe-Mali-Pukë, Bushtricë-Kalis, Bushtricë-Grykë-Çajë, si dhe Njësitë Administrative Surroj dhe Arrën. Në rrethin Has rrugë të bllokuara Has-Tropojë dhe Has-Kukës, Has-Qafë-Prush e kalueshme me zinxhirë. Pa energji elektrike është i gjithe rrethi i Hasit. Në rrethin Tropojë, janë të bllokuara Bajram Curri-Qafë Morinë, Fierzë, Valbonë, e kalueshme me zinxhirë. Në Valbonë dhe Lekbibaj fshatrat nuk kanë patur energji elektrike. Në qytet ka energji dhe rrugët janë të kalueshme. Punojnë 8 borëpastrueset për hapjen e rrugëve të bllokuara, nga bora.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 06.01.2017, në qarkun e Dibrës, nuk ka patur reshje dëbore, temperaturat kanë qenë të ulta nën zero, energjia elektrike nuk ka patur ndërprerje, rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë-Mat, e lëvizshme për mjetet me zinxhirë, njësia administrative Lure, Selishte e bllokuar nga dëbora, trashësia e saj arrin deri 50 cm, njësitë administrative Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Luzni e Melan, akset rrugore janë të hapura, mjetet lëvizin me zinxhirë. Në rrethin Bulqizë, njësia administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Tërnovë rrugët janë të hapura nga borëpastruesja, mjetet lëvizin me zinxhirë. Në rrethin e Matit, njësia administrative Xiber, Qafa-Buallit e Klos, rruga është e hapur nga borëpastruesja, mjetet lëvizin me zinxhirë, borëpastrueset në gjendje pune.

II.  DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
 Më datë 06.01.2017 Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.Gj, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip "Opel" i'u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva. Si dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, i'u gjet edhe një sasi tjetër  lënde e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi. Gjithsej rreth 44 kilogramë Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar: Një automjet tip "Opel", 44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Materialet  proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.K, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në muajin Nëntor 2016, me anë të mashtrimit, shtetasin K.S, vjeç 29, banues në Tiranë, nuk e ka paguar. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, shtetasi M.L, vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se persona të paidentifikuar, duke falsifikuar dokumentet kanë hapur disa numra me kontratë pranë një kompanie celulare. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasja në kërkim Sh.K, vjeç 66, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.P, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘‘Komuna e Parisit“, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “BMV‘‘, me leje drejtimi të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.F, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip “Piaggio", me drejtues E.G, vjeç 39, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin A.Gj, vjeç 60, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:10, në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford Focus”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.J, vjeç 78, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 06:00, te një rrethrrotullim, duke drejtuar me leje drejtimi kamionçinën tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F.D, vjeç 53, banues në Paskuqan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Bogdanëve”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e parkuar tip “Benz”, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.S, vjeç 16, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11 në Durrës, gjatë kontrollit iu gjetën e sekuesruan 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë  06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.M, vjeç 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, gjatë kontrollit  fizik iu gjet e  bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.S, vjeç 34, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në Shënvlash, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Kosovë, si pasojë janë aksidentuar pasagjerët R.K dhe E.K, vjeç 42 e 16, banues në Kosovë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G, vjeç 27, banues në Librazhd, pasi, në Korçë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.T, vjeç 32, banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasit S.M e K.D, vjeç 22 e 42, banues në Pogradec e Sovjan, Maliq, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  për të dënuarin E.I, vjeç 43, banues në lagjen “Lef Sallata”, pasi sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, i ka mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 2 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, në bashkëpunim”. Nenet 283/a e 25 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit V.M, E.Xh, Th.Ç dhe Th.D, vjeç 52, 46, 64 e 74. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.P, vjeç 40, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në banesë, për motive të dobëta, ka kanosur me mjete të mprehta bashkëshorten V.F, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Operacion antidrogë "Acari".
Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva.
Arrestohen 3 shtetas  në flagrancë.
Më datë 06.01.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një punë hetimore të mirëorganizuar,  u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit "Acari" ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas F.Gj, 30 vjeç, banues në Rrëshen, A.Gj , 46 vjeç, banues në Tiranë, P.P , 39 vjeç, banues në Mirditë.

Këta 3 shtetas, në aksin e vjetër rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur Pllanë , u kapën në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz, ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis - Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin e tyre. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen J.N, vjeç 25, banues në Velipojë, pasi me cilësinë e provës iu bllokua mjeti tip “BMV X5”, pa targë, i cili dyshohet  i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.A, vjeç 31, banues në Tiranë, administrator në një subjekt, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka marrë masat e nevojshme sipas kontratës për zhbllokimin e segmentit rrugor Dedaj -Razëm. Neni 256 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.E, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi, në lagjen Guerile, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacion i Koduar "Distributori".
Sekuestrohen 200 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për Plagosje e Vjedhje.
Lëndën narkotike do ta shpërndante në lokale pika bastesh e lojra fati, personi me precedent të mëparshëm penal. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bllatë njësia Administrative Maqellarë dy të rinj po përgatisnin lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.
Menjëherë është organizuar puna ku janë kapur dhe  arrestuar në flagrancë  shtetasit :E.K, 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike. Si dhe F.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”), i cili do ta  shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200  doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva. Mateialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.


I. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
 
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më date 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Xh, vjeç 38, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 1 vit, 1 muaj e 10 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Neni 319 i Kodit Penal. 

Seksioni për krimet e rënda
Në vijim të komunikatës datë 08.12.2016, që bën fjalë për tentativë për vrasje të shtetasit A.G, më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin në kërkim R.H, banues në Delvinë. Neni 76 e 22 i Kodit Penal.

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.K, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” e “Dhuna në familje”. Nenet 321/2 e 130/a/1 të Kodit Penal. 

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ç, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Selim Brahja”, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.C, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet telefonit ka shqetësuar dhe kanosur shtetasen B.Gj, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K, vjeç 76, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nusja e djalit E.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Medar Shtylla”, ka goditur me sende të forta shtetasin F.Sh, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.V, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin E.I, vjeç 67, banues në Tiranë. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.D, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në bodrumin e një pallati u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.B, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, gjatë natës, në rrugën Mantho Nakuçi, është vjedhur banesa e shtetasit E.Q, vjeç 27, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë e cila bënë fjalë për vjedhjen e portofolit të shtetases F.Ç, më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi J.V, vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 06.01.2017, rreth orës 14:00, në rrugën e Barrikadave, është vjedhur banesa e shtetases A.O, vjeç 19, ku i kanë marrë një lap-top. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e Dibrës, në zyrën e sekretarisë të një fakulteti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen G.A, vjeç 26, banuese në Tiranë, si dhe ka prishur orendi të zyrës. Nenet 237 dhe 154 të Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, rreth orës 19:00, në rrugën Riza Cerova, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.D, vjeç 48, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 19, banues në Valias, pasi dyshohet se në Valias, në rrugën “Jon”, në banesën e shtetasit B.Sh, vjeç 45, ka vjedhur një pompë zhytëse e një gjenerator. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M, vjeç 22, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi K.M, vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.01.2017, rreth orës 23:00, në rrugën Astrit Losha, në Unazë të Re, në hyrjen e një pallati, është konstatuar një objekt i dyshimtë, i mbështjellë me letër dhe natriban. Nga veprimet rezultoi se nuk kishte probleme, objekti ishte një copë trikotazhi me 12 thika metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.01.2017, rreth orës 15:00, në rrugën Llambi Bonata, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H.M, vjeç 51, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet rezultoi se zjarri ishte shkaktuar si pasojë e lënies ndezur të një friteze. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.K, vjeç 36, banues në Tiranë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Dhuna në familje". Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për vjedhje me anë të mashtrimit të shtetasit E.H, më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.O, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.12.2016, ka vjedhur në një firmë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin G.M, vjeç 57, banues në fshatin Kërçukaj, pasi dyshohet se në Kërçukaj, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A.V, vjeç 57. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 11, është vjedhur lokali i shtetasit D.Sh, vjeç 36, banues në Durrës, ku kanë marrë disa disqe kompjuterike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 06.01.2017, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 4, është vjedhur lokali i shtetases R.S, vjeç 40, banuese në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.M, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale ”Vjedhje e energjisë elektrike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, në fshatin Borizanë, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.N, vjeç 71, ku kanë marrë dy pompa uji e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Borizanë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh.B, vjeç 73, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.P, vjeç 55, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Shijak, në gjendje të dehur, në lokalin në pronësi të shtetasit B.K, vjeç 32, banues në Shijak, ka prishur rendin e qetësinë publike. Nenet 274 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 32, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Nëntori”, para një lokali, ka vjedhur mjetin tip “Opel Astra”, në pronësi të shtetasit I.T, vjeç 38, banues në Elbasan, si dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditje me sende të forta të shtetasit A.Ç, më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në fshatin Shushicë. Nenet 88 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.R, vjeç 43, banues në Elbasan, pasi në rrugën Qemal Stafa, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin taksi, tip “Benz” ku ka dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 291 e 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 06.01.2017, gjatë natës, në fshatin Shalës, në banesë, shtetasi L.L, vjeç 43, i kanë vjedhur armën e gjahut, të cilën e mbante me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.Sh, vjeç 20, banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, në Maliq, për motive të dobëta, ka thyer me grushte xhamin e dritares së një qëndre shëndetësore. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.Y, vjeç 45, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 2, ka vjedhur një telefon celular në dyqanin e shtetasit E.B, vjeç 30, banues në Pogradec. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B, vjeç 32, pasi dyshohet se kunetërit B.B, A.B, S.B, E.B, O.K dhe kunata D.B, vjeç 35, 36, 32, 28, 25 e 46, banues në Kuçovë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim V.H, vjeç 53, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1/b i Kodit Penal. 

Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasin A.B, vjeç 32, pasi dyshohet se babai R.B, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 06.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.N, vjeç 46, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masë sigurie “Arrest me  burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/2 i Kodit Penal. 

Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 54, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti F.R, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 27.07.2006. 

Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.R, vjeç 40, banues në Patos, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me grushte babain shtetasin L.R, vjeç 68. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.01.2017, në fshatin Radhimë, shtetasi A.B, vjeç 53, banues në Vlorë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pranë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit Xh.K dhe L.K vjeç 72 e 50, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se më datë 05.01.2017, në Picar, për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit B.K, vjeç 44. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit J.J, vjeç 33, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në ambientet e IEVP, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një fishek luftarak model 54, kalibri 7.62 mm. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.01.2017, rreth orës 21:30, në fshatin Zervat, në banesën e shtetasit A.G, vjeç 81, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi, si pasojë ka patur dëme materiale si dhe janë dëmtuar shtetasi A.G dhe bashkëshortja E.C, vjeç 78, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për vlerësim.

Më datë 05.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit M.Z dhe B.Z, vjeç 56 e 27, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, shtetasi V.Z, vjeç 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas dhe djalit të tij.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.Ll, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti V.Ll, vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.Gj, vjeç 53, banues në Rreshën, roje e një SHRSF te HEC, në Qafë Mollë, pasi dyshohet se gjatë natës, te HEC, janë vjedhur bateritë e mjeteve tip “Kamion”, në pronësi të një kompanie. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenit 248 e 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.Rr, vjeç 24, banues në Vau Dejës, pasi dyshohet se, në Laç Vau Dejës, u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan disa pajisje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases S.Gj, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin në kërkim N.T, vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 189, 302 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.01.2017, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.M, 25 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasit B.M, 30 vjeç, banues në Kukës. Arrestimi i shtetasit L.M, u bë pasi  në bashkëpunim me shtetasin B.M., në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.S, vjeç 25, banues në fshatin Pjeçë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, ka bërë kallëzim të rremë në polici. Neni 305 i Kodit Penal.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.10.2016,  në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.N, vjeç 25, banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 22.10.2016, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 23, banues në Mirditë, pasi dyshohet se më datë 05.02.2016, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim D.K, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Italia shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A.T, vjeç 26, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nenet 140, 22 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 14.06.2015, në afërsi të PKK, Kapshticë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, në P.K.K, Rinas, u kap shtetasi në kërkim F.M, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale ’’ Vjedhja e energjisë elektrike, ose impulseve telefonike’’. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.01.2017, rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, u kapën 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Pas intervistimit, u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

 

 

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...