Lajmet e Fundit Per Sigurine Publike

Kamp Veror me 300 fëmijë në përfundim të programit sensibilizues kundër drogës, organizuar nga Policia e Shtetit, Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, Programi ICITAP, SACP, si dhe Save the Children (3)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar në MAS, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Programit ICITAP, Programit Suedez SACP dhe organizatës Save the Children, kanë organizuar 10kampus20një vizitë studimore/ekskursion në Kampin Veror Lightforce në Ishull Lezhë me 300 nxënësit më të mirë të klasave të 6-ta nga të gjitha qarqet e vendit në përfundim të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme” të zhvilluar gjatë vitit shkollor 2014-2015.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia përmbyllëse e kampusit veror 3 ditor me 150 fëmijë, si dhe u ndanë certifikatat për vizatimet më të mira të realizuara nga nxënësit në kuadër të zhvillimit të këtij programi.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/Ambasadori i SHBA-së, Z. Henry Jardin, Drejtore e Kabinetit pranë Ministrit të Punëve të Brendshme, Zj. Silda Anagnosti, përfaqësues të programit ICITAP, etj..

Drejtori i Policisë së Shtetit, duke evidentuar rëndësinë e këtij programi, i cili synon në edukimin, ndërgjegjësimin, përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët kur të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit, drogës, të jenë në gjendje t`i thonë “Jo” drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme, u shpreh:

“Dua të theksoj vlerat e mëdha, që ky program i jep rritjes së cilësisë së jetës dhe shëndetit të fëmijëve, familjes, shkollës dhe shoqërisë nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit, për t`i thënë “JO DROGËS”. Dua t`i falënderoj gjithë nxënësit përfitues të Programit, për vëmendjen që i kanë kushtuar orëve të mësimit, angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë për përcjelljen e mesazheve në mënyrë grafike nëpërmjet vizatimeve kaq të bukura dhe të larmishme, ku është vështirë të zgjedhësh më të mirën.”

Ndërkohë Zv/Ambasadori i SHBA-së, Z. Jardin, duke shprehur kënaqësinë që merr pjesë në këtë ceremoni, theksoi se fëmijët e pranishëm në këtë aktivitet janë pjesë e një grupi të madh nxënësish, që kanë përfituar nga ky program, i cili ka pasur bashkëpunimin e fuqishëm të programit ICITAP, mbështetjen e jashtëzakonshme të Policisë së Shtetit, si dhe Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që synon të përcjellë çfarë sfidash sjell përdorimi i substancave të rrezikshme me qëllim që fëmijët, të rinjtë ti thonë jo drogës.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme Zj. Silda Anagnosti, falënderoi të gjithë partnerët që kanë bashkëpunuar në kuadër të këtij programi, si dhe shprehu vlerësimet ndaj fëmijëve për talentin dhe aftësinë e tyre për të shprehur mesazhe aq të rëndësishme.

Në përfundim të ceremonisë u ndanë dhe certifikatat për vizatimet më të mira të realizuara nga nxënësit. Më pas të pranishmit vizituan ambientet e kampit dhe u takuan me fëmijët pjesëmarrës.

Gjatë qëndrimit në kampin veror nga data 08-10 qershor, fëmijët nga qarqet Tiranë, Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë, patën mundësi të zhvillojnë një sërë aktivitetesh si: lojëra, kërcim, ngjitje/alpinizëm, hokej, not, takime mbi çështje që shqetësojnë fëmijët etj.

Grupi i dytë i fëmijëve nga qarqet Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat, Durrës, Kukës dhe Dibër do të qëndrojnë në këtë kamp nga data 12-14 qershor.

Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë së Shtetit në ceremoninë e zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Kam kënaqësinë që marrë pjesë në këtë ceremoni përmbyllëse të kampusit veror 3 ditor me 150 fëmijët të përzgjedhur nga shkollat 9-vjeçare të Republikës, për vitin 2014-2015. Është viti i trete radhazi që po organizohen kampuset verore me nxënësit më të dalluar dhe aktiv gjatë zbatimit të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme”.

Policia e Shtetit dhe Aktorët bashkëpunues e vlerësojnë realizimin e Programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme” si një produkt mjaft pozitiv që i shërben mbrojtjes së fëmijëve, familjes, shkollës dhe shoqërisë nga fenomenet negative të duhanit, alkoolit, drogës , dhe si një arritje të drejtpërdrejtë të Policimit dhe Sigurisë në Komunitet.

Ky program synon në edukimin, ndërgjegjësimin, përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët kur të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit, drogës , të jenë në gjendje t`i thonë “Jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”.

Për implementimin e këtij Programi gjatë vitit mësimor 2014-2015, nga punonjësit e policisë dhe mësuesit u zhvilluan orë mësimi, në 300 shkolla 9-vjeçare të vendit tonë, me pjesëmarrjen e mbi 17 mijë nxënësve.

Dua të theksoj vlerat e mëdha që ky program i jep rritjes së cilësisë të jetës dhe shëndetit të fëmijëve, familjes, shkollës dhe shoqërisë nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit, për t`i thënë “JO DROGËS”.

Dua t`i falënderoj gjithë nxënësit përfitues të Programit, për vëmendjen që i kanë kushtuar orëve të mësimit, angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë për përcjelljen e mesazheve në mënyrë grafike nëpërmjet vizatimeve kaq të bukura dhe të larmishme, ku është vështirë të zgjedhësh më të mirën.

Gjithashtu, dua të falënderoj Programin e Asistencës Policore ICITAP të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtuesit e Arsimit, Programin Suedez SACP, Organizatën “Save the Children” , punonjësit e policisë se shtetit, Kompania Ecomarket dhe aktorëve të tjerë bashkëpunues, të cilët na kanë mbështetur dhe ndihmuar që ky Program të jetë i suksesshëm.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë një aktor i rëndësishëm bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të këtij programi edhe ne te ardhmen.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=CT2GEfOTRqM&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w

10kampus13

10kampus21

10kampus22

10kampus1

10kampus2

10kampus3

10kampus4

10kampus5

10kampus6

10kampus7

10kampus8

10kampus9

10kampus10

10kampus11

10kampus12

10kampus14

10kampus15

10kampus16

10kampus17

10kampus18

10kampus19

10kampus20

 

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...