Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

drejtori rename

Zoti Ardi Veliu u lind më 2 mars 1972 në qytetin e Delvinës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Eshtë diplomuar "Oficer Policie" pasi përfundoi studimet në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë, në vitin 1998. Gjithashtu është diplomuar dhe në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, në vitin 2004. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet "Bachelor" në fakultetin e Drejtësisë.

Në periudhën kohore nga viti 1987 deri në vitin 1991, ka ndjekur studimet në shkollën e mesme  ushtarake "Skënderbej", Tiranë. Në vitet 1991 -1993 ai ka vazhduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994  kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Formimi i tij akademik, plotësohet përgjatë karrierës së tij, nga një sërë kursesh trajnimi brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Poloni, Itali, Hungari dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë, të organizuara nga PAMECA dhe ICITAP. Ka përfunduar kursin  8 - javor të FBI-së pranë qendrës ILEA, Budapest.

Ka ndjekur program Exhange ndërmjet Policive, në Kolegjin e Policisë Europiane (CEPOL), Hungari.

Z. Veliu është autor i disa publikimeve shkencore si më poshtë:
-Policimi dhe Shoqëria: "Një marrëdhënie interaktive afatgjatë bazuar në Edukim dhe Përgjegjshmëri" ;
-Policimi dhe Siguria; -Siguria Rrugore: "Sfida jonë e përbashkët";

Është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe asaj turke.

Karriera e tij profesionale fillon si Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999). Më tej, Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1999-2001).

Në qarkun e Vlorës z. Veliu ka mbajtur pozicionin e Shefit të Sektorit të “Policisë me Uniformë” në Drejtorinë e Policisë, Vlorë në vitin 2002. Nga muaji gusht 2002 deri në maj 2003 ka qenë Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme me Uniformë në DVP, Vlorë. Nga muaji Qershor deri në Gusht të vitit 2003, ka kryer detyrën e Shefit të Sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë. Nga muaji shtator 2003 - shtator 2004, ka qenë Shefi i Zyrës së Policisë së Rendit, Vlorë dhe më pas nga tetori 2004 - shkurt 2005, Shefi i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Vlorë.

Shkurt 2005- Tetor 2005, Specialist i Kontrollit të Shërbimeve, DVP, Berat. Nëntor 2005 - Gusht 2006, Shef i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Vlorë.

Tetor 2013 - Gusht 2014, Shef i Komisariatit të Policisë, Durrës. Gusht 2014-Korrik 2015, Zv/drejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë.

Qershor 2015-Korrik 2016, Drejtor i Shkollës Bazë në Akademinë e Sigurisë, Tiranë.


Gusht 2016-Prill 2017, Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Nga prilli i vitit 2017, zoti Veliu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Që prej datës 05 Shkurt 2018, me vendim të Këshillit të Ministrave, z. Ardi Veliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me gradën "Drejtues Madhor".


Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4