Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new
Tiranë - Finalizohet operacioni “Kamuflimi", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë. Në pranga 2 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bën fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Këta shtetas, pa NIPT dhe pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtarë pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. B., banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera. Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan 1 440 pije freskuese, 12 000 pako çimçakiza, 77 000 kuti, 750 paketa, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Dibër - Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Monitori". Konstatohet dhe goditet 1 rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme. Procedohet penalisht pronari i subjektit. Policia e Dibrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas, i cili dyshohej se në bodrumin e një apartamenti ushtronte në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, organizuan punën për goditjen e këtij rasti. Pas një pune intensive, vëzhgimi e gjurmimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit i koduar "Monitori", ku u procedua penalisht shtetasi A.T, 25 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marë me qera nga shtetasi i lartpërmendur, u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë. Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Elbasan - Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu evidentohen dhe goditen edhe dy raste të tjera të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Cërrik dhe Sarandë, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale hetimi dhe në sajë të punës të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve D. K., 34 vjeç, banues në Malase, Cërrik dhe A.S., 44 vjeç, banues në Ballsh. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim". Gjithashtu po në Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Elbasanit ka evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera në këtë fushë ku janë proceduar penalisht shtetasit G.B., dhe A.M., të dy banues në Elbasan, dy pronarë të subjekteve, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", pasi në ambientet e lokalit të tyre “Bar kafe”, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një kompjuter (ipad) dhe një makinetë elektronike që dyshohet se përdoreshin për lojërat e fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës deri në ndëshkimin me ashpërsi të çdo subjekti që tenton të ushtrojë këtë aktivitet antiligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar 2 persona, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë.

Tiranë - arrestohet shtetasi shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuar për disa vepra penale. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka lëshuar urdhër - arrest për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale", “Agresion dhe keqtrajtimi" si dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 81, 110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Lezhë – arrestohet shtetasi shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. L., 48 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve", parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, nga këta: 16 janë arrestuar në flagrancë, 76 ndiqen në gjendje të lirë, 7 janë ndaluar.

Janë ndaluar 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, 1 i arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për 3 vepra penale; 1 në qarkun Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në qarkun Elbasan, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 i dënuar për “Falsifikimi i dokumentave”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik narkotikësh”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 2 raste në qarkun Durrës, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në Kukës dhe 1 rast në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 7 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 5 rastet e tjera në gjithë territorin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 2 në Berat, 1 në Vlorë, 1 në Kukës, 2 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Durrës, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, konkretisht: 2 në qarkun Elbasan, 1 në Lezhë, 1 në Dibër, të cilët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 5 raste në qarkun Shkodër dhe 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Organizimi i llotarive të palejuara”, 2 në qarkun Elbasan dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 1 autor është ndaluar dhe 2 po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4