Tiranë: Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar "PEZA”

Tiranëfoto op peza
 
Finalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.
 
Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar "PEZA”
 
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
 
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.
 
Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.
 
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte  disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua  me kapjen në flagrancë të shtetasit:  
 
D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj,  Njësia Administrative Pezë.
 
 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.
 
Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë. 
 
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1