Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 03.01.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë1Drejtoria PPSH.1
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Rr, vjeç 50, banues në Tiranë,  pasi, në rrugën “Thanas Ziko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, rreth orës 17.00, në autostradën Durrës-Tiranë, përballë një godine, janë përplasur zinxhir 2 mjete tip “Benz”, “Fiat”, “Toyota”, dhe “Ford”, me drejtues shtetasit A.H, A.H, D.T, P.O dhe I.Q, vjeç 42, 28, 57, 45 e 39, banues në Tiranë, si pasojë e përplasjes së mjeteve është dëmtuar shtetësia I.P, vjeç 54, banues në Tiranë, e cila pas ekzaminimit në spital u largua në banesë pa dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, banues në fshatin Marqinet, Vorë, pasi dyshohet se, pranë një qëndre tregtare, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz”, me drejtuese shtetasen A.Ç, vjeç 26, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetasja N.M, vjeç 57, banuese në Tiranë, e cila në ndodhet spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit N.Xh dhe A.D, vjeç 55  e 21, banues në Cërrik,  pasi,  në rrugën Cërrik-Banjë, shtetasi N.Xh, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip Opel, është përplasur me motorin tip “Yangxing”, pa targë, të drejtuar nga shtetasi A.D, pa leje drejtimi, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Sh, vjeç 48,  banues në Roskovec, pasi, në Marinëz, duke drejtuar motorin tip “Niponia”, është përplasur me një karrocë, si pasojë është dëmtuar shtetasja F.M, vjeç 34, banuese në fshatin Marinëz, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.01.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 61, banues në Shkoder, pasi, në fshatin Shtoj i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorët shtetasit F.L dhe K.Sh, vjeç 85 e 82, banues në fshatin Dobraç e Shtoj i Ri, të cilët vdiqën në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

I. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Mat
Seksioni për krimet e rënda
Rreth orës 18.30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç,  në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M,  ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava". Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.
Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.                      

II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.01.2017, në rrugën Shefqet Ndroqi, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi A.P, vjeç 59. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.K, A.L dhe D.C, vjeç 44, 44 e 43, banues në Kamëz e Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën "Medar Shtylla", në ambientet e një kazinoje, për motive të dobëta e për shkak të detyrës, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Nenet 89 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e një linje, me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë vjedhur portofolin e shtetases F.Ç, vjeç 56, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Neni 134/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh.S, vjeç 32, pasi dyshohet se bashkëshorti A.D, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.N, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin I.Gj, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, shtetasi E.L, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Dalip Topi”, ka parkuar mjetin kamion tip “Benz”, dhe shtetasi E.D, vjeç 30, banues në Tiranë, i kanë marrë një sasi karburanti. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.01.2017, rreth orës 14.30, në rrugën “Xhemal Tafaj”, është vjedhur banesa e shtetases Sh.N, vjeç 75, ku i kanë marrë një lap-top dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia L.Xh, vjeç 26, banuese në Tiranë, pasi më datë 02.01.2017, në rrugën e “Dibrës”, te një konvikt, u kap duke vjedhur sende dhe veshje të studentëve, të cilat i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.01.2017, shtetasi I.T, vjeç 33, banues në Babrru, kallëzon se, më datë 29.12.2016, në Paskuqan 2, i kanë vjedhur pasqyrën e mjetit kamionçinë tip “Benz”.  Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni  134 i Kodit Penal.

Më datë  03.01.2017, u  arrestuan në  flagrancë  shtetasit I.I dhe A.R dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.M dhe L.R, vjeç 29, 19, 20 e 16, banues në Bathore, pasi më datë 02.01.2017, në rrugën “Mërkuri“, te një lokal, për motive të dobëta, vëllezërve E.P dhe A.P, vjeç 22 dhe 17, banues në Bathore, u kanë marrë me dhunë një biçikletë, si dhe gjatë kontrollit shtetasit A.R iu gjet e bllokua 5.2 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 139, 25 e 283 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës së dhënë, e cila bënë fjalë për vdekjen e shtetases së mitur E.S, vjeç 9, banuese në Kashar, më datë 02.01.2017, në ambientet e IML, u bë këqyrja e jashtme e kufomës, ku nuk u konstatuan shenja dhune dhe dëmtime të dukshme. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.M, 25 vjeç, banues në Kamzë, pasi dyshohet se më datë 27.12.2016, në rrugën “Mikel Maruli”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.A, vjeç 51, ku ka marrë një televizor. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.C, vjeç 31, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hazbi Serani”, ka goditur me pistoletë në kokë dhe i ka marrë telefonin tip “Samsung”, shtetasit I.H, vjeç 20, banues në Tiranë. Nenet 139, 89 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 31, banues në fshatin Pezë e Madhe, pasi më datë 01.01.2017, në kryqëzimin e fshatit Synej, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin kamionçinë, tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 02.01.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Kryevidh, është vjedhur banesa e shtetasit A.P, vjeç 59, ku kanë marrë një tavolinë plastike dhe një korrëse bari. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.D, vjeç 39, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish  bashkëshortja F.K, vjeç 32, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.R, vjeç 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në Port Durrës, te terminali i trageteve, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen E.Sh, vjeç 34, banuese në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, në fshatin  Arapaj, në banesë, është gjetur e vdekur, pa shenja dhune shtetasja A.L, 56 vjeçe. Nga veprimet e para dyshohet vdekje natyrale, punohet për percaktimin e plotë të shkakut të vdekjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen E.K, vjeç 32, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi A.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 42, banues në Elbasan, pasi, në Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorrin  tip “Kinfan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.01.2017, rreth orës 00.20, në lagjen nr. 2, ka rënë zjarr në magazinën me bazë ushqimore të bagëtive e shtetasit A.K, vjeç 33, ku është djegur e gjithë baza ushqimore. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S 14 vjeç, banues në Pogradec si dhe  bënë shpalljen në kërkim të shtetasit D.SH, 17 vjeç, banues në Pogradec. Pasi më datë 02.01.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kanë vjedhur një shumë parash, në një zyrë noteriale.
Po punohet për kapjen e shtetasit D.Sh, të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.
 

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 31.12.2016, gjatë natës, në fshatin Samaticë, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit M.C, vjeç 49, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.Sh, vjeç 27, banues në Fier, pasi dyshohet se, përpara një ndërmarrje, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M.Sh, vjeç 52, banues në Patos. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 23, banues në Selenicë. Policia ka bërë arrestimin e tij për arsye se: Më datë 02.01.2017, në Selenicë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri "Automatik" shtetasin F.F., 36 vjeç, banues në Selenicë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- një armë zjarri Automatik-56
- 15 fishekë,
- 1 krëhër dhe 1 gëzhojë, të kalibrit 7.62 mm.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve" dhe "Kanosje".

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 02.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen  K.A, vjeç 40, banuese në  Përmet, pasi dyshohet se bashkëshorti V.A, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.01.2017, rreth orës 11:00, në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N.V vjeç 56, banues në Lezhë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.N, vjeç 25, banues në Grykë Lumi, pasi dyshohet se, në banesë, për motive të dobëta, në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta shtetasin N.P, vjeç 36, banues në Grykë Lumi. Neni 90/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.01.2017, rreth orës 10:00, në Mamurras, në rrugën e vjetër, shtetasi I.V, vjeç 95, banues në Fushë Thumanë, duke udhëtuar me biçikletë është rrëzuar dhe si pasojë ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.01.2017, rreth orës 05.15, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, një mjet i paidentifikuar, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar shtetasit D.B dhe G.V, vjeç 22 e 22, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekeve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.01.2017, rreth orës 13.30, në lagjen Kongresi Përmetit, në banesën e shtetasit N.K, vjeç 49, ka rënë zjarr, si pasojë është djegur lehtë bashkëshortja shtetasja M.K, vjeç 42, si dhe ka dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 02.01.2017, gjatë natës, në lagjen Guerrile, është vjedhur banesa e shtetasit B.L, vjeç 57, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. për shtetasit S.Sh dhe B.D, vjeç 28 e 23, banues në Qam, pasi dyshohet se, në fshatin Qam, për motive të dobëta, kanë kanosur shtetasin A.D, vjeç 43. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.D, vjeç 43, banues në Qam, pasi dyshohet se, në Senze, për motive pronësie, me vetëgjyqësi, me mjetin tip “Fuoristradë”, ka bllokuar rrugën e fshatit. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 02.01.2017, rreth orës 18:30, në fshatin Sopot, në banesën e shtetasit A.Ç, vjeç 39, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe punohet për kapjen e shtetases B.Q, vjeç 27, banuese në Cërnicë, pasi dyshohet se ka braktisur dy vajzat e mitura. Neni 124 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 02.01.2017, që bën fjalë për vdekjen e shtetasit M.N, më datë 02.01.2017, u kryen veprimet dhe rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin  L.M, vjeç 22, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 26.09.2014, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 03.01.2017, në P.K.K, Qafë Morinë, u kap shtetasi kosovar në kërkim L.H, vjeç 29, banues në Shkrel, Kosovë, dhe iu dorëzua autoriteteve të policisë së Kosovës.

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...