Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, Guardia di Finanza - sekuestrohen rreth 510 kg marijuanë, një person në pranga.
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, Guardia di Finanza (GdF) - sekuestrohen rreth 510 kg marijuanë, një person në pranga.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallge deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar.
Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë.
Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.