Shkodër, sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë në Pikën Kufitare Muriqan.
Shkodër
Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë në Pikën Kufitare Muriqan.
Në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• E.M., 57 vjeç, banues në Tiranë
• D.L., 48 vjeç, banues në Kosovë
• E.B. 34 vjeç, banues në Kosovë
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin E.B., shoferi i dytë D.L., dhe menaxher E.M.
Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brënda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.