Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, nga këta: 11 janë të arrestuar në flagrancë, 57 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 janë të ndaluar.
Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjëndje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 3 raste të "Kanosja", 1 rast në qarkun Durrës dhe 2 raste në Lushnjë, ku autorët procedohen në gjëndje të lirë; 4 raste të "Plagosja e lehtë me dashje", 2 raste në qarkun Tiranë, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Elbasan, me 6 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të "Dëmtime të tjera me dashje", 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të "Dhuna në familje", me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë - padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, 1 rast në Elbasan dhe 1 rast në Kukës, ku autorët procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të "Ndërtimi pa leje", 1 rast në qakun Tiranë dhe 1 rast në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar 7 persona për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ështe evidentuar 1 drejtues mjeti i papajisur me leje drejtimi, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të ‘’Vjedhja e energjisë elektrike, 1 rast në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 3 raste në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, konkretisht: 4 në Rinas, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 në Sarandë, ku autorët janë ndaluar.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste në qarkun Elbasan, 1 rast ku autori procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Është evidentuar një rast i "Prishja e qetësisë publike", në qarkun Tiranë, ku janë arrestuar 2 persona dhe 6 të tjerë po procedohen në gjëndje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i ‘’Pushtimi i tokës’’, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5