Fjala e ambasadores në detyrë të SHBA në Tiranë znj.Leyla Moses-Ones në seminarin “Përdorimi i Teknologjisë nga Terroristët"

Fjala e ambasadores në detyrë të SHBA në Tiranë Znj.Leyla Moses-Ones në seminarin “Përdorimi i Teknologjisë nga Terroristët" QJ3A7297

Para se t'i kthehem temës së konferencës, dua të them pak fjalë për Policinë e Shtetit Shqiptar. Dua të vlerësoj të gjithë përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj, për të mbrojtur qytetarët që ju shërbeni.

Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj që t’ju nxis të vazhdoni në atë drejtim. Kjo është një kohë e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe për sigurinë rajonale.

Është e mrekullueshme të shohësh këtu përfaqësues të niveleve të larta të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe nga qeveria që punojnë fort zëvendës/drejtor dhe epror të lartë ligjzbatues të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e operacioneve të zbatimit të ligjit të marrin pjesë në seminarin e sotëm “Përdorimi i teknologjisë nga terroristët”.

Shtetet e Bashkuara mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një ndër mjetet kryesore është ndihma me sundimin e ligjit.

Programi i trajnimit dhe i asistencës antiterror në Shqipëri është një program prej 1.3 milion dollarësh për të mbështetur këto fusha përpjekjesh.

Gjatë 8 muajve të fundit janë kryer 5 kurse trajnimi kundër terrorizmit me fokus hetimet terroriste dhe hetimet kibernetike. Dhe ky seminar dy-ditor do të ndihmojë në sigurimin e kornizës organizative të ligjeve dhe politikave që politikbërësit ti marrin në konsideratë kur hetojnë dhe i ndjekin penalisht terroristët.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse gjatë viteve të fundit në ndërtimin e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Dhe ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi.

Kohet e fundit Policia e Shtetit Shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizëm. Kjo tregon një rritje të jashtëzakonshme në zhvillimin e aftësive që mund ti atribuohen trajnimeve të kohëve të fundit që mund të marrë nga Drejtoria e Antiterrorit, për hetimin e terrorizmit.

Shpresojmë të vazhdojmë të ndihmojmë Policinë e Shtetit Shqiptar që ndërtoi mbi këtë trajektore suksesi.

Instruktorët dhe këshilltarët tanë me përvojë në zbatimin e ligjit, kanë ekspertizën dhe aftësitë për të ofruar njohuritë për trajnimin e qeverisë së Shqipërisë, dhe janë duke punuar dhe këshilluar tashmë njësinë e antiterror në Policinë e Shtetit dhe do të drejtojnë seminarin.

Jemi besimplotë se këtë seminar do ta gjeni të dobishëm dhe përfitues për qeverinë e Shqipërisë pasi teknologjia vazhdon të luaj një rol jetike në aktivitetet terroriste .

Me lejoni ta mbyll duke falënderuar Ardi Veliun dhe Policinë e Shtetit Shqiptar për punën që kanë bërë në luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit.

Presim me kënaqësi të vazhdojmë angazhimin dhe bashkëpunimin me ju për këto çështje, si dhe ju uroj suksese të vazhdueshme pasi Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat me të mira policore ne Evropë.

Faleminderit për mundësinë për t’ju drejtuar këtë mëngjes.

QJ3A7224

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4