Drejtori i Policisë së Shtetit,Haki Çako gjatë prononcimit për mediat, në lidhje me masat e mara për festat e fundvitit.

Drejtori i Policisë së Shtetit,Haki Çako gjatë prononcimit për mediat, në lidhje me masat e mara për festat e fundvitit. (për video kliko mbi link).prononcim 1

Në kuadër të masave që merr Policia për sigurimin e festimeve të fundvitit, edhe këtë vit Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të detajuar me të gjitha strukturat e saj, me detyra të përforcuara dhe me shërbime të përforcuara për të gjitha ambjentet, për të gjitha hapësirat ku shqiptarët do të kenë mundësi të festojnë.

Në këtë aspekt unë do të bëja dhe një herë thirrje për të gjithë shqiptarët që të jenë të kujdesshëm kryesisht me drejtimin e automjetit, të mos përdorin pije alkoolike, të respektojnë Kodin Rrugor pasi respektimi i Kodit Rrugor është një garanci, është një mundësi për tu siguruar atyre jetën dhe shëndetin e familjes së tyre.

Policia e shtetit do të jetë e pranishme në të gjitha ambjentet, ajo është tashmë prej disa ditësh e vendosur me masa te përforcuara dhe do të sigurojë që të parandalohen të gjitha incidentet ose aksidentet e mundshme, por edhe në luftë të vazhdueshme kundër të gjitha veprimtarive të tjera që synojnë cënimin e rendit dhe sigurisë.

Pyetje: A do të ketë institucione specifike ku do të shtohen masat si aeroporti apo pikat hyrëse të kufirit?

Të gjitha institucionet të cilat janë objekte të rëndësisë së veçantë ose janë institucione të cilat do të duhet të përforcohen me masa, kanë filluar të përforcohen dhe në gadishmëri të plotë janë të gjitha strukturat duke filluar që nga struktura antiterror, strukturat e krimit të organizuar , të rendit e sigurisë, të Policisë Rrugore, të kufirit dhe të gjitha shërbimet, janë të vendosura me plane dhe detyra të detajuara dhe të specifikuara sipas objektit të punës së tyre.

Pyetje: A ka persona të cilët do të jenë nën mbikëqyrjen e policisë, emra të veçantë?

Policia është organizatë që ka gjithmonë në objektin e punës së saj, subjekte të krimit të cilët janë 24 orë nën kontroll. Kështu që në masat e fundvitit këto masa do të jenë më të përforcuara sigurisht.

Vazhdon puna normale e Policisë së Shtetit me investigimin, hetimin dhe mbikëqyrjen e gjithë personave ose subjekteve të veprave penale ashtu sikurse ka bërë dhe gjatë gjithë kohës.

Pyetje: Keni publikuar disa këshilla për qytetarët si të ruajnë banesat ? A janë subjekt i vjedhjeve?

Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë partneritet nga të gjithë qytetarët për të qënë pjesë e masave për të siguruar jetën, shëndetin, por në mënyrë të veçantë edhe pronën e tyre.

prononcim 1

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...