Vijon Operacioni "Blici Rrugor"

Vijon Operacioni "Blici Rrugor" 01blici rrugor

Policia e Shtetit ka zhvilluar paraditen e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00.

Sot u angazhuan rreth 752 punonjës Policie në total.

U ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 10:00 deri në orën 11:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur:

200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

01blici rrugor2

01blici rrugor301blici rrugor5

01blici rrugor4

01blici rrugor6

01blici rrugor7

01blici rrugor8

01blici rrugor9

01blici rrugor10

01blici rrugor11

01blici rrugor12

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...