Reparti Special Renea , tashmë me armatim dhe pajisje të reja .

Reparti Special Renea , tashmë me armatim dhe pajisje të reja.(per video kliko mbi link) renea7

Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni për prezantimin e e pajisjeve të reja dhe armatimit vënë në dispozicion të Repartit Special Renea, të cilat janë rezultat i investimit nga Buxheti Shtetit.

Ministri Saimir Tahiri ka theksuar ndër të tjera se ky është i gjithi një investim njerëzor, buxhetor, infrastrukturor për Policinë e Shtetit, në mënyrë që ajo të japë shërbimin e duhur dhe të ketë rezultatet e duhura në luftën kundër kriminalitetit.

"Është kjo arsyeja pse Policia është trupa më e besuar nga shqiptarët. Por kjo është vetëm pikënisja jonë për të bërë gjithçka duhet në mënyrë që në vazhdim të kalojmë të gjitha sfidat e vështirësitë që kemi, të japim një shërbim shumë më të mirë, dhe të japim një shërbim shumë më të drejtë, ta bëjmë Shqipërinë shumë më të sigurt dhe më të drejtë".

Në flajën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë investim të qeverisë Shqiptare prej 4 miliardë lekësh shqiptare.

"Eshtë një vend shumë i rëndësishëm pasi Forcat Speciale të RENEA-s, prej shumë vitesh pajiseshin me kontribute më shumë dhe me dhurata të dhëna nga partnerët tanë sesa një investim serioz sikurse është ky.

Ky është produkt i një projekti të përpiluar në vitin 2015 ku mund të theksojmë se sot ky repart, Reparti i Forcave Speciale RENEA është i pajisur me të gjitha mjetet më moderne bashkëkohore për tu përputhur më gjithë standartet e partneritetit tonë, por edhe janë që të gjitha mjete të kalibruara të përcaktuara sipas nevojës për veprime taktike të forcave speciale

Pas një sërë vlerësimesh të rëndësishme të bëra nga qeveria shqiptare lidhur me sigurimin e jetës dhe shëndetit, por edhe me krijimin e kushteve akomoduese të repartit special të RENEA, sot ata kanë mundësinë të jenë shumë herë më të sigurt me të mbrojtur pasi që të gjitha këto pajisje dhe kjo teknologji ju jep mundësinë atyre për të kryer punën sa më mirë".

Rritja e performancës së forcave speciale në mbrojtjen e rendit, sigurisë publike dhe thellimin e luftës kundër krimit nëpërmjet përmirësimit të aftësive profesionale dhe kompletimit me pajisje, armatim mjete dhe uniforma sipas standardeve te BE.

Sigurimi i pajisjeve do te ndikoje per:

- Përmirësimin e metodave dhe teknologjive të planifikimit dhe komunikimit.
- Rritjen e manovrueshmërisë dhe autonomisë gjatë veprimeve operacionale të strukturave të Komisariatit
- Standartizimin e disa pajisjeve sipas kërkesave operacionale
Çfarë arrihet me këtë Kërkesë Operacionale?
- Zhvillimi i kapaciteteve të reja operacionale
- Përmirësim i kapaciteteve ekzistuese operacionale.
- Rritja e precizionit gjatë qitjeve të ndryshme.
- Rritje e efikasitetit gjatë realizimit të detyrave.

Projekti parashikon rinovimin dhe kompletimin me pajisje mbrojtëse, të komunikimit, armatimit, pajisje speciale, mjete lëvizëse rrugore, pajisjeve të ndihmës së shpejtë dhe uniformave bashkëkohore të punonjësve të Forcës Speciale në repartin Special RENEA.

renea

renea2

renea3

renea4

renea5

renea6

renea8

renea9

renea10

renea11

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...