Prezantimi i Planit Kombëtar 3-vjeçar të luftës antikanabis

Prezantimi i Planit Kombëtar 3-vjeçar të luftës antikanabis (per video klikoni mbi link) 003

Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe me drejtues

të lartë të Policisë së Shtetit, për prezantimin e Planit Kombëtar 3-vjeçar të luftës antikanabis:

I nderuar Zoti Kryeministër,

I nderuar Zoti Ministër i Punëve të Brendshme,

Të nderuar pjesëmarrës,

Policia e Shtetit në misionin dhe veprimtarinë e saj gjatë këtyre tre viteve e në vazhdim ka qenë e vendosur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, por edhe për të

luftuar e goditur pa kompromis krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, si dhe çdo paligjshmëri tjetër, në ndryshim të madh nga një organizate Policie apatike e viteve

paraardhëse.

Në trashëgiminë e problematikave të shumta të organizatës së Policisë, një nga fenomenet ishte edhe ai i veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Fenomen i cili daton që nga vitet 1990, por që në

asnjë rast më parë jo vetëm që nuk ishte konsideruar si i tillë por mbyllej në perden konspirative të mosveprimit dhe mosdeklarimit.

Ndaj dhe në objektivat kryesore të Policisë së Shtetit u vendos luftë pa kompromis në parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë subjekteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Shembulli më domethënës dhe i qartë i kësaj vendosmërie është jo vetëm operacioni i Lazaratit, por edhe rezultatet e jashtëzakonshme të arritura nga Policia e Shtetit përgjatë këtyre tre viteve, rezultate të pakrahasueshme me

tërësinë e viteve, deri në vitin 2013.

Në këtë luftë të pazakontë kemi shfrytëzuar të gjithë potencialet, kapacitetet dhe burimet njerëzore. Kostoja nuk përkon vetëm në vlera financiare dhe energji por edhe me gjënë më të shtrenjtë dhe sublime, jetë të humbura të

punonjësve të Policisë, por ne nuk jemi tërhequr dhe nuk tërhiqemi për asnjë moment nga kjo luftë.

Gjatë vitit 2017, në vlerësim të strategjisë kombëtare, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, për Policinë e Shtetit lufta kundër këtij fenomeni do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës së saj.

Për këtë janë marrë një sërë masash si: hartimi i planeve të veprimit konkrete mbi bazë studimesh e analiza risku, përcaktimi i saktë i fazave të operacioneve, duke filluar nga sensibilizimi i grupeve shoqërore, identifikimi dhe

kontrolli rigoroz i zonave të riskut, vlerësimi në kohë i informacioneve Policore dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese mbi subjektet dhe personat me precedent dhe tendencë në kultivimin e bimëve narkotike.

Vazhdon bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtare, në veçanti me misionin Italian Interforze dhe Guarda di Finanza, në monitorimin, shkëmbimin e informacioneve dhe hetime të përbashkëta të subjekteve ligjore dhe grupeve

kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Zoti Kryeministër,

Asnjë nga rezultatet e deri tanishme nuk do të mund të arriheshin, pa mbështetjen e jashtëzakonshme tuajën, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Qeverise Shqiptare.

Rritja e besueshmërisë së qytetareve, institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare për Policinë e Shtetit, është shprehja me e qarte e transformimit dhe performancës së lartë të kësaj Policie.

Faleminderit për gjithçka keni bërë për Policinë në mbështetjen morale, ekonomike dhe financiare, në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e kapaciteteve teknologjike bashkëkohore, në rritjen e besimit të gjithë punonjësve

të Policisë tek strategjitë udhëheqëse.

Ju siguroj edhe njëherë se, ashtu si deri tani dhe në vazhdim Policia e Shtetit do të intensifikojë maksimalisht punën e saj në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo veprimtarie të paligjshme, duke e fituar këtë betejë si

shumë beteja më parë.

Ju faleminderit !

002

005

001

0002

0003

011

004

006

008

009

010

 

 

 

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...