Takim i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Shtetit Italian për Çështje të Bashkëpunimit Kufitar dhe Migracionit.

Takim i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Shtetit Italian për Çështje të Bashkëpunimit Kufitar dhe Migracionit. (per video kliko mbi link)0001

Në datat 6 dhe 7 Mars 2017, një delegacion i Policisë Kufitare Italiane i kryesuar nga Drejtues i Lartë për Shërbime Policore për Kufirin dhe të Huajt, z. Giuseppe De Angelis, me mbështetjen e misionit PAMECA IV, zhvilloi një vizitë në vendin tonë duke u përqëndruar tek takimet e zhvilluara në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Port, Durrës. Në këto takime delegacioni u prit dhe u shoqërua nga drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.

Në kuadër të këtij takimi, u zhvillua në Tiranë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin dhe përfaqësuesve të Policisë së shtetit.

Në këtë takim pune merrnin pjesë: Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Lartë, Genc Merepeza dhe përfaqësues te tjerë të lartë të Policisë Shqiptare.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit pasi u uroi mirëseardhjen partnerëve italianë, i falenderoi ata për prezencën e tyre në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm policor ndërkufitar midis dy vendeve tona

Çako:

Me urimin më të mirë për mirëseardhjen e miqve në Shqipëri, shpresoj dhe uroj shumë që të kenë gjetur në Tiranë atë që kanë pritur, ndonëse prej shumë kohësh tashmë, prezenca e Autoriteteve Policore Italiane në Shqipëri, dhe prezenca e Policisë Shqipëtare në Itali, nuk është e jashtëzakonshme, por është normale.

Faleminderit që keni ardhur!

Të nderuar kolegë, te nderuar miq, me lejoni tju konsideroj te gjithë si kolegë , pasi jemi që të gjithë për të njetin qëllim.

E vlerësoj jashtë mase vizitën tuaj në këtë takim si përfaqësuesit më të lartë të Policisë së Kufirit të Barit, Brindizit, Bolonjës, Ankonës dhe Drejtorisë Qëndrore të Kufirit dhe Migracionit në Romë, ku do të kemi mundësi të trajtojmë, bisedojmë dhe të shkëmbejmë mendime mbi një nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit Policor Ndërkufitar.

Bashkëpunimi ndërmjet policive të dy vendeve tona, tashmë ka dimensione të reja. Besimi i shtuar ndaj strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit të Shqipërisë dhe jo vetëm, ka bërë të mundur rritjen në vazhdimësi të rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, në drejtim të trafiqeve të paligjshme, si trafikimit të qënieve njerëzore dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe cdo trafikimi tjeter të paligjshëm.

Për efektivat e Policisë Kufitare, që veprojnë përgjatë vijës bregdetare, është çuar në një nivel më të lartë zhvillimi i programit të mbështetjes dhe bashkëpunimit, realizuar këto në fushën e asistencës e konsulencës, të trajnimeve, të shkëmbimit të informacioneve dhe aktiviteteteve te perbashkëta operacionale.

Për të gjitha këto gjej rastin të rishpreh falenderimet e mia, më të sinqerta per të gjitha autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane, për shefin e Policisë Italiane, z. Gabriel, për bashkëpuntorët e tij dhe miqtë e mi sigurisht z.Pinto, prefektin Buffalo, gjeneralin Capolungon dhe sigurisht ju që jeni drejtëpërsëdrejti këtu, por nuk mund të lë pa një falenderim të veçantë Z. Giorgio Butini që mundësoi këtë takim dhe shumë takime të tjera të cilët forcojnë në mënyrë të padiskutueshme bashkëpunimin ndërpolicor dhe atë ndërkufitar. Tashmë prej shumë kohësh dhe prej disa vitesh, Policia Shqiptare mbështetet, suportohet por dhe koordinonon në mënyrë permanente dhe të menjëhershme me Policinë Italiane, në mënyrë të vecantë me Policinë Kufitare, ku operacionet dhe rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme, falë këtij bashkëpunimi.

Çështjet që do të diskutohen në takim, sigurisht që do të hapin mundësi dhe hapësira të reja për të koordinuar dhe ndërvepruar, sikurse mund të jenë thellimi i luftës kundër trafikimit në tërësi, por edhe zgjidhja e disa çështjeve të rëndësishme si: çështja e fëmijëve të pashoqëruar, të braktisur në territorin Italian, e personave të kthyer, rishikimi i mundësisë së marrëveshjeve operacionale për caktimin e specialistëve / operatorëve në pikat kufitare respektive, shkëmbimi i rregullt i informacionit për analizat e riskut për parandalimin e trafikimit të paligjshëm dhe të migracionit të parregullt, do të gjejnë zgjidhjen e duhur dhe unë ju siguroj mbështetjen time personale dhe në emër të institucionit të Policisë së Shtetit për realizimin me sukses të të gjithë detyrave në bashkëpunim.

Jam i bindur që rezultatet konkrete të takimit do të sjellin përmirësimin e situatës në kufijtë tanë, për të ofruar shërbime me standarde për qytetarët e dy vendeve tona, duke eliminuar në mënyrë koherente edhe ato pronlematika që krijojnë vështirësi për qytetarët në lëvizje të ndërsjelltë midis pikave të kontroll-kalimit kufitar në aeroportet dhe portet respektive.

Po ashtu shpreh bindjen e plotë, që takimi i sotëm do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet nesh ashtu si deri tani, një bashkëpunim rezultativ, inkuarjues, në përputhje të plotë me gjithë direktivat e Bashkëpunimit Europian, për të cilin Shqipëria aderon dhe është e angazhuar dhe e predispozuar me gjithë kapacitetet e saj në përputhje edhe me politikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në veçanti me vëmendjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, z.Tahiri dhe të Kryeministrit të Shqipërisë. 
Ju faleminderit dhe njëherë dhe ju siguroj predispozicionin tim maksimal për të bashkëpunuar dhe thelluar bashkëpunimin.

Takim të mbarë.
Ju faleminderit !

0002

0004

005

0006

007

0007

0008

009

0010

0012

0013

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...