Drejtori i Policisë së Shtetit i ka akorduar "Çertifikatën për shërbime të dalluara", Kryekomisarit Dedë Gjoka.

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të "Çertifikatës për shërbime të dalluara", 7

akorduar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, për Kryekomisar Dedë Gjoka me motivacionin: "Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjate viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë se Shtetit, Drejtues Madhor HAKI ÇAKO, i jep Kryekomisar Dedë Gjoka, Çertifikatën për shërbime te dalluara.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani të kolegëve të shumtë, këtë çertifikatë atij ia dorëzoi Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë, Rebani Jaupi. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Dedë Gjoka është një njeri i perkushtuar për punën me pasion dhe tepër korrekt. Ai ka përballuar me guxim e trimëri situata nga më të ndryshmet në vështirësitë e detyrës. Gjithashtu ai shtoi se uron që personel si Deda, t'i shtohen sa më shumë organizatës së Policisë së Shtetit.

Nga ana e tij, Kryekomisar Dedë Gjoka, duke falënderuar për vlerësimin që po i bëhej, theksoi se ka punuar me mundësitë e kohës me pasion e përkushtim dhe e mbylli fjalen e tij me një urim për suksese të mëtejshme Policise së Shtetit.

1

2

3

4

5

6

8

9

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...