Çako-De Angelis: Bashkëpunimi mes dy policive është mjaft i suksesshëm, forcimi akoma më shumë i këtij bashkëpunimi është prioritet i përbashkët.

Çako-De Angelis: Bashkëpunimi mes dy policive është mjaft i suksesshëm, forcimi akoma më shumë i këtij bashkëpunimi është prioritet i përbashkët. 4

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, priti në një takim miqësor Drejtorin Ekzekutiv për Shërbime Policore për Kufirin dhe të Huajt, Drejtoria Qendrore z. Giuseppe De Angelis i cili shoqërohej nga Maurizio Gelich

Drejtori i Lartë për Policinë Kufitare Zona IX Bari , Z.Giorgio Butini Drejtues i Projektit PAMECA IV, Z.Giovanni Conti Drejtues i Interforze, Z.Fernando Rucco koordinator i Interforze.

Në këtë takim morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Genc Merepeza, Kordinatori i Policisë Shqiptare me Policinë Italiane Artur Beu, si dhe Drejtori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Drejtuesi i Parë Arjan Rugji.

Çako dhe De Angelis kanë vlerësuar si mjaft të suksesshëm bashkëpunimin mes dy Policive qoftë në luftë kundër trafikut të lëndëve narkotike, ashtu dhe në drejtim të parandalimit të klandestinëve të vendeve të treta drejt Italisë.
Sikundër u vlerësua bashkëpunimi me GdF si një bashkëpunim model .

Monitorimi nga ajri për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, operacionet e përbashkëta detare për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike kanë dhënë rezultatet e duhura dhe kjo falë besueshmërisë mes palëve dhe gatishmërisë reciproke për të vepruar në kohë reale dhe për të vlerësuar me seriozitetin më të madh çdo informacion nga të dy palët.

IMG 0607

1

2

3

IMG 0595

IMG 0596

IMG 0600

IMG 0605

IMG 0608

IMG 0613

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...