Aktivitet për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë 9 Mars 2017

Rritja më e madhe e pagave Policisë së Shtetit, për dinjitet në përmbushje të detyrës (për video kliko mbi link). dr 9.03 1

9 Mars, Tiranë – Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë aktivitetit në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, lidhur me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit:

I nderuar Z.Ministër, të nderuar kolegë!

Më duhet të paraqitem i riemëruar sot, pasi dje kolegia ime bëri detyrën 24 orë.

Së pari më lejoni të falënderoj Qeverinë Shqiptare për vëmendjen e jashtëzakonshme kushtuar gjithë punonjësve të Policisë këto vitet e fundit, në mënyrë të veçantë për aspektin e trajtimit financiar të tyre pasi në mënyrë periodike është e disata herë që vlerëson predispozicionin, angazhimin dhe sakrificën e të gjithë punonjësve të Policisë dhe kjo është një domethënie shumë e madhe në raport me çfarë ishte vlerësuar Policia më parë.

Dhe sigurisht vlerësimi i Qeverisë në mënyrë të veçantë i Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë jo thjesht për trajtimin financiar por i lidhur ngushtësisht edhe me të gjitha kushtet e punës, me të gjitha aspektet që normojnë por edhe krijojnë kushte optimale për kryerjen e detyrave dhe të misionit sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rritja e fundit e pagave në bazë të vendimit të Qeverisë vijon vëmendjen në adresë të përmirësimit të teknologjisë, përmirësimit dhe pajisjes së gjithë punonjësve të Policisë me uniforma dhe me të gjitha kushtet e punës, përmirësimin e ambienteve të punës, e ambienteve të pritjes së qytetarëve por edhe krijimin e kushteve më të gjitha teknologjitë e nevojshme të cilat bëjnë sa më të mundur kryerjen e detyrës së tyre.

Unë do të desha të përcjell falënderimet e mia në emër tuaj por edhe të gjithë organizatës të Policisë së Shtetit për këtë vlerësim pasi në raport me shumë institucione të tjera Policia e Shtetit është vlerësuar, por ky është një obligim është një angazhim që ne duhet ta marrim dhe duhet ta kemi në qendër të vëmendjes që të gjithë për të kryer që të gjitha detyrat , për të krijuar kushtet optimale por edhe për t’i mundësuar që të gjithë shoqërisë Shqiptare një siguri maksimale ashtu sikurse të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

 

 

 

dr 9.03 1

dr 9.03 2

dr 9.03 3

dr 9.03 4

dr 0.93 5

dr 09.03 6

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...