Në Kakavijë. Takim dy palësh Merepeza-Tsirigoti.

Në Kakavijë. Takim dy palësh Merepeza-Tsirigoti. (per video kliko mbi link)IMG-20170311-WA0063

Takim në pikën kufitare të Kakavisë ndërmjet Policisë Kufitare Shqiptare dhe Policisë Kufitare Greke, shqiptare dhe greke.

Policia Kufitare Shqiptare përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Genc Merepeza, ndërsa Policia Kufitare Greke përfaqësohet nga Drejtoresha e Kufirit e Policisë Greke Gjenerale Zaharoula Tsirigoti.

Tsirigoti: Bashkëpunimi mes dy policive është shumë i mirë, kemi një shkëmbim informacioni në kohë reale. Lufta kundër krimit ndërkufitar zhvillohet bashkarisht me policinë shqiptare.

Merepeza: Krimi nuk ka ngjyrë, nuk ka kombësi, dhe në këtë kuadër çdo operacion që zhvillohet ndërmjet kufirit mes dy shteteve , zhvillohet bashkarisht duke shkëmbyer informacion në kohë reale.

Takimi u zhvillua në të dy anët e kufirit (krahu Shqiptar dhe krahu Grek), me qëllim inspektim të punëve në kufi, për kontrollin që bëhet në kufi dhe mbykqyrjen për rritjen e sigurisë kufitare mes dy vendeve , forcimin e bashkëpunimit për të luftuar krimin ndërkufitar, për të menaxhuar flukset migratore, si dhe për të treguar se kjo fromë bashkëpunimi do të forcohet në të ardhmen.

Gjatë takimit në formë inspektimi në të dyja pikat e kalimit të kontrollit kufitar në Kakavijë , u përcoll mesazhi që nga ana e 2 policive do të merren masat maksimale për kalimin në një kohë sa më të shpejtë të shtetasve në të dy anët e kufirit, shmangien e procedurave të tepërta si dhe respektimin e rregullave të Shengenit.

Këto masa lehtësuese ndërmerren për të shmangur radhët e gjata në raste fluksi pasi po afrohen festat e pashkëve, sezoni turistik e ai veror dhe pritet që të rritet fluksi i kalimit në pikat kufitare midis vendeve tona.

Po gjatë takimit në të dyja anët e kufirit u vlerësua bashkëpunimi dhe gadishmëria nga të dyja palët për të eleminuar vonesat artificiale duke shmangur në këtë mënyrë rradhët e gjata që janë evidentuar gjatë viteve të kaluara në raste fluksi

IMG-20170311-WA0042

IMG-20170311-WA0045

IMG-20170311-WA0046

 

IMG-20170311-WA0054

IMG-20170311-WA0059

IMG-20170311-WA0062

IMG-20170311-WA0064

IMG-20170311-WA0067

IMG-20170311-WA0065

IMG-20170311-WA0068

IMG-20170311-WA0071

IMG-20170311-WA0073

IMG-20170311-WA0074

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...