“Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor 2017”


“Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor 2017” (per video kliko mbi link)01

Borchardt: "Qytetarët i kanë sytë nga ju, nga Policia e tyre dhe ju respektojnë sepse jeni të ndershëm, të paanshëm dhe jeni të gatshëm për të dhënë ndihmë kur ju nevojitet".

Çako: "Siguroj të gjithë shqiptarët por edhe të gjithë partnerët tanë dhe të gjithë aktorët dhe faktorët në procesin zgjedhor se Policia e Shtetit nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë rast e politizuar".

Biba: "Në 2017 Policia e gjen veten në një sfidë të re të cilën unë jam jashtëzakonisht shumë i bindur dhe nuk është fjalë nga ato që thuhet rëndom në takime të tilla, që ju me profesionalizmin që ju karakterizon do të dini ta kaloni më së miri".

Gjatë ditës së sotme në kuadër të detyrave të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor "Qershor 2017", për Kuvendin e Shqipërisë filloi procesi i trajnimeve për punonjësit e Policisë “Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor 2017”.

Në hapjen e procesit të trajnimit ishin të pranishëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ambasadori i OSBE-së dhe Kryetari i KQZ-së.

Trajnimi ka filluar me Drejtuesit e Strukturave qendrore dhe vendore, e do vijojë më pas me të gjitha strukturat në qendër e në bazë.

Në fjalën e hapjes Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato , ka theksuar se:
"Strukturat Qendrore të Policisë së Shtetit, mbështetur në detyrimet që përcakton Kodi Zgjedhor, ligjin për Policinë e Shtetit dhe aktet në zbatim të tyre, me qëllim përmbushjen e përgjegjësive institucionale dhe përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zgjedhje, kam përgatitur programin e punës dhe disa urdhra të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Në zbatim të këtyre akteve, është ngritur grupi i punës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, janë përcaktuar koordinatorë të saj në institucionet ndërkombëtare dhe KQZ, janë miratuar statistikat raportuese të detyrimeve të Policisë, është miratuar programi i trajnimeve të punonjësve të Policisë".

Në fjalën e tij Ambasadori i OSCE-së Z.Bernd Borchardt ka vlerësuar bashkëpunimin për shumë vite me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit:

Më tej Z. Borchardt u shpreh:
" Falë këtij bashkëpunimi kemi krijuar një partneritet të fortë për të cilin ne jemi krenar.
Zgjedhjet për këtë vit, janë një gur themeli për demokracinë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Puna e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një komponent vendimtar për të patur zgjedhje të sukseshme. Qytetarët i kanë sytë nga ju, nga Policia e tyre dhe ju respektojnë sepse jeni të ndershëm, të paanshëm dhe jeni të gatshëm për të dhënë ndihmë kur ju nevojitet.
Raportet e fundit të OSBE- OHDIR –it, kanë vërejtur një trend pozitiv, pra kanë vlerësuar me nota pozitive rolin e Policisë gjatë gjithë procesit zgjedhor dhe këtë rol ne presim dhe besojmë se do ta ruani.
Unë jam besimplotë që ky trajnim që do të merrni sot do t’ju mundësojë që të njiheni shpejt me detyrat e veçanta dhe të rëndësishme që ju do të ndiqni në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe do të ruani të njëjtat standarte të larta që keni ruajtur edhe më përpara në mbarë vendin.
Meqënëse këto zgjedhje të ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë ju gjithashtu duhet të vazhdoni të realizoni detyrat tuaja të përditshme dhe sidomos në luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar dhe sidomos në luftën kundër kanabisit.
Kam besim se Policia e Shtetit do të jetë e paanshme në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor dhe do të veprojë më profesionalizëm dhe dinjitet.
Zonja dhe zotërinj duke iu uruar fat të mbarë më lejoni t’iu siguroj se prezenca e OSBE-së dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë të jenë bashkë partnerë jo vetëm për trajnimin për këto zgjedhje por edhe do të vazhdojmë të japim asistencë teknike dhe mbështetje të mëtejshme. Faleminderit shumë dhe vazhdoni këtë punë të mirë që po bëni ".
Më pas fjalën e ka marrë Kryetari i KQZ-së i cili ka theksuar se tashmë Policia e Shtetit ka bërë një hop të jashtëzakonshëm cilësor të ndarjes së pozicionit të Policisë nga zgjedhjet.
" Në 2017 Policia e gjen veten në një sfidë të re të cilën unë jam jashtëzakonisht shumë i bindur, dhe nuk është fjalë nga ato që thuhet rëndom në takime të tilla, që ju me profesionalizmin që ju karakterizon do të dini ta kaloni më së miri.
Trajnimet do të vazhdojnë ne do të jemi në krahun tuaj sa të mundemi duke ofruar ekspertizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'ju trajnuar Ju edhe punonjësit e tjerë të Policisë të niveleve më të ulëta.
Nga ana tjetër dua ta mbyll me një thënie të njohur që kur Policia nuk është në zgjedhje është mirë, pra sa më pak që ju të dukeni, aq më mirë do të thotë për të gjithë se është duke shkuar situata dhe fatkeqësisht atëherë kur ju dukeni do të thotë që diçka nuk ka shkuar mirë.
Kështu që ju uroj që të dukeni sa më pak në ditën e zgjedhjeve në kuptimin e mirë të fjalës, dhe punë të mbarë . Ju faleminderit "
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , ka falënderuar Ambasadorin e OSCE, si dhe kryetarin e KQZ-së, për prezencën dhe mbështetjen në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin.
Më tej Çako është shprehur:
" Është e qartë që zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë, më 18 Qershor 2017, janë një ngjarje shumë e rëndësishme e jetës politike, sociale dhe shoqërore për gjithë Shqipërinë.
Ky proces, vlerësohet dhe ka vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, pasi është një faktor shumë i rëndësishëm për orientimin e qartë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Por është dhe një gur themeli shumë i rëndësishëm i të drejtave demokratike të çdo qytetari lidhur më të drejtën e votës.
E padyshim që Policia e Shtetit është një nga aktorët dhe faktorët kryesor për të siguruar një mjedis të sigurt, të qetë, për të ushtruar këtë të drejtë për të gjithë votuesit, por edhe për të ruajtur e siguruar zgjedhje të lira, si shprehje të vullnetit të lirë dhe të patjetërsueshëm nga askush.
Policia e Shtetit prej disa kohësh ashtu sikurse e tha dhe Ambasadori i OSBE-së por edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka fituar standartin dhe përvojën e vetë duke vepruar në bazë dhe zbatim të ligjit në sigurimin e proceseve zgjedhore edhe në këtë rast ajo ka një mision shumë të rëndësishëm, ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale në bazë dhe për zbatim të Kodit Zgjedhor , Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë akteve të tjera dhe udhëzimeve që ka nxjerrë dhe do të vazhdojë të nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Shembull i qartë i këtij procesi zgjedhor gjatë të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit ka marrë përsipër të kryejë detyrat dhe misionet e veta janë edhe qëndrimet por edhe një sërë trajnimesh dhe programesh të parapërcaktuara sikurse është dhe ky sot.
Raporte të cilat ne prej disa kohësh i kemi vendosur me partnerët tanë dhe me të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë që monitorojnë zgjedhjet por edhe ajo që është më e rëndësishmja monitorojnë veprimtarinë e Policisë Shqiptare.
Edhe për këto zgjedhje pritshmëria për veprimtarinë e Policisë është maksimale e cila është e orientuar drejt zbatimit me tolerancën zero të ligjit në mbështetjen dhe në sigurinë e zgjedhjeve.
Këtë qëllim i shërben dhe trajnimi i sotëm me të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, trajnim që i cili do të fillojë sot me drejtuesit por do të vazhdojë më pas me të gjitha strukturat e tjera që do të marrin përsipër dhe do të përfshihen në zgjedhje.
Unë gjej rastin të falenderoj në mënyrë të veçantë Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së për mbështetjen e vet gjatë gjithë proceseve zgjedhore por edhe në një nga proceset më të rëndësishme që kemi përpara për datën 18 Qershor.
Gjithashtu falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për raportin e shkëlqyer të vendosur me Policine e Shtetit duke na mundësuar dhe duke ia lehtësuar detyrën Policisë së Shtetit duke specifikuar çdo normë dhe akt në zbatim të ligjit .
Siguroj dhe një herë të gjithë Shqiptarët por edhe të gjithë partnerët tanë dhe të gjithë aktorët dhe faktorët në procesin zgjedhor se Policia e Shtetit nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë rast e politizuar .
Ajo do të jetë garante e Kushtetutës në mënyrë të padiskutueshme në zbatim të plotë të gjitha akteve normative që normojnë punën e Policisë së Shtetit duke kryer me përpikmëri detyrën çdo punonjës Policie duke e marrë atë në mënyrë specifike dhe duke raportuar në përputhje të plotë me ligjin, por njëkohësisht të gjithë punonjësit e Policisë janë porositur dhe do të udhëzohen se çdokush prej tyre në rast se do të tentojë të shkelë ligjin dhe aktet e tjera normative do të përballet njësoj si të gjithë shkelësit e tjerë pse jo dhe më rëndë nëse cënon sadopak këtë proces.
Duke iu falenderuar që të gjithëve për vëmendjen ju uroj suksese në këtë trajnim dhe të gjithë strukturave Qendrore dhe Vendore të Policisë duke vazhduar dhe një herë dhe duke garantuar se jo vetëm procesi zgjedhor por edhe të gjitha detyrimet e tjera që ka Policia e Shtetit do të vazhdojë t’i ndjekë ato me korrektësine maksimale”.
Faleminderit!

1

2

3

 4

5

IMG 0467

IMG 0486

IMG 0498

IMG 0515

IMG 0519

IMG 0567

IMG 0591

IMG 0592

IMG 0593

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...