Çako-Martinu: Bashkëpunim i shkëlqyer midis Europol dhe Policisë Shqiptare.

Çako-Martinudrejtori martinu 4 prill

Bashkëpunim i shkëlqyer midis Europol dhe Policisë Shqiptare.

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i shoqëruar nga Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Kirmit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa, priti në një takim një delegacion të lartë të Europolit i kryesuar nga Zv/Drejtori i Europolit Z.Oldrich Martinu.

Çako-Martinu vlerësuan dhe konfirmuan bashkëpunimin mjaft të frytshëm dhe të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Europol, si dhe diskutuan mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me Europol në tema si: lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe lëndëvë narkotike, kundër pastrimit të parave, krimit kibernetik, radikalizmit dhe terrozimit, trafikimit të qënieve njërëzore dhe armëve, migracionit të paligjshëm, etj.

Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se këto prioritete janë prioritete të përbashkëta të të gjitha policive në Bashkimin Europian e më gjerë, çka është i domosdoshëm bashkëpunimi sa më i ngushtë për të parandaluar dhe luftuar këto fenomene.
Zv/Drejtori i Europol Z.Martinu ka vlerësuar si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin mes Europol dhe Policisë së Shtetit dhe ka premtuar për një zgjerim të bashkëpunimit në të ardhmen duke realizuar një bashkëpunim akoma më të frytshëm.

"Vizita ime këtu është mjaft e thjeshtë. Duke parë vlerësimin e raportit, është vlerësimi më i mirë që mund të kemi, dhe siç e përmendëm më parë kemi pasur një marrëveshje strategjike, dhe tashmë kemi një marrëveshje operacionale.

Jemi mjaft të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë pasi janë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të bashkëpunimit. Duke parë edhe numrin e madh të shkëmbimit të informacionit me anë të platformës së Sienës. Po të shikojmë rastet që kemi ndërrmar, që janë nisur nga ju ose janë nisur nga shtete të tjera ose nga ana jonë, duket qartë që është rritur mjaft numri i rasteve.

Nëse flasim për strategjinë e jashtme, flasim për të gjitha shtetet që janë pjesë e kësaj strategjie por dhe për vendet që janë jashtë Bashkimit Europian dhe për vendet e Ballkanit, Shqipëria është një nga vendet më të rëndësishme përsa i përket bashkëpunimit që është bërë me vendet e rajonit.

Që kur kam vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1998 shikoj që janë bërë shumë ndryshime dhe është me e lehtë të bashkëpunosh. Keni ndërtuar respekt dhe besim me partneret e tjerë të Bashkimit Europian . Do përdorim të gjitha mënyrat e mundshme dhe të gjitha kapacitetet e Europolit për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin në të ardhmen".

Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Haki Çako vlerësoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer me një nga organizmat më të rëndësishme të Bashkimit Europian sikurse është Europol ku cilësoi se Policia e Shtetit Shqiptar është e fokusuar fuqishëm në drejtim të realizimit me sukses të objektivave dhe prioriteteve të saj.

Gjithashtu Z.Çako theksoi se është mjaft i rëndësishëm inftesifikimi në vijim i këtij bashkëpunimi, asistenca e Europol në kuadër të shkëmbimit të informacionit, prezencës dhe trajnimit të oficerëve të Policisë Shqiptare dhe njohjen me praktikat dhe përvojat më të mira të cilat janë të domosdoshme për të rritur kapacitetet dhe për të investiguar sa më mirë implikimin por edhe funksionimin e organizatave kriminale në të gjitha fushat ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminal.

Kjo vizitë u zhvillua në vijim të takimit të frytshëm të zhvilluar në Hagë në muajin Nëntor të vitit 2016 mes Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Europol.

drejtori martinu 4 prill

2

3

4

5.0

5.1

5.2

6

7

8

9

10

11

 

 

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...