Shëngjin/Lezhë - Masat e Policisë për sezonin Veror 2017

Shëngjin - Sezoni Veror 2017 08lezhe

Në vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend, gjatë sezonit turistik veror 2017 , në bazë të udhëzimit " Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave", nga Shërbimet e Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë marrë këto masa:

- Janë caktuar shërbime shtesë të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017 si dhe është bashkëpunuar me Policinë e Kosoves për shërbime të përbashkëta.

- Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.

- Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëshgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.

Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi:

· I mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.

· I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.

· I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.

· I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.

Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:

- Lezhë - Shkodër
- Lezhë - Shëngjin
- Lezhë - Patok
- Lezhë - Tale
- Lezhë - Kryqëzimi i Milotit

Gjithashtu , Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e drejtuesve , që për të shmangur krijimin e trafikut të rënduar nga fluksi i lartë i mjeteve , në raste nevoje , të mos përdorin aksin kryesor të rruges por dytësorë, sic janë :

-Rruga dytësore Milot Zejmen Lezhë dhe anasjelltas

- Rruga dytësore " Ishull - Shëngjin" që lidhet me autostraden për të shmangur fluksin e lartë të mjeteve në kthim nga Shëngjini.

- Dalja nga Shëngjini duhet të bëhet në krahun e djathtë të rrugës, në drejtim dhe marrje të Rrotondos të Ishull - Shëngjinit

-Të respektohen sinjalistika rrugore dhe sinjalistika orientuese që jepet nga punonjësit e policisë

Gjatë periudhës së sezonit turistik , deri më sot , nga Policia Rrugore janë vendosur 4500 masa administrative për shkelje të ndryshme ( parakalim i gabuar, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i telefonit, shpejtësi etj) , janë tërhequr 310 leje drejtimi si dhe janë arrestuar 27 shtetas për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

08lezhe2

08lezhe3

08lezhe4

08lezhe11

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...