Prezantimi i mjeteve dhe pajisjeve të dhuruara përmes programit EXBS nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit.

Prezantimi i mjeteve dhe pajisjeve të dhuruara përmes programit EXBS nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit.dhurim i pajisjeve 1

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit është zhvilluar ceremonia e dhurimit të disa mjeteve dhe pajisjeve nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zv/ambasadori i SHBA-së në Tiranë dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës dhe Programit EXBS.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së dhe Ambasadorin z. Donald Lu për përkushtimin dhe vëmendjen e shtuar në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Më tej z. Çako ka çmuar si shumë të vlefshme këto pajisje të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e performancës së Policisë Kufitare për mbikëqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me risk të lartë të ushtrimit të aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

Çako:

I Nderuar z. Zv/ambasador!

Të nderuar kolegë, të nderuar pjesëmarrës!

Jemi sot në këtë ceremoni ku prezantohen pajisjet e dhuruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për Policinë e Shtetit përmes programit të kontrollit të eksporteve dhe sigurisë në kufi, EXBS.
Gjej rastin të falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhurimin e këtyre pajisjeve që shërbejnë për kontrollin e kufirit në pikat e kontroll - kalimit dhe mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër dhe blu.

Këto pajisje dhe mjete do të rritin dhe forcojnë kapacitetet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, për të parandaluar dhe zbuluar aktivitete të ndryshme kriminale ndërkufitare, në rritjen e gatishmërisë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit në përdorim të policisë kufitare si të atyre të transportit rrugor ashtu edhe të mjeteve të lundrimit.

Motorët të cilët na dhurohen, me kalueshmëri të lartë dhe me sistem 4 x 4, përbëjnë një risi në flotën e mjetëve të Policisë së Shtetit, dhe do të rritin kapacitetet e Policisë Kufitare, për mbikëqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me risk të lartë të ushtrimit të aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

Ky donacion nuk është as i pari dhe as i fundit i kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Ambasadës dhe të gjithë organizmave të tjera që funksionojnë në mbështetjen e Policisë Shqiptare për realizimin e misionit të saj, ndaj kam dhe një falënderim të veçantë për Ambasadorin z. Lu dhe gjithë stafin e tij, për përkushtimin dhe vemëndjen e shtuar në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Edhe një herë faleminderit. T'i gëzoni këto mjete në funksion të shërbimit, t'i mbani natyrisht mirë, sepse është e domosdoshme, por falenderimin tonë ta shprehim edhe nëpërmjet rezultateve konkrete.
Faleminderit

Zv/ambasadori amerikan ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm partneritetin me Shqipërinë dhe ka vënë në dukje përfitimet e ndërsjellta që vijnë nga rritja e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit për sigurinë kufitare, kjo falë edhe donacioneve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Z. David Muniz:

Është një kënaqësi e madhe që marr pjesë sot në këtë donacion. Është diçka që kemi planifikuar për një kohë të gjatë dhe më në fund jemi këtu dhe mund ta bëjmë këtë. Jam shumë i lumtur që mund ta kryejmë këtë gjë sot.

Që në momentin e parë kur Zyra e Eksportit të Kontrollit dhe Sigurisë Kufitare hapi dyert e saj në Shqipëri në 2003, kemi dhuruar 3.5 milion dollarë në pajisje për Policinë Kufitare dhe Policinë e Shtetit.

Kjo edhe një herë thekson se sa e rëndësishme është siguria kufitare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në partneritetin tonë me Shqipërinë. Dhe mendoj se nuk është një surprizë të themi se me administratën e re në Washington, siguria kufitare është aq e rëndësishme sa ka qenë, madje akoma dhe më shumë e rëndësishme për ne.

Donacioni i sotëm përfshin një sërë pajisjesh dhe mund ti shihni rreth 156 mijë dollarë në vlerë pajisjesh.
Unë personalisht e kam parë efikasitetin programit e EXBS, në pajisjet që kemi dhuruar në rritjen e masave ndaj narkotikëve që tranzitojnë përmes kufirit Shqiptar.

Dhe kjo është një arsye pse partneriteti me Shqipërinë është kaq i rëndësishëm për ne, teksa ju rrisni kapacitetet për të mundësuar sigurinë kufitare,për të mbrojtur kufijtë, nuk përfitoni vetëm ju si Shqiptarë, por edhe fqinjët tuaj, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një nga aleatët tanë.

Urime për progresin që keni arritur në këtë fushë në dekadat e fundit dhe presim të shohim akoma më shumë nga ky partneritet në të ardhmen.

Ju urojmë shumë sukses në pajisjet e dhuruara dhe mezi presim të dëgjojmë për të gjitha arritjet që do të keni me to duke kapur emigrantë ilegal, kriminelë, trafikantë dhe të tjerë. Mezi pres t'i lexoj në gazetë dhe e di që po, kur shoh këto pajisje këtu.

Urime, suksese dhe faleminderit!

1

2

3

4

5

7

8

9

10

11

12

13

14

15

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...