Kavajë, Finalizohet operacioni "Prita"

Kavajë, Finalizohet operacioni "Prita" 09KAVAJE

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Sekuestrohen 65 bimë Cannabis Sattiva

Më datë 08.07.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë finalizuar operacionin "Prita", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- H.Z, 54 vjeç, banues në Kavajë

- A.Z, 23 vjeç, banues në Kavajë

Shërbimet e Komisariatit Kavajë, më datë 30.06.2017, në vendin e njohur si "Kroi i Kishës", kanë konstatuar një sipërfaqe në të cilën ishin mbjellë disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Mbas vëzhgimeve të shumta, është bërë e mundur kapja e shtetasve të sipërpërmendur duke punuar në këtë parcelë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan,

65 bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.

09KAVAJE1

09KAVAJE2

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...