Krujë, Vjedhin bateritë e antenës celulare Vodafone.

Krujë, Vjedhin bateritë e antenës celulare Vodafone. 01kruje
Falë veprimeve hetimore të shpejta janë identifikuar dhe arrestuar autorët.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe të specializuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
•N. K., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• A. C. 17 vjeç, banues në Krujë;
Shtetasit e mësipërm, më datë 29.06.2017, në vendin e quajtur"Mali i Krujës", në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur bateritë e antenës celulare Vodafone.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 6 bateritë e vjedhura.
MaterialetI kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.

01kruje1

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...