Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Kunati"

Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Kunati" (per video kliko mbi link)kunati002
Sekuestrohen, drogë, armë e bimë narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe mbi informacionet e grumbulluara në rrugë policore kanë finalizuar operacionin e koduar "Kunati".
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- N. K., 39 vjeç, banues në Tiranë
- B., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa,
- disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases B. F,
- 1 armë zjarri tip pushkë
- 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.

kunati001

kunati003

kunati005

kunati006

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...