ÇAKO- LUDVA: Bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe asaj Çeke, në nivele shumë të mira.

ÇAKO- LUDVA: Bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe asaj Çeke, në nivele shumë të mira. 20takimcako

Më datën 20 Prill 2017, në ambientet e Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, priti në një takim Ambasadorin e Republikës Çeke Sh.T.Z. Jaroslav Ludva, me qëllim prezantimin e Oficerit të ri Ndërlidhës të Policisë Çeke të atashuar në Ambasadën Çeke në Shqipëri, Z.Adriatik Shino.

Çako dhe Ludva, vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin efikas mes dy policive si dhe theksuan se ky bashkëpunim do të forcohet akoma më tej në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, trafikut të lëndëve natkotike e migracionit ilegal.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO garantoi Ambasadorin , SH.T.Z. Jaroslav Ludva se Policia e Shtetit është e vendour për të luftuar Kriminin e Organizuar dhe trafiqet e paligjshshme, krimin ndërkufitar, trafikun e lëndëve narkotike, terrorizmin si dhe në parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Çako theksoi se Policia e Shtetit tashmë është një partnere e besueshme e Policive homologe dhe kjo dëshmohet në operacionet e shumta ndërkombëtare të zhvilluara kohët e fundit të koordinuara nga INTERPOL, EUROPOL , SELEC,CEPOL dhe DEA.

Ne jemi të vendosur në përmbushjen e një ndër prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, Minsitrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare, atë të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana e tij Ambasadori SH.T.Z. Jaroslav Ludva u shpreh se Çekia e konsideron Shqipërinë si një faktor kyç në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst, Çekia e shikon si shumë të rëndësishme forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Policive.

Çako, uroi për detyrën e re oficerin e ri ndërlidhës, Z.Adriatik Shino, i cili është shtetas shqiptar por që përfaqëson Policinë Çeke dhe i ofroi atij bashkëpunim në interes të forcimit të marrëdhënieve mes dy policive, me qëllim rritjen e forcës së përbashkët goditëse ndaj krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

 

20takimcako1

20takimcako2

20takimcako3

20takimcako4

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...