Fier, Masat e mara nga Policia e Qarkut Fier në lidhje me mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror.

Fier, Masat e mara nga Policia e Qarkut Fier në lidhje me mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror. 10fiersezonit

Në kuadër të shtimit të masave të sigurisë për sezonin turistik në plazhet kryesore të Qarkut Fier si në Divjakë, Seman e Darzezë, janë përforcuar shërbimet e policisë për t'i ardhur në ndihmë pushuesve për përmirësimin e qarkullimit rrugor, ruatjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shef i Sektorit të Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Kryekomisar Blerim Berbati, në lidhje me këto masa theksoi në intervistën për mediat se
në Divjakë, është vendosur dhe roje për bregun e detit për pushuesit si dhe masa të tjera shtesë të cilat shpresojmë të jenë të suksesshme për këtë sezon turistik.

Intervistë e plotë e dhënë për media.(per video klikoni mbi link)

Shefi i Sektorit për Rendin në D.V.P Fier Kryekomisar Blerim Berbati, intervistë për median.

Në zbatim të Planit të Masave të Drejorisë së Policisë së Shtetit, edhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka marë masat e duhura në plazhin e Divjakës, Semanit e Darzezës.

Ka një angazhim total të forcave të policisë si shërbimet e rendit, qarkullimi rrugor, policia kufitare dhe në bashkëpunim me forcat Shqiponja që na vijnë në ndihmë nga Tirana.

Kryesisht u janë instruktuar të gjithë shërbimeve në drejtim të performancës së tyre, në drejtim të komunikimit me qytetarët, orientim në drejtim të plazheve për ndihmën që do u jepet në çdo kohë qytetarit.

Do vendoset një sinjalistikë e plotë me tabela ku përcaktohen vendqëndrimet e policisë dhe numrat përkatës 129 dhe 126 ku do kërkohet ndihmë nga policia e shtetit.

Kryesisht dëndësinë më të madhe e ka në ditët e shtuna dhe të djela ku ka edhe angazhimin më të madh të forcave të policisë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që vijnë dhe frekuentojnë këto plazhe.

Shërbimet tona janë të orientuara në akset rrugore në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe dhënies ndihmë për të ardhur sa më shpejtë në plazh dhe për t'u larguar në drejtim të vendbanimit të tyre.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të jenë korrekt me shërbimet tona, të kuptojnë këshillat që do të jepen nga ata dhe të mos bëjnë parakalime të gabuara pasi janë burim aksidenti dhe ndikojnë edhe në rrjedhshmërinë e trafikut.

10fiersezonit1

10fiersezonit2

10fiersezonit3

10fiersezonit4

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...