Akademia e Sigurisë çertifikon punonjësit e Policisë që përfunduan kursin e trajnimit për gradën Nënkomisar. 2.05.2017

Akademia e Sigurisë çertifikon punonjësit e Policisë që përfunduan kursin e trajnimit për gradën Nënkomisar. (për video kliko mbi link)CERTIFIKIMI-0671

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e çertifikimit të punonjësve të Policisë që përfunduan kursin e trajnimit për gradën Nënkomisar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil MEMAJ, Dekani i Fakultetit të Hetimit të Krimit Drejtues i Parë Ilirjan MANDRO, si dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë Z.MEMAJ ka vlerësuar kursin intesiv, angazhimin e suksesshëm të gjithë studentëve dhe ka falenderuar gjithashtu të gjithë trupën pedagogjike për punën e tyre.

“Për ju sot fillon një betejë tjetër. Ju tashmë jeni menaxherë të vijës së parë, nuk jeni më inspektorë, por kjo është një përgjegjësi e madhe, është një përgjegjësi dyfishe për ju. Nga ana tjetër, ju jeni përsëri studentë. Ju jeni studentë për të mbaruar dhe për t'u diplomuar në Fakultetin e Sigurisë Publike, në Akademinë e Sigurisë. Ndaj në emër të Akademisë ju uroj suksese në punën tuaj dhe në detyrat tuaja të reja”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.ÇAKO ka përgëzuar studentët për këtë arritje të rëndësishme profesionale në jetët e tyre duke theksuar se dijet nuk mbarojnë me shkollën, ato merren gjatë jetës dhe gjatë karrierës . Gjithashtu Z. ÇAKO shprehu rëndësinë e Akademisë së Sigurisë si një institucion që ka për qëllim forcimin e drejtuesve, formimin dhe krijimin e kapaciteteve të reja me njohuri të plota dhe të thella për kryerjen e detyrave policore por edhe për të krijuar bërthamën e qëndrueshme të liderve të suksesshëm në të ardhmen e Policisë.

“Më lejoni që në fillim t’ju përgëzoj për këtë arritje të rëndësishmë në jetën tuaj profesionale, t’ju uroj suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme që do të kryeni.

E bashkë me gëzimin e natyrshëm të kësaj arritjeje, vijnë edhe përgjegjësi më të mëdha, detyra dhe angazhime më komplekse, që kërkojnë nga ana juaj, jo vetëm njohuri të thella profesionale por edhe aftësi menaxheriale, për të drejtuar dhe marrë vendime për realizimin e objektivave të vendosura. Do të dëshiroja të theksoja se dijet nuk mbarojnë me shkollën, ato merren gjatë jetës dhe gjatë karrierës, kërkohet vetëm përkushtim dhe vullnet nga ana juaj për të mësuar më të mirën për vete, për të gjithë organizatën dhe për kolegët.

Ju e keni fare të qartë se sot, Akademia e Sigurisë por dhe në tërësi të gjithë kapacitetet formuese të saj, japin mundësi për të gjitha mësimet dhe kalimin në nivelin e specializimeve të tjera të cilat së shpejti do të fillojnë edhe për nivele të larta drejtuese dhe do të jeni pikërisht ju, ata të cilët pas përfundimit të plotësimit të afateve kohore do të konkuroni dhe do të mundësoni drejtimin qendror, por pse jo edhe strategjik të Policisë së Shtetit”.

Dekani i Fakultetit të Hetimit të Krimit, Drejtues i Parë Ilirjan MANDRO ka përshkruar programin mësimor të trajnimit për Specialistët e Hetimit të Krimit dhe rëndësinë e këtij programi për të formuar specialistë me nivel të lartë profesional dhe me standarte të larta etike profesionale.

“Programi synonte të jepte njohuri bazë mbi format, metodat për menaxhimin, si dhe për të trajtuar problematikat teorike dhe praktike në fushën e hetimit të krimit.

Qëllimi i trajnimit ishte për formimin e specialistëve me nivel të lartë profesional në fushën e hetimit të krimit me kulturë e dije jo vetëm të nivelit universitar, me standarte të larta etike profesionale dhe njohës të ligjit, misionit, përgjegjësive institucionale të Policisë, por edhe aftësi praktike, shprehi në menaxhimin e situatave të hetimit të krimit”.

Gjithashtu në fjalën e saj një Studentja pjesëmarrëse në këtë program Xhulia ZYFI shprehu falenderimet e saj për stafin pedagogjik të Akademisë së Sigurisë dhe suportin e tyre pasi është zhvilluar një mësim intensiv duke patur përkushtimin maksimal dhe gjithashtu duke theksuar se dijet, informacionet, praktikat e mara, do të vendosen në punë me përkushtim dhe korrektesë.

Në përfundim të kësaj ceremonie, u shpërndanë çertifikatat përkatëse për studentët pjesëmarrës në program.

• Bashkëngjitur gjeni fjalën e plotë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako.

“Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar kolegë, të nderuar pedagogë, të nderuar të ftuar, është një moment shumë i rëndësishëm dhe shumë i veçantë për mua por veçanërisht për ju dhe për të gjithë kolegët tuaj, pasi sot ju bëni kalimin më të rëndësishëm të karrierës tuaj, nga niveli zbatues në atë menaxherial të vijës së parë.

Më lejoni që në fillim t’ju përgëzoj për këtë arritje të rëndësishmë në jetën tuaj profesionale, t’ju uroj suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme që do të kryeni.

Natyrisht që marrje e një grade më të lartë si dhe promovimi në detyra të reja, janë momente të rëndësishme në ecurinë e karrierës së gjithsecilit prej nesh.

E bashkë me gëzimin e natyrshëm të kësaj arritjeje, vijnë edhe përgjegjësi më të mëdha, detyra dhe angazhime më komplekse, që kërkojnë nga ana juaj, jo vetëm njohuri të thella profesionale por edhe aftësi menaxheriale, për të drejtuar dhe marrë vendime për realizimin e objektivave të vendosura.

Dinamika e kohës që jetojmë, është kaq e vrullshme saqë përshtatja ndaj ndryshimeve të vazhdueshme duhet të jetë një cilësi e çdo punonjësi por edhe e çdo strukture për t’ju përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave të reja që lindin çdo ditë.

E tillë ishte dhe nevoja për hapjen e Akademisë së Sigurisë me qëllim forcimin e drejtuesve, formimin dhe krijimin e kapaciteteve të reja me njohuri të plota dhe të thella për kryerjen e detyrave policore por edhe për të krijuar bërthamën e qëndrueshme të liderve të suksesshëm në të ardhmen e Policisë.

Në këto dy vite të funksionimit të Akademisë së Sigurisë, arritjet janë të mëdha ashtu sikurse edhe sfidat janë të mëdha.

Sot studiojnë në auditorët e saj rreth 286 studentë, nga të cilët mbi 70% janë me arsim të lartë. Duke na sjellë në vëmendje dëshirën e madhe për edukim të brezit të ri, por edhe nevojën për pajisjen e këtij universiteti ku do të akomodohen dijet policore por edhe do të zhvillohen më tej nëpërmjet hapjes së niveleve të tjera të edukimit.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit për Specialist të Hetimit të Krimeve, sot çertifikohen studentë të cilët janë tashmë të pajisur me njohuritë e nevojshme dhe janë të aftë të kryejnë veprime hetimore duke shpresuar të sjellin impakt të ri në rritjen e zbulueshmërisë dhe të goditjes së veprimtarisë kriminale dhe në të gjithë përformancën e Policisë së Shtetit.

Në përfundim do të dëshiroja të theksoja se dijet nuk mbarojnë me shkollën, ato merren gjatë jetës dhe gjatë karrierës, kërkohet vetëm përkushtim dhe vullnet nga ana juaj për të mësuar më të mirën për vete, për të gjithë organizatën dhe për kolegët.

Njëkohësisht do të dua të përshëndes dhe t’ju uroj suksese edhe të gjithë Specialistëve të Hetimit të Krimit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe të Ankesave, të cilët gjithashtu çertifikohen edhe janë bashkë me ju sot në të njëjtin auditor, jo thjesht dhe vetëm për ta konceptuar si një pjesë të shkëputur por si një pjesë të përbashkët për të rritur ndërgjegjen dhe vetëdijen për një Polici sa më me integritet në përputhje të plotë me të gjithë objektivat dhe prioritetet që ka sot Policia e Shtetit.

Gjithashtu do të dëshiroja t’ju thoja se ju, me shembullin por edhe me nevojën për të vazhduar përsëri edhe veprimtarinë studimore por edhe detyrën do t’ju duhet të jeni shembulli më i mirë në kryerjen e të gjitha detyrave, pasi perspektiva është e juaja.

Ju e keni fare të qartë se sot, Akademia e Sigurisë por dhe në tërësi të gjithë kapacitetet formuese të saj, japin mundësi për të gjitha mësimet dhe kalimin në nivelin e specializimeve të tjera të cilat së shpejti do të fillojnë edhe për nivele të larta drejtuese dhe do të jeni pikërisht ju, ata të cilët pas përfundimit të plotësimit të afateve kohore do të konkuroni dhe do të mundësoni drejtimin qendror, por pse jo edhe strategjik të Policisë së Shtetit.

Edhe njëherë duke ju uruar suksese që të gjithëve, jam shumë besimplotë se dijet dhe kapaciteti juaj do të performojnë shkëlqyeshëm në objektivat e Policisë së Shtetit.

Suksese!”

Lista emërore me emërimet e punonjësve të Policisë që morën gradën Nënkomisar.

1. Bekim Selimaj emërohet në D.V.P Vlorë
2. Dionis Hoxhaj emërohet në D.V.P Vlorë
3. Kastriot Xhaferi emërohet në D.V.P Vlorë
4. Republika Kasmahu emërohet në D.V.P.Vlorë
5. Vjollca Velaj emërohet në D.V.P. Vlorë
6. Irena Velaj emërohet në D.V.P. Vlorë
7. Ermal Sadiraj emërohet në D.V.P. Vlorë
8. Anri Nazaj emërohet në D.V.P. Vlorë
9. Zhuljeta Bregu emërohet në D.V.P. Vlorë
10. Venetik Zhuli emërohet në D.V.P. Vlorë
11. Elion Hoxha emërohet në D.V.P. Vlorë
12. Eldi Sema emërohet në D.V.P. Vlorë
13. Oldian Liçi emërohet në D.V.P. Vlorë
14. Zhanet Duka emërohet në D.V.P. Vlorë
15. Alma Ferko emërohet në D.V.P. Vlorë
16. Emiljano Nuhu emërohet në D.V.P. Vlorë
17. Servet Daliu emërohet në D.V.P. Vlorë
18. Paulin Shpani emërohet në F.N.SH. Fier
19. Perlat Hamitaj emërohet në F.N.SH. Fier
20. Ardian Beqaraj emërohet në F.N.SH. Shkodër
21. Hysni Vata emërohet në F.N.SH. Shkodër
22. Spartak Garceni emërohet në F.N.SH. Shkodër
23. Rigers Islamaj emërohet në D.V.P.Tiranë
24. Fatjon Moni emërohet në D.V.P.Tiranë
25. Endrit Demi, emërohet në D.V.P.Tiranë
26. Fatmir Salla, emërohet në D.V.P.Tiranë
27. Alban Ramaj, emërohet D.V.P.Tiranë
28. Genti Shkëmbi, emërohet në D.V.P.Tiranë
29. Gerhard Baka, emërohet në D.V.P.Tiranë
30. Iva Hoxha emërohet në D.V.P.Tiranë
31. Besjan Mustafa emërohet në D.V.P.Tiranë
32. Besnik Gorezi emërohet në D.V.P.Tiranë
33. Saimir Hoxha emërohet në D.V.P.Tiranë
34. Sokol Çollaku emërohet në D.V.P.Tiranë
35. Nerta Brimi emërohet në D.V.P.Tiranë
36. Lirie Ymaj emërohet në D.V.P.Tiranë
37. Skënder Dokollari emërohet në D.V.P.Tiranë
38. Erba Gjetja emërohet në D.V.P Lezhë
39. Sherif Bajrakurtaj emërohet në D.V.P Lezhë
40. Klodian Dani emërohet në D.V.P Lezhë
41. Florinda Zvangu emërohet në D.V.P Lezhë
42. Dritan Sula emërohet në D.V.P Lezhë
43. Eugent Qypi emërohet në D.V.P Kukës
44. Visar Ismalaj emërohet në D.V.P Kukës
45. Jeton Marku emërohet në D.V.P Kukës
46. Fatos Tahiri emërohet në D.V.P Kukës
47. Ditmir Kastrati emërohet në D.V.P Kukës
48. Enid Pasho emërohet në D.V.P Kukës
49. Ylli Shahu emërohet në D.V.P Kukës
50. Admir Goduni emërohet në D.V.P Gjirokastër
51. Dhurim Çenko emërohet në D.V.P Gjirokastër
52. Klodian Mullara emërohet në D.V.P Gjirokastër
53. Rasho Hasani emërohet në D.V.P Gjirokastër
54. Altin Zeqiraj emërohet në D.V.P Gjirokastër
55. Dorjan Shimi emërohet në D.V.P Gjirokastër
56. Bledar Rushiti emërohet në D.V.P Gjirokastër
57. Blerim Tafçiu emërohet në D.V.P Gjirokastër
58. Ardian Seitllari emërohet në D.V.P Gjirokastër
59. Sajmir Oruçi emërohet në D.V.P Gjirokastër
60. Marsela Jorgo emërohet në D.V.P Gjirokastër
61. Kreshnik Ganolli – Akademia e Sigurisë
62. Armand Qëndro emërohet në D.V.P Berat
63. Aurel Jeniçeri emërohet në D.V.P Berat
64. Suela Kullolli emërohet në D.V.P Berat
65. Artan Pëllumbi emërohet në D.V.P Berat
66. Roza Paloka emërohet në D.V.P Berat
67. Albi Ago emërohet në D.V.P Berat
68. Erlad Agaj emërohet në D.V.P Shkodër
69. Roland Hasa emërohet në D.V.P Shkodër
70. Sokol Xhabija emërohet në D.V.P Shkodër
71. Ermir Lushi emërohet në D.V.P Shkodër
72. Klevis Qose emërohet në D.V.P Shkodër
73. Klodiana Duraku emërohet në D.V.P Shkodër
74. Eva Gjini emërohet në D.V.P Shkodër
75. Zamir Sytari emërohet në D.V.P Shkodër
76. Arben Marku emërohet në D.V.P Shkodër
77. Artur Seranaj emërohet në D.V.P Shkodër
78. Florian Masha emërohet në D.V.P Shkodër
79. Ardina Imeri emërohet në D.V.P Shkodër
80. Ermal Murataj emërohet në D.V.P Dibër
81. Gjin Bushgjoka emërohet në D.V.P Dibër
82. Mateo Jasharaj emërohet në D.V.P Dibër
83. Luan Lami emërohet në D.V.P Dibër
84. Gjergji Dama emërohet në D.V.P Dibër
85. Dashamir Ilamaj emërohet në D.V.P Fier
86. Kongres Metushi emërohet në D.V.P Fier
87. Asllan Budaj emërohet në D.V.P Fier
88. Ervin Sota emërohet në D.V.P Fier
89. Aldo Habip emërohet në D.V.P Fier
90. Përparim Sota emërohet në D.V.P Fier
91. Almand Dhamo emërohet në D.V.P Fier
92. Arnis Tashi emërohet në D.V.P Fier
93. Eluert Selmani emërohet në D.V.P Fier
94. Bilbil Sulo emërohet në D.V.P Fier
95. Shkëlqim Topalli emërohet në D.V.P Fier
96. Ervis Balla emërohet në D.V.P Fier
97. Albi Ganolli emërohet në D.V.P Fier
98. Dritan Jaupi emërohet në D.V.P Fier
99. Amarilda Shabani emërohet në D.V.P Fier
100. Shyto Lazaj emërohet në D.V.P Elbasan
101. Eduart Xhafa emërohet në D.V.P Elbasan
102. Anisa Jahollari emërohet në D.V.P Elbasan
103. Marinela Pole emërohet në D.V.P Elbasan
104. Erion Çekrezi emërohet në D.V.P Elbasan
105. Marije Dobra emërohet në D.V.P Elbasan
106. Juljan Fjora emërohet në D.V.P Elbasan
107. Admir Elezi emërohet në D.V.P Elbasan
108. Bujar Musai emërohet në D.V.P Elbasan
109. Arjola Xhika emërohet në D.V.P Elbasan
110. Klodjan Bërdëllima emërohet në D.V.P Elbasan
111. Silvana Biçaku emërohet në D.V.P Elbasan
112. Augustin Ferti emërohet në D.V.P Elbasan
113. Endrit Çapja emërohet në D.V.P Elbasan
114. Klajdi Hoxha emërohet në D.V.P Elbasan
115. Dorian Panganika emërohet në D.V.P Elbasan
116. Henri Ruçi emërohet në D.V.P Elbasan
117. Noris Caco emërohet në N.SH Tiranë
118. Leoneli Ndrio emërohet në D.V.P Korçë
119. Redi Kamenica emërohet në D.V.P Korçë
120. Xhulja Zyfi emërohet në D.V.P Korçë
121. Sefedin Balliu emërohet në D.V.P Korçë
122. Erion Dedi emërohet në D.V.K.M Gjirokastër
123. Besmir Maksuti emërohet në D.V.P Durrës
124. Sembie Gishto emërohet në D.V.P Durrës
125. Ermal Keçi emërohet në D.V.P Durrës
126. Bledar Koçi emërohet në D.V.P Durrës
127. Kleorent Agalliu emërohet në D.V.P Durrës
128. Jetmir Isaj emërohet në D.V.P Durrës
129. Irma Gera emërohet në D.V.P Durrës
130. Irena Elezi emërohet në D.V.P Tiranë
131. Arjan Hoxha emërohet në D.V.P Tiranë
132. Arber Arapi emërohet në D.V.P Tiranë
133. Alban Çami emërohet në D.V.P Tiranë
134. Dritan Hysi emërohet në D.V.P Tiranë
135. Emro Hoxhaj emërohet në D.V.P Tiranë
136. Vilson Sterkaj emërohet në D.V.P Tiranë
137. Artur Kullojka emërohet në D.V.P Tiranë
138. Luan Hoxha emërohet në D.V.P Tiranë
139. Rezarta Hoxha emërohet në repartin RENEA
140. Andi Deda emërohet në D.V.P Durrës
141. Algert Gjonaj, emërohet në D.V.P.Durrës
142. Armadela Hoxha, emërohet në D.V.P.Durrës

CERTIFIKIMI-0731

CERTIFIKIMI-0698

 

CERTIFIKIMI-0669

CERTIFIKIMI-0681

CERTIFIKIMI-0677

CERTIFIKIMI-0679

CERTIFIKIMI-0685

 

CERTIFIKIMI-0736

CERTIFIKIMI-0691

CERTIFIKIMI-0711

 

CERTIFIKIMI-0748

CERTIFIKIMI-0745

CERTIFIKIMI-0751

CERTIFIKIMI-0760

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...