Kurbin Finalizohet operacioni "Befasia"

Kurbin 09 kurbin, Finalizohet operacioni "Befasia"

Asgjësohen 930 fidanë bimë narkotike Cannabis -Sattiva

Arrestohen në flagrangë 3 shtetas të dyshuar si autor të kultivimit si dhe proçedohen penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit

Më datë 08.06.2017, në vijim të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur "Livadhet e Gërnaces" , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë bimë narkotike Cannabis - Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit :

-Xh. L, 29 vjeç, banues në Kurbin 
- E.L, 25 vjeç, banues në Kurbin 
- G.L, 26 vjeç, banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit : 
-S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac 
- N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi

Vepra penale në ngarkim të tyre "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

09 kurbin1

09 kurbin2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...