Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara”, Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Drejtues i Parë Nikoll Rica, me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

08certifikim1

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara”, Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Parë Nikoll Rica, me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

Po për këtë rast edhe Bashkia Mirditë i ka akorduar Z.Nikoll Rica , "Çertifikatë Mirënjohje”.

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.ÇAKO, gjatë një ceremonie i ka dorëzuar Drejtorit të Burimeve njërëzore Z.Nikoll Rica, me rastin e 60 vjetorit të lindjes, “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara”.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe punën e vyer të Z.Rica që ka lënë gjurmë të rëndësishme në vlerat që konsolidohen në Policinë e Shtetit.

“Drejtori i Policisë së Shtetit i akordon “Çertifikatë për Shërbime të Dalluara” Drejtues Nikoll Rica për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Ai gjithashtu ka theksuar se tashmë Policia e Shtetit ka krijuar një traditë pozitive në vlerësimin dhe shprehjen e mirënjohjes për të gjithë njerëzit që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në Policinë e Shtetit.

Po gjatë kësaj ceremonie, Nikoll Ricës i është bërë edhe një suprizë nga Bashkia Mirditë.

Përfaqësuesi i Bashkisë Mirditë, Gjergj Marku, njëkohësisht edhe shkrimtar, në emër të kryetarit të Bashkisë i ka dorëzuar Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Parë Nikoll Rica “Çertifikatë Mirënjohje”.

-Bashkia Mirditë i ka akorduar Çertifikatë Mirënjohje Z.Rica me motivacionin “Mirënjohje e Bashkisë Mirditë".

"I jepet Drejtues Nikoll Rica për kontribut të vyer ndër vite në Policinë Shqiptare, gjimnazist i Medaljes së Artë në Mirditë dhe student i ekselencës në studimet akademike të Policisë dhe atë të Drejtësisë.

Personalitet i Akademizmit Policor, ndër të rrallët specialistë dhe drejtues të Rendit, i trajnuar në mbi 10 shtete europiane; studiues, hulumtues dhe metodist në lëmin e procedurës penale, figurë shumëplanëshe që i ka bërë dhe i bën nder e shërbim Vendit dhe Mirditës kudo ku ai ka punuar dhe jetuar si pedagog, jurist dhe zyrtar i spikatur i Ministrisë së Rendit".

Përfaqësues të kësaj Bashkie kanë shprehur mirënjohjen e Bashkisë Mirditë për z.Nikoll Rica në 60 vjetorin e tij i cili është jo vetëm një personalitet i nderuar i Mirditës, por është një figurë që ka krijuar një vlerë në Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij Z.Rica ka falenderuar Bashkinë Mirditë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtuesit e tjerë të Lartë të pranishëm për të gjithë vlerësimin, në përulje dhe me respekt duke e cilësuar si një nga nga vlerësimet më të mëdhaja të marra në jetën e tij.

Në përfundim të ceremonisë u zhvilluan përshëndetjet e rastit nga kolegët e pranishëm.

08certifikim2

08certifikim3 2

08certifikim4

08certifikim5

08certifikim6

08certifikim7

08certifikim8

08certifikim9

08certifikim10

08certifikim11

08certifikim12

08certifikim13

08certifikim14

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...